VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MYSLIMANËT E NORVEGJISË FORMOJNË MBUROJË NJERËZORE PËR HEBREJTË

                                                                                      

E Martë, 05.07.2024, 06:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
MYSLIMANËT E NORVEGJISË FORMOJNË MBUROJË NJERËZORE PËR HEBREJTË

E Djelë, 02.22.2015, 09:22am (GMT+1)


Më shumë se 1000 myslimanë kanë krijuar një mburojë njerëzore përreth sinagogës së Oslos të shtunën, duke ofruar në këtë mënyrë një mbrojtje simbolike për komunitetin hebre dhe kanë dënuar sulmin në një sinagogë në Danimarkën fqinje fundjavën e kaluar.

Me thirrjet "Jo anti-semitizmit, jo islamo-fobisë", myslimanët e Norvegjisë kanë formuar atë që ata e quajtën unazën e paqes një javë pasi Omar Abdel Hamid El-Hussein, djali i imigrantëve palestinezë i lindur në Danimarkë, vrau dy persona në një sinagogë dhe në një ngjarje ku promovohej liria e shprehjes në Kopenhagë fundjavën e kaluar.

"Humanizmi është një dhe ne jemi këtu për ta dëshmuar këtë", ka thënë Zeeshan Abdullah, një prej organizatorëve të protestës, para turmës së imigrantëve myslimanë dhe norvegjezëve etnikë të cilët mbushën rrugën e vogël përreth sinagogës së vetme funksionale të Oslos, transmeton Koha.net.

"Ka më shumë nxitës të paqes sesa nxitës të luftës", ka thënë Abdullah derisa organizatorët dhe liderët e komunitetit hebre qëndronin krahë-për-krahë. "Ende ka shpresë për njerëzimin, për paqen dhe dashurinë, përgjatë dallimeve fetare e prejardhjeve".

Komuniteti hebre i Norvegjisë është një prej më të vegjëlve në Evropë, me rreth 1000 sosh, ndërsa popullata myslimane, e cila është rritur vazhdimisht përmes imigrimit, është 150,000 deri në 200,000. Norvegjia ka një popullatë prej rreth 5.2 milionë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PAPA FRANÇESKU APEL MAFIOZËVE - KTHEHUNI TE ZOTI (02.22.2015)
PËR 50 DITË IS KA KRYER 72 EKZEKUTIME NË SIRI (02.21.2015)
MARSH NË RUSI PËR NJËVJETORIN E EUROMADIANIT NË KIEV (02.21.2015)
ZJARR NË NDËRTESËN 79 KATËSHE NË DUBAI (02.21.2015)
BRITANIA UDHËRON RIATDHESIMIN E SHEFIT TË MAFIAS ITALIANE (02.20.2015)
PARTNERITETI I RI SHBA-TURQI (02.20.2015)
FMN - UKRAINA DUHET TË MARRË PATJETËR 40 MILIARDË DOLLARË (02.19.2015)
LIBIA KËRKON HEQJEN E EMBARGOS PËR TA LUFTUAR IS-in (02.19.2015)
KATARI I ZEMËRUAR ME SULMET E EGJIPTIT NË LIBI (02.19.2015)
KIEVI TËRHIQET, MOSKA PËRPARON (02.18.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]