VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PAK ORË NGA CEREMONIA E ÇMIMEVE OSKAR - JA KONKURUESITKRYESORË

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 02:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
PAK ORË NGA CEREMONIA E ÇMIMEVE OSKAR - JA KONKURUESIT
KRYESORË

E Djelë, 02.22.2015, 06:19pm (GMT+1)



Hollivudi po përgatitet për ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Akademisë të dielën, ngjarja më e madhe e vitit që pasqyron arritjet kinematografike.

Mes konkuruesve kryesor janë filmi Birdman, me Michael Keaton kandidat për aktorin më të mirë dhe pjesmarrjen yjeve Edward Norton dhe Ema Stone kandidatë për aktorët e roleve të dyta në filmin që pasqyron ngjarjen e një super heroi filmash që përpiqet të ripërtërijë karierën e tij në skenën e Broadway-it.   

Alejandro Inarritu është bashkëautor i skenarit dhe regjisor i filmit Birdman dhe konsiderohet si konkurrent kryesor në kategorinë regjizorit më të mirë.

Një tjetër konkurent në këtë kategori është edhe Richard Linklater me filmin Boyhood i cili u filmua gjatë një periudhe 12 vjeçare. Ethan Hawke dhe Patricia Arquette  janë kandidatë për Oscar në rolet e dyta.

Filmi Immitation Game nga norvegjezi Morten Tyldum është tjetër kandidat në disa kategori për Oscar.  Ylli Benedict Cumberbatch  do të konkurrojë në kategorinë e aktorit më të mirë në rolin e Alan Turning për thyerjen e kodeve gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore. I bazuar në ngjarje reale për zbërthimin e kodit gjerman të njohur si "Enigma".

Keira Knightley  do të konkurrojë për Oscar në rolin e saj dytësor.

Filmi The Theory of Everything,  rreth marrëdhënieve në jetën reale të fizikantit Stephen Hawking dhe ish gruas së tij Jane, solli ethet e Oscarëve për të dy aktorët Eddie Redmayne dhe  Felicity Jones.

Mes filmave të tjerë konkurrentë është edhe The Grand Budapest Hotel në zheanrin e komedisë me regjisor Wes Anderson.

Filmi për luftën në Irak American Sniper vjen me një kandidim për çmimin Oscar për aktorin Bradley Cooper.

Julianne More konkuron për aktoren më të mirë në rolin e një gruaje me Alcajmer në fazat e para në filimin Still Alice.

Resse Witherspoon dhe Laura Dern janë konkurente me filmin Wild, baqzuar në historinë e vërtetë të një gruaje në peripecitë e shërimit shpirtëror dhe gjetjes së vetvetes.  

Mes filmave të huaj është edhe filmi Leviathan nga Rusia që trajton korrupsionin.

Po ashtu filmi Franko-Mauritanez Timbuktu, bazuar në ngjarjet e vërteta në Malin Verior nën regjimin shtypës xhihadist në vitin 2012.  

Filmi Viruga është mes konkurrentëve në zheanrin e dokumentarit më të mirë. Filmi trajton përpjekjet heroike për të shpëtuar gorillat në një park kombëtar në Republikën Demokratike të Kongos.

Këtë të dielë, bota do të ketë sytë në Hollivud ku do të njoftohen fituesit në ceremoninë e Çmimeve të Akademisë në teatrin Dolby.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA EVAKUON MONUMENTIN OTOMAN NË SIRI (02.22.2015)
MYSLIMANËT E NORVEGJISË FORMOJNË MBUROJË NJERËZORE PËR HEBREJTË (02.22.2015)
PAPA FRANÇESKU APEL MAFIOZËVE - KTHEHUNI TE ZOTI (02.22.2015)
PËR 50 DITË IS KA KRYER 72 EKZEKUTIME NË SIRI (02.21.2015)
MARSH NË RUSI PËR NJËVJETORIN E EUROMADIANIT NË KIEV (02.21.2015)
ZJARR NË NDËRTESËN 79 KATËSHE NË DUBAI (02.21.2015)
BRITANIA UDHËRON RIATDHESIMIN E SHEFIT TË MAFIAS ITALIANE (02.20.2015)
PARTNERITETI I RI SHBA-TURQI (02.20.2015)
FMN - UKRAINA DUHET TË MARRË PATJETËR 40 MILIARDË DOLLARË (02.19.2015)
LIBIA KËRKON HEQJEN E EMBARGOS PËR TA LUFTUAR IS-in (02.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]