VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA E KUNDËRSHTON VEPRIMIN E PUTINIT

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 06:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
SHBA E KUNDËRSHTON VEPRIMIN E PUTINIT

E Martë, 04.14.2015, 07:30pm (GMT+1)



Rusi -- Një burrë duke mbajtur flamurin me portretet e presidentit Vladimir Putin dhe kryeministrit Dmitry Medvedev, para hapësirës ku u mbajt ekspozita ushtarake e sistemit raketor S-300, më 13 gusht 2014


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka nënshkruar dekretin me të cilin tërhiqet ndalesa për dërgimin e sistemeve raketore me precizitet të lartë të tipit S-300 në Iran. Kjo lëvizje ka shkaktuar kritika nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Këtë ndalesë, Rusia e kishte bërë në vitin 2010, nga presioni i perëndimit, pasi ishte mbështetur rundi i fundit i sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, për shkak të programit të tij atomik.

Një rezolutë e Kombeve të Bashkuara e vitit 2010 ashpër e kufizon eksportin e armatimit në Iran, prandaj zyrtarët e Rusisë kanë kërkuar tërheqje të shpejtë të këtyre kufizimeve.

Duke u shprehur lidhur me këtë dekret të presidentit rus, ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha se sistemi S-300 është ekskluzivisht i natyrës mbrojtëse.

"Më lejoni të theksoj se S-300, sistem raketor me precizitet të lartë, është ekskluzivisht i natyrës mbrojtëse, dhe nuk është i paraparë për qëllime ofensive dhe nuk do ta kërcënojë sigurinë e asnjë vendi në rajon, përfshirë natyrisht, Izraelin".

"Njëherësh, duke pasur parasysh situatën shumë të tensionuar në fqinjësinë e afërt të tij, sistemet moderne të mbrojtjes janë të rëndësisë së madhe për Iranin, dhe kursi i shpejtë dhe alarmues i ngjarjeve gjatë javës së kaluar rreth Jemenit, është një tjetër dëshmi për këtë fakt", tha Sergei Lavrov.

Shtëpia e Bardhë tha se sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka shprehur vërejtjet ndaj Moskës, lidhur me planin për tërheqjen e ndalesës së dërgimit të sistemit raketor S-300 në Iran.

Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, zoti Kerry e ka bërë të qartë kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj këtij veprimi rus.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, ka thënë se lëvizja ruse mund t'i rrezikojë planet për tërheqjen përfundimtare të sanksioneve kundër Iranit, në kuadër të marrëveshjes finale gjithëpërfshirëse për programin atomik të këtij vendi.

Në një reagim të ndarë, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha se zyrtarët amerikanë nuk mendojnë se vendimi i Rusisë për dërgimin e sistemit raketor në Iran do të ndikojë në unitetin e fuqive botërore në bisedimet për programin atomik të Iranit.

"Ne nuk besojmë se është konstruktive në këtë kohë nga Rusia të lëvizë përpara me këtë. Por, ne punuam për së afërmi me rusët në negociatat P5+1, dhe nuk mendojmë se kjo do të ketë ndikim në unitet, në aspektin e kushteve brenda dhomave të negociatave", tha Marie Harf.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shprehur shqetësim për dekretin e Putinit.

"Pozicioni ynë ndaj këtyre shitjeve është i gjatë dhe publik", tha zëdhënësi i Pentagonit, Steve Warren, dhe ka shtuar se "ne besojmë se kjo nuk ndihmon".

Vendimi i Moskës, po ashtu, e ka zemëruar Izraelin, i cili fuqishëm kishte kërkuar nga Rusia që të mos e furnizojë Iranin me raketa.

Nga ana tjetër, ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehqan, e ka mirëpritur vendimin e Rusisë, duke e vlerësuar si hap kah "siguria e qëndrueshme" në rajon. rel
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TURQIA TËRHOQI AMBASADORIN NGA VATIKANI (04.13.2015)
NEW YORK - DISA ORË DUHEN PËR TË NXJERRË NGA APARTAMENTI NJERIUN QË PESHON 317 KILOGRAMË (04.13.2015)
TAKIM HISTORIK - OBAMA DHE CASTRO - SY MË SY (04.12.2015)
OBAMA DHE CASTRO SHTRËNGUAN DUART (04.11.2015)
PRESIDENTI OBAMA I VENDOSUR TË TAKOHET ME KUBANËT NË PANAMA (04.10.2015)
SIRI - KRYHEN SULME TË REJA AJRORE KUNDËR IS-it (04.10.2015)
GJEORGJIANËT PËRKUJTOJNË SHTYPJEN SOVJETIKE TË VITIT 1989 (04.09.2015)
DËSHMITARI QË FILMOI VRASJEN NË SHBA KA FRIKË PËR SIGURINË E TIJ (04.09.2015)
HAKERËT E IS-it SULMOJNË TRANSMETUESIN FRANCEZ (04.09.2015)
IRANI DËRGON ANIJE PRANË JEMENIT (04.09.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lartë]