NETANYAHU ARRITI NË SHBA
E Hënë, 03.02.2015, 08:05am (GMT+1)
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, arriti në Uashington, ku do të paraqesë argumentet e tij kundër marrëveshjes eventuale me Iranin.
Netanyahu, i ftuar nga ligjvënësit republikanë, do të mbajë një fjalim në të dyja dhomat e Konresit të Shteteve të Bashkuara , më 3 mars.
Fjalimi i planifikuar ka zemëruar Shtëpinë e Bardhë, e cila nuk është pyetur para se të ftohej Netanyahu.
Ky i fundit kundërshton marrëveshjen që po negociohet midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, përfshirë SHBA-në.
Netanyahu thotë se marrëveshja nuk do të ndalonte Teheranin nga krijimi i armës bërthamore. rel
www.voal-online.ch
|