POROSHENKO E NËNSHKRUAN LIGJIN PËR ANËTARËSIMIN E UKRAINËS NË NATO
E Hënë, 12.29.2014, 04:04pm (GMT+1)
Presidenti, Petro Poroshenko, sot e ka nënshkruar ligjin me të cilin Ukraina tërhiqet nga statusi neutral "jo bllok" dhe tha se ukrainasit do të vendosin nëse ky vend do të anëtarësohet në NATO, atëherë kur t'i plotësojë standardet e aleancës ushtarake perëndimore.
Proshenko ka parashikuar se ky monet mund të arrijë brenda 5 6 vitesh.
Me këtë legjislacion është anuluar parimi sipas të cilit Ukraina nuk ka mundur të bëhet anëtare e ndonjë aleance ushtarake.
Parlamenti i Ukrainës e ka miratuar këtë legjislacion më 23 dhjetor, ndërsa Moska e ka kritikuar ashpër këtë lëvizje.
Poroshenko u pat thënë ligjvënësve se "agresioni kundër Ukrainës" i Rusisë ka krijuar nevojë për "garantim më efektiv të pavarësisë, sovranitetit, sigurisë dhe intergitetit territorial".
www.voal-online.ch
|