DY SENATORE AMERIKANE VIZITOJNË KUBËN
E Djelë, 02.15.2015, 08:07pm (GMT+1)
Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara deklaruan se po lehtësonin kufizimet për importet kubaneze, dy senatorë amerikanë filluan një mision tregëtar në Kubë.
Senatoret demokrate Claire McCaskill nga shteti i Mizurit dhe Amy Klobuchar nga Minesota shkuan dje në Kubë për t'i hedhur një vështrim mundësive të reja në Kubë.
Shtetet e Bashkuara deklaruan të premten se do të lejonin bizneset e vogla kubaneze të shisnin mallrat dhe shërbimet e tyre në Shtetet e Bashkuara, përveç artikujve ushqimorë dhe bujqësorë, alkoholikë dhe të duhanit, si edhe disa prej artikujve tekstile. za
www.voal-online.ch
|