VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HOLLANDE - FRANCA IU BËRI BALLË SULMEVE TERRORISTE, POR ËSHTË ENDE E KËRCËNUAR

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 04:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
HOLLANDE - FRANCA IU BËRI BALLË SULMEVE TERRORISTE, POR ËSHTË ENDE E KËRCËNUAR

E Shtunë, 01.10.2015, 09:24am (GMT+1)



Presidenti francez, François Hollande doli në deklaratën e parë për popullin, pas sulmeve të forcave të sigurisë kundër xhihadistëve të akuzuar për masakrën në Charlie Hebdo dhe pengmarrjes në një supermarket hebre në Paris.

Ai theksoi se Franca nuk do të gjunjëzohet nga sulmet, por do të mbrojë vlerat e saj për liri.

"Franca iu bëri ballë sulmeve terroriste, por nuk ka përfunduar me kërcënimet me të cilat po përballet" deklaroi presidenti francez, François Hollande në një fjalim zyrtar para popullit pas tre ditëve terror dhe sulmesh që kanë shkaktuar 17 të vdekur dhe 20 të plagosur në vend.

"Franca, edhe pse është e vetëdijshme që i ka bërë ballë sulmeve terroriste, edhe pse di se ajo disponon në radhët e forcave të sigurisë burra dhe gra të aftë si për nga guximi dhe ashtu dhe për nga trimëria, nuk ka përfunduar me kërcënimet. Dëshiroj t'iu bëj thirrje për vigjilencë, bashkim dhe mobilizim"konfirmoi presidenti francez.

Presidenti francez, François Hollande dënoi aktin antisemit të tmerrshëm të kryer në një supermarket në Paris ku u neutralizua islamiku, Amedy Coulibaly dhe humbën jetën katër pengje.

"Këta fanatikë nuk kanë lidhje me myslimanizmin", shtoi ai.

Ai njoftoi se do të merrte pjesë të dielën në "marshimin republikan" në Paris në kujtim të viktimave nga vrasjet e kryera nga tre xhihadistët në Paris të mërkurën, të enjten edhe sot".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ROHANI - DËNOHET DHUNA E KRYER NË EMËR TË ISLAMIT (01.09.2015)
OBAMA NDERON VIKTIMAT E SULMIT (01.09.2015)
PARIS - VRITEN TRE PENGMARRËSIT (01.09.2015)
DY SITUATA PENGMARRJEJE NË PARIS - KONFIRMOHEN DY TË VRARË (01.09.2015)
PAPA FRANÇESKU DËNON MASAKRËN E PARISIT - ATENTATI NË PARIS NA BËN TË MENDOJMË PËR KËTË MIZORI NJERËZORE - PËRTERRORIZMIN E IZOLUAR DHE TERRORIZMIN SHTETËROR - (01.09.2015)
UDHËHEQËS BOTËRORË DHE MBËSHTETËS TË FJALËS SË LIRË NË MBARË GLOBIN DËNOJNË SULMIN NDAJ 'CHARLES HEBDO' (01.08.2015)
OKB - 'SHTETI I PALESTINËS' ANËTAR I ICC PREJ PRILLIT (01.07.2015)
OBAMA - DËNIM I FUQISHËM NDAJ SULMIT TERRORIST NË PARIS (01.07.2015)
PARIS - SULM REVISTËS SATIRIKE, TË PAKTËN 12 TË VRARË (01.07.2015)
ERDOGAN - ËSHTË KOHA QË EVROPA TA LUFTOJË ISLAMOFOBINË (01.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]