GJYKATA E HAGËS NIS HETIMET NË TERRITORET PALESTINEZE
E Premte, 01.16.2015, 07:32pm (GMT+1)
Gaza, korrik 2014
Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime thonë se kanë hapur hetime për krimet e mundshme të luftës, të kryera në territoret palestineze.
Ky hap mund të çojë në akuza kundër izraelitëve ose palestinezëve.
Prokurorja e Gjykatës në Hagë, Fatou Bensouda, ka thënë se do të kryejë hetimet paraprake "në pavarësi dhe paanshmëri të plotë".
Qeveria palestineze ka pranuar juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime dhe, këtë muaj, ka kërkuar nga ky institucion që të hetojë krimet e mundshme të luftës në territorin e saj, prejse Izraeli ka nisur ofensivën në Gaza, në muajin qershor.
Izraeli, i cili nuk është anëtar i Gjykatës së Hagës, ka thënë se vendimi i saj është "skandaloz".
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, ka thënë se hetimet janë përpjekje për të dëmtuar "të drejtën e Izraelit për t'u vetëmbrojtur nga terrori".rel
www.voal-online.ch
|