E Shtunë, 05.18.2024, 02:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Medvedev: Rusia, më e vëmendshme ndaj shqetësimeve të Amerikës
E Shtunë, 09.19.2009, 06:56am

Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, tha se vendi tij do të jetë më i vemendshëm ndaj shqetësimeve të Amerikës pas vendimit të Presidentit Obama për të braktisur planet e sistemit të mbrojtjes nga raketat në Evopën qendrore.

Presidenti Medvedev tha se fakti që autoritetet amerikane i kushtuan vemendje shqetësimeve ruse lidhur me instalimet e mundëshme kundër raketave në Poloni dhe në Republikën Çeke, tregon se Rusia duhet të dëgjojë më me vëmendje partnerët amerikanë. Por në komentet që bëri për gazetarët zviceranë, zoti Medvedev tha se Rusia nuk është e interesuar për “kompromise primitive”, siç u shpreh ai.

Në komentet e bëra po dje kryeministri rus, Vladimir Putin tha se shpreson se do të pasojnë masa të tjera që do të përmirësojnë marrëdhëniet.

Presidenti Obama njoftoi dje anulimin e planeve për sistemin e mbrojtjeve nga raketat në Poloni dhe Republikën Çeke në favor të asaj që e quajti një përqasje të re për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s.

Kreu i CIAs komenton për zgjedhjet në Afganistan
E Shtunë, 09.19.2009, 06:53am

Kreu i agjencisë kryesore të zbulimit amerikan beson se akuzat për manipulimin e zgjedhjeve nuk do ta pengojnë rizgjedhjen e presidentit afgan Hamid Karzai.

Drejtori i CIA-s Leon Paneta i tha Zërit të Amerikës se dukej qartë që në votimet e gushtit kishte manipulime. Por ai thotë se zoti Karzai "ende duket se do t'i fitojë zgjedhjet e përgjithshme."

Shifrat paraprake të publikuara të mërkurën tregojnë se zoti Karzai ka marrë 54 përqind të votave, më shumë se 50 përqind që i duheshin për të shmangur balotazhin me ish ministrin e jashtëm Abdullah Abdullah.

Zgjedhjet u zhvilluan ndërkohë që zyrtarë të lartë amerikanë përpiqen të vendosin se si të mundin kryengritësit talebanë të cilët kanë zhvilluar një fushatë gjithnjë e më efikase për zgjerimin e influencës së tyre.

Zoti Paneta thotë se suksesi i Talebanit është rezultat i mbështetjes së vazhdueshme nga al-Kaida në Pakistan.

Qasja Obama në mbrojtjen raketore

Nga Brian Whitmore


E Premte, 09.18.2009, 08:43pm
Ronald Regani synonte ta vendoste mbrojtjen raketore në hapësirë, gjatë Luftës së Yjeve. Xhorxh Bushi planifikoi ta vendoste mbrojtjen raketore në tokë, kurse Barak Obama kërkon që ta vendosë kryesisht në det.Në vend të planit të administratës Bush që parashihte vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Çeki e Poloni, plani Obama parasheh një qasje me disa faza. Së pari do të vendosen dhjetëra interceptorë më të vegjël, të tipit SM-3 në anije.

Rusia, një kundërshtare e ashpër e planit Bush, mirëpriti vendimin e administratës Obama. Putini e cilësoi planin e ri amerikan si “korrekt dhe kurajoz”.

Shtëpia e Bardhë këmbëngul se ndryshimi i planeve në mbrojtjen raketore nuk ishte rezultat i kundërshtimit rus, por i vlerësimeve më të reja të informacioneve nga agjencitë e zbulimit.

Këto të fundit kanë arritur në përfundimin se Irani ka shënuar përparim në raketat me rreze të shkurtër dhe të mesme, derisa ka mbetur pas në raketat me rreze të gjatë veprimi.
Popullata e botës vazhdon rritjen, problem vendet e varfëra
E Premte, 09.18.2009, 08:10am
Një raport i ri tregon se brenda më pak se dy vjetësh popullata e botës do të arrijë në 7 miliardë vetë, një shifër që paraqet sfida të reja për ushqim, kujdes shëndetësor dhe arsimim. Raporti tregon gjithshtu se përqindjet më të larta të shtimit të popullsisë janë në vendet në zhvillim, veçanërisht në segmentet më të varfra të popullatës.

Megjithë rimet e ulëta të shtimit të popullsisë në vendet e zhvilluara, popullata e botës vazhdon të rritet, veçanërisht në vendet më të varfra të globit.

Në më pak se 2 vjet, popullata botërore do të arrijë në 7 miliardë vetë, sipas Zyrës për Referencat e Popullatës, një organizatë jofitimprurëse në Uashington.

“Për momentin, bota po shtohet me 1 miliardë banorë çdo 12 vjet. Por popullata e kapi 1 miliardin e parë vetëm në vitet 1800, megjithëse njerëzimi kishte ekzistuar prej mijëra vjetësh.”

Në Afrikën nënsahariane, ritmet e lindjeve por edhe të vdekjeve janë ulur. Fushata kundër Sidës dhe malaries po jep rezultat. Gjatë 40 vjetëve të ardhshëm pritet që popullata e Afrikës të shtohet me 1 miliard vetë.
Bashkimi Evropian i jep Serbisë një ndihmë prej 148 milionë dollarësh
E Premte, 09.18.2009, 07:42am

Bashkimi Evropian ka rënë dakord t’i japë Serbisë një shumë prej 148 million dollarësh. Në këmbim, Sërbia duhet të vazhdojë punën drejt integrimit evropian.

Komisionieri i Bashkimit Evropian për zgjerimin, Oli Ren tha se kjo shumë do ta ndihmojnë Sërbinë të mbulojë shpenzimet për nevojat e saj krysore, megjithë vështirësitë buxhetore për shkak të krizës ekonomike globale.

Ai tha se ndihma ishte gjithashtu e kushtëzuar me zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së Serbisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në fillim të këtij muaji, presidenti serb Borist Tadiç tha se objektivi  kryesor politik i vendit të tij është integrimi në Bashkimin Evropian.

Komisionieri Ren tha se ai mirëpret angazhimin e Serbisë për reforma.   
Racizëm ndaj Obamës? Shtëpia e Bardhë distancohet
E Premte, 09.18.2009, 07:37am
Shtëpia e Bardhë po distancohet nga opinioni në rritje se protestat e fundit kundër presidentit Obama janë të motivuara nga racizmi.

Para pak ditësh, ish presidenti Xhimi Karter tha se disa amerikanë po e kundërshtojnë zotin Obama pasi mendojnë se një afrikano-amerikan nuk duhet të jetë president.

Ish presidenti i bëri komentet në përgjigje të protestës së ligjvënësit republikan Xho Uillson gjatë fjalimit të zotit Obama në një sesion të Kongresit javën e kaluar.

Kreu i Partisë Republikane Majkëll Still, i cili është afrikano-amerikan, tha se nuk ishte dakord me pikëpamjen e zotit Karter duke e quajtur atë të gabuar.
Mali i Zi dhe Izraeli heqin regjimin e vizave
E Premte, 09.18.2009, 07:35am

Ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Malit të Zi nënshkruan një marrëveshje për të hequr vizat për shtetasit e dy vendeve.

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen dhe homologu i tij izraelit Avigdor Liberman e nënshkruan marrëveshjen sot në Podgoricë.

Ministrat thanë se marrëveshja mund të nxisë shkëmbimet ekonomike dhe marrëdhëniet e tjera mes dy vendeve.

Zoti Liberman nënvizoi se investitorët izraelitë janë të interesuar në industri të ndryshme malazeze.

Ministri izraelit ndodhet në Mal të Zi në kuadër të një turneu ballkanik. Ai ka vizituar deri tani Kroacinë dhe Serbinë. Ai dhe homologu i tij serb, Vuk Jeremiç, nënshkruan dje marrëveshje për eliminimin e vizave mes dy vendeve të tyre.
Statistikat: SHBA duket se po shkojnë drejt rimëkëmbjes
E Premte, 09.18.2009, 07:30am
Shifrat e fundit nga ekonomia mbështesin më tepër idenë se Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt rimëkëmbjes.

Një raport i Departamentit të Punës thotë se numri i të papunëve që aplikuan për asistencë për herë të parë ra javën e kaluar. Kërkesat për asistencë janë tani në nivelin më të ulët që nga korriku.

Po sot Departamenti i Tregëtisë tha se numri i shtëpive të reja  që ndërtohen u rrit në nivelin më të lartë në nëntë muaj.

Këtë javë, kreu i Rezervës Federale Ben Bernanke tha se recesioni ka të ngjarë të ketë përfunduar. Por ai paralajmëroi se do të duhet kohë për shumë amerikanë që të ndjejnë çlirimin nga kriza ekonomike.

Zyrtarët thanë se numri i përgjithshëm i amerikanëve që vazhdojnë të marrin asistencë për papunësinë u rrit në 6 presje 2 milionë.
 
Associated Press: A po largohet Amerika nga Evropa Lindore?
E Enjte, 09.17.2009, 10:11am
Çekët e ndiejnë veten të tradhtuar, polakët të hidhëruar, rumunët të injoruar. Pyetni ata se kush është fajtor për këtë dhe përgjigjja mund të duket befasuese: Presidenti Barack Obama.

George Bush arriti ta joshë Evropën Lindore dhe udhëheqësit e rajonit iu bashkuan me shpejtësi “koalicionit të të vullnetshmëve”, të krijuar nga ai pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Tani, shumë njerëz - si zyrtarë, ashtu edhe qytetarë të thjeshtë - ankohen për atë që e perceptojnë si neglizhencë nga ana e administratës së Obamës.

Kjo është një zhvendosje e jashtëzakonshme në këtë rajon, i cili për një kohë të gjatë ka qenë i mësuar me marrëdhëniet komode me SHBA. “Tani vërejmë fillimin e një indiference”, - thotë historiani dhe hulumtuesi rumun Tudor Salajean.

Madje, herëpashere dhe në disa pjesë, disponimi i ri është i afërt me armiqësi. Dy prej tre bullgarëve, çekëve, polakëve dhe rumunëve e mbështesin politikën e jashtme të Obamës, dëshmoi anketimi i realizuar nga Fondi Gjerman i Marshallit. Kjo përkrahje mund të cilësohet si mjaft e fuqishme, por ajo duket e mjerë, nëse krahasohet me përkrahjen e Obamës në Evropën Perëndimore, ku nëntë nga dhjetë të anketuar mbështetin Obamën.

Karter: Sulmet kunder Presidentit Obama lidhen me racën
E Enjte, 09.17.2009, 10:04am

Ish presidenti Xhimi Karter tha se sulmet në rritje kundër Presidentit Obama janë të lidhura me racën.

Gjatë një diskutimi në shtetin jugor të Xhorxhias, zoti Karter tha se disa amerikanë mendojnë se një afrikano-amerikan “nuk duhet të jetë president dhe nuk duhet të gëzojë të njëjtin respekt si të ishte i bardhë.”

Zoti Karter tha se deklarata të tilla si ato që e quajnë Presidentin Obama “nazist” nuk janë thjesht “rrjedhoja të rastit që vijnë nga një debat i sinqertë”, por janë më të thella se kaq.

Në një intervistë televizive të transmetuar mbrëmë, zoti Karter tha se raca qendron prapa asaj që ai e quajti “armiqësi të shfaqur në mënyrë demonstrative” ndaj Presidentit Obama.

Organizatorët e një serie protestash kundër zotit Obama i kanë hedhur poshtë akuzat se pas lëvizjes së tyre qendron racizmi, duke thënë se ata thjesht po shfrytëzojnë të drejtën për të demonstruar kundër politikave të tij.
  » Barrozo rizgjidhet kryetar i Komisionit Evropian
  » Presidenti Obama në fushatë për mbështetje rreth politikave të tij
  » Bernanke: Recesioni mund të ketë marrë fund por jo papunësia
  » Presidenti Obama bën fushatë për reformën në shëndetësi, kundërshtarët protestojnë
  » Venezuela blen raketa ruse
  » SHBA e gatshme për bisedime direkte me Korenë Veriore
  » Arrestohen disa figura të Talibanit
  » Bullgari - korrupsion në shpërndarje tokash, ish ministri nën akuza
  » Kritika për lirimin e gazetarit të NYT
  » Merkel konfirmon shitjen e Opelit



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]