PRESIDENTI OBAMA - ME ALEATËT DO TA DISKUTOJMË ROLIN DESTABILIZUES TË IRANIT
E Martë, 04.07.2015, 08:19am (GMT+1)
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se ai do të punojë me aleatët e SHBA-ve për të trajtuar "aktivitetet destabilizuese" të Iranit ne Lindje të Mesme.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se Obama gjatë një bisede telefonike i ka thënë Sultan Qaboos, liderit të Omanit se Uashingtoni do të punojë me vendin e tij dhe "partnerët e tjerë të rajonit për të trajtuar aktivitetet destabilizuese të Iranit në rajon".
Omani është një nga anëtarët e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit që e kundërshton përfshirjen e Iranit në përkrahjen që i jep rebelëve shiit Huthi në Jemen.
Omani dhe vendet e tjera arabe e kanë akuzuar Iranin se ka nxitur beteja që deri më tash e kanë destabilizuar Sirinë, Irakun, Libanin dhe Bahrejnin.
Obama së fundi ka ftuar liderët e vendeve të Gjirit arab në Uashington për bisedime. rel
www.voal-online.ch
|