VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POLICIA BELGE VRAU DY TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 05:02pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
POLICIA BELGE VRAU DY TË DYSHUAR PËR TERRORIZËM

E Premte, 01.16.2015, 09:14am (GMT+1)



Policia belge vrau dy të dyshuar gjatë një operacioni anti-terrorist të enjten. Ky ishte një prej disa operacioneve policore kundër një grupi, që sipas autoriteteve, po përgatitej për "sulme terroriste të një shkalle të madhe".

Gjatë operacionit në qytetin Vervier, sipas prokurorit federal Eric Van Der Sypt, një i dyshuar i tretë u arrestua. Deri tani nuk ka shenja për një lidhje mes tyre dhe sulmit në Paris ndaj revistës Charlie Hebdo. Mes forcave të policisë nuk ka të dëdmtuar.

Sipas prokurorit të dyshuarit hapën zjarr ndaj forcave speciale policore para se të vriteshin.  

Incidenti i sotëm ka shtuar shqetësimet për sigurinë në Evropë, një javë pas sulmeve të ekstremistëve islamikë që lanë 17 të vrarë në Paris.

Radioja publike RTBF njoftoi se operacioni u zhvillua për të kontrolluar persona të dyshuar për radikalizëm. Autoritetet belge kanë ndërmarrë disa operacione të tilla që kanë në shenjestër persona të kthyer në Belgjikë pas pjesëmarrjes në luftime në Siri.

Belgjika ka një pakicë të konsiderueshme myslimane.za
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRYEMINISTRI AHMET DAVUTOGLU - LIRIA E SHTYPIT S'ËSHTË LIRI E FYERJES (01.15.2015)
FRANCË - INTERESIM REKORD PËR REVISTËN CHARLIE HEBDO - BOTA MYSLIMANE QORTON KARIKATURAT - PERËNDIMI BASHKË KUNDËR TERRORIZMIT (01.14.2015)
EUROPOL - 3 DERI 5 MIJË EVROPIANË KANË SHKUAR NË VENDET E LINDJES TË LUFTOJNË PËR XHIHAD (01.14.2015)
KARIKATURË E RE ME PROFETIN MUHAMET (01.13.2015)
SHESHELIT NUK I REVOKOHET MASA E LIRIMIT TË PËRKOHSHËM (01.13.2015)
PENTAGONI - SULM KIBERNETIK NDAJ KQA (01.13.2015)
'DRAGON' MBËRRIN NË STACIONIN E HAPËSIRËS (01.13.2015)
KUBA LIRON TË 53 TË BURGOSURIT POLITIKË (01.12.2015)
MEDIAT FRANCEZE - VETËVRITET KRYEHETUESI I MASAKRËS SË PARISIT (01.12.2015)
KERRY UDHËTON NË PARIS PËR BISEDIME LIDHUR ME DHUNËN EKSTREMISTE (01.12.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]