E Martë, 05.21.2024, 12:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 

Presidenti Barak Obama i bën thirrje Kongresit për reformimin e kujdesit shëndetësor


E Enjte, 09.10.2009, 08:15am
Fjalimi mbëmshëm i Presidentit Barak Obama para dy dhomave të Kongresit mbi çështjen e reformimit të kujdesit shëndetësor po tërheq reagime nga ana e ligjvënësve. Presidenti përdori një gjuhë të prerë për të qartësuar se cfarë do të sillnin propozimet për reforma, dhe u zotua për vazhdimin e kërkimit të mbështetjes dypartiake, por tha se koha për lojra politike me kujdesin shëndetësor ka marrë fund.

Presidenti Obama tha se sistemi i tanishëm i kujdesit shëndetësor e ka çuar vendin në një kulm vështirësish, duke rënduar klasën e mesme të amerikanëve që përpiqen të paguajnë për kujdes shëndetësor, në pamundësi për ta patur.

Duke thënë se Amerika është e vetmja demokraci e përparuar dhe i vetmi vend i pasur që lejon vështirësi të tilla për miliona shtetas të vetë, presidenti tha se ka ardhur koha për t’i lënë mënjëanë politikat dhe të zgjidhet problemi:

“Koha për fjalë ka marrë fund. Koha për lojra ka kaluar.
Tani është stina për veprim. Tani është koha kur ne duhet të sjellim idetë më të mira të të dyja partive së bashku dhe t’i tregojmë popullit se ne jemi në gjendje të bëjmë atë për të cilën jemi dërguar këtu. Tani është koha për të zgjidhur problemin e kujdesit shëndetësor”.
Arrin 20 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Turqi
E Mërkurë, 09.09.2009, 05:40pm

Stamboll, 9 shtator - Guvernatori i Stambollit tha se shifra e të vdekurve nga vërshimet në qytet është ngritur në 20.

Muamer Gyler tha se më shumë se 20 njerëz janë lënduar nga vërshimet, që morën një pjesë të qytetit. Gyler tha se shiu i madh pritet të vazhdojë gjatë javës, por insistoi se autoritetet po ndërmarrin masat e nevojshme.

Të reshurat e shumta të martën kanë shkaktuar vërshimet në veriperëndim të Turqisë. Ka pasur raporte për dëme të mëdha të shtëpive dhe infrastrukturës, rrugëve dhe autostradave.

Raporti i Ahtisarit kritikon BE se është pranë shkeljes së premtimit për anëtarësimin e Turqisë
E Martë, 09.08.2009, 04:41pm
 

Komisioni i Pavarur për Turqinë, i cili udhëhiqet nga laureati i çmimit Nobel për paqë, Martti Ahtisar dhe i cili përbëhet nga politikanë dhe akademik të njohur evropian, ka deklaruar se reputacioni i Bashkimit Evropian si aktor global, është në rrezik pasi është pranë shkeljes për anëtarësimin e Turqisë në këtë bashkësi të shteteve.

Bashkimi Evropian është pranë shkeljes së premtimit, për anëtarësimin eventual të Turqisë në bashkësinë e 27 shteteve anëtare, ka paralajmëruar një raport i Komisioni i Pavarur për Turqinë i përbërë nga politikanë dhe akademik evropian, i cili udhëhiqet nga laureati i çmimit Nobel për paqë, Martti Ahtisari.
Ky komision, me mjaft influencë, ka kritikuar liderët evropianë se po mundohen ta nxjerrin jashtë binarëve ofertën turke për anëtarësim në BE.

Në këtë raport, kritikohet presidenti francez Nikolas Sarkozy, i cili kundërshton fuqimisht hyrjen e Turqisë në BE.

Franca ka deklaruar publikisht se nuk do të lejojë vazhdimin e negociatave me Turqinë në pesë fushat kryesore, pasi lidershipi aktual francez kundërshton aderimin e Turqisë, thekson ky raport.

Wall Street Journal: Etika e suksesit

Nga Steve Malanga


E Martë, 09.08.2009, 04:07pm
Gjenialiteti i Amerikës në fillimi të shekullit të nëntëmbëdhjetë, mendonte Tocqueville, ishte se ajo ndiqte “industrinë produktive” pa rrëshqitur në materializmin vdekjeprurës. Pas veprimit të balancuar të Amerikës, vërejti francezi pionier i mendimit shoqëror, gjenden një sërë virtytesh civile që nderonin, jo vetëm punën e madhe, por edhe suksesin, integritetin, mbështetjen në forcat e veta dhe modestinë - virtyte që u zhvilluan nga besimet e shumta, të cilat Tocqueville i quan “institucionet e para politike (të Amerikës)... morali i shkëmbimit” të demokracisë dhe tregut të lirë amerikan. Rreth 75 vjet më vonë, sociologu Max Weber i emërtoi cilësitë që vëzhgoi Tocqueville si “etika protestante” dhe i konsideroi ato si guri i themelit për një kapitalizëm të suksesshëm.

Çfarë do të mendonin për Amerikën e sotme Weber ose Tocqueville? Në vendin e suksesit ata do të gjenin një vend borxhlinjsh, që vuajnë nën peshën e kredive të marra me pretendime false. Në vendin e një akumulimi të qëndrueshëm dhe me durim të pasurisë, ata do të gjejnë bankierë dhe financierë me një perspektivë aq të shkurtër, saqë nuk marrin frymë të mendojnë pasojat ose rrezikun e shitjes së siguracioneve që nuk i kuptojnë.

Xhozef Kenedi: nuk do të kandidoj për postin në Senat
E Martë, 09.08.2009, 03:57pm
Ish ligjvënësi amerikan Xhozef Kenedi thotë se nuk do të kandidojë për vendin në Senat që u mbajt për 47 vjet nga xhaxhai i tij Eduard Kenedi.

Në një deklaratë lëshuar dje, Xhozef Kenedi tha se do të bënte punë më të  mirë duke i shërbyer publikut në postin që mban tani në krye të korporatës së Energjisë së qytetarëve.

Kjo është një kompani pa përfitime ekonomike që i siguron vaj ngrohjeje familjeve me të ardhura të ulta. Shumë politikanë që  kanë shprehur interesim për të kandiduar për vendin në Senat kanë thënë se ata nuk do të kandidojnë kundër një anëtari të familjes Kenedi.

Zgjedhjet paraprake për vendin e mbetur bosh në Senat do të zhvillohen më 8 dhjetor dhe zgjedhjet e përgjithëshme më 19 janar. Ted Kenedi, i cili ishte një prej dy senatorëve të Shtetet Masaçusets, vdiq muajin e kaluar nga kanceri në tru.
Obama: lëvizje punëtore e fortë, pjesë e një ekonomie të fortë
E Martë, 09.08.2009, 11:07am

Presidenti Barak Obama shënoi dje Ditën e Punës duke i thënë bashkimit të sindikatave të punëtorëve se një lëvizje e fortë punëtore është pjesë e një ekonomie të fortë.

Presidenti mbajti dje një fjalim për Federatën Amerikane të sindikatave gjatë një pikniku në shetin Ohio.

Presidenti Obama tha se administrat e tij ka punuar për të siguruar që klasa e mesme të jetë shtylla e ekonomisë dhe jo një ideal i zbehtë për t'u festuar çdo vit.

Presidenti gjithashtu bëri thirrje për mbështetje për reformën e sistemit të kujdesit shëndetësor, duke thënë se ai do t’a trajtojë më gjërë këtë çështje nesër kur të flasë në sesionin e përbashkët tëë të dy dhomave të Kongresit.

Die Welt: Hija e Rusisë kthehet sërish mbi Poloninë që ndihet gjithmonë e më e vetmuar
E Hënë, 09.07.2009, 09:23am

70 vjet pas fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Polonia mbetet sërish e vetmuar. Kjo na lëndon dhe na pikëllon. Duhet të mendojmë pse është kështu. Do të ishte lehtë që për këtë të fajësohen të tjerët. Një pjesë të madhe të përgjegjësisë për këtë e bartim vetë.

Por, të shkojmë me radhë: SHBA-ja gjatë ditëve të kaluara ka bërë të qartë se nuk e merr seriozisht aleancën e vet me Poloninë. Kjo po kristalizohet gjithnjë e më shumë, pas tranzicionit të pushtetit në Shtëpinë e Bardhë. George Bush dhe këshilltarët e tij nuk kishin kurrfarë iluzionesh për Rusinë. Atyre u konvenonte aleanca e ngushtë me Evropën Lindore dhe Poloninë. Për këtë arsye u hartua plani për të stacionuar elemente të mburojës anti-raketore në Poloni, për këtë arsye u ndërmorën përpjekjet për ta modernizuar edhe më shumë ushtrinë polake dhe për këtë arsye u ndërmorën edhe hapat për përfshirjen e Polonisë në konfliktet globale, si në Irak dhe Afganistan.
Por, pas ndërrimit të pushtetit, Washingtoni iu kthye politikës nga koha e Franlin Delano Rooseveltit. Motoja e kësaj politike: “Të flasim me Rusinë, ne duhet t’i besojmë Rusisë, Moska ka qëllime të mira, ariu duhet të zbutet”.

Çmimi të cilin Obama po e paguan për mbështetjen e Rusisë në luftën kundër terrorizmit dhe reduktimin e arsenalit bërthamor, është Evropa Lindore, e me këtë edhe Polonia. Për këtë arsye, Obama nuk dërgoi askënd në ceremoninë e zhvilluar në Poloni. Kështu, ai dëshiron ta bëjë të besueshme politikën e tij ndaj Rusisë.
Edhe marrëdhëniet e Polonisë me shtetet e tjera në Evropë janë të ngjashme. Britanikët nuk kanë më fuqi për të siguruar vendosjen e baraspeshës globale, apo së paku të asaj evropiane. Ata më nuk janë fuqi botërore, siç kanë qenë në luftën e kaluar. E vetmja gjë e arsyeshme që kanë bërë është hapja e tregut të punës për polakët.

Irani thotë se zhvilloi një sistem interceptorësh
E Hënë, 09.07.2009, 09:19am

Televizioni shtetëror iranian “Press TV” njoftoi se Irani ka zhvilluar një sistem interceptorësh për t’i goditur raketat ”e padukshme” kryqëzore.

Gjenerali Ahmad Mikani, komandant i forcave ajrore të Iranit, tha se “ushtria është në gjendje t’i detektojë raketat e padukshme dhe t’i shkatërrojë”.

Raketat kryeqëzore “të padukshme” janë ndërtuar që të fluturojnë ulët deri te caqet e tyre, duke i shmangur radarët.

SHBA mund të dërgojnë trupa në Irakun verior
E Djelë, 09.06.2009, 02:29pm

Kohët e fundit, kryekomandanti ushtarak amerikan në Irak tha se për një kohë të kufizuar synon të dërgojë trupa amerikane në një territor të kontestuar në Irakun verior, që të ulen tensionet në rritje mes forcave irakiane të sigurimit dhe milicisë kurde. Gjenerali Ray Odierno tha se objektivi është që të vendoset një farë besimi mes dy palëve dhe të mbudhet boshllëku mes kurdëve dhe arabëve.

Në zonën e kontestuar është edhe provinca Ninevah, e cila kohët e fundit ka përjetuar një seri shpërthimesh të përgjakshme, përfshirë edhe atë në Mosul, një prej qyteteve më të mëdha të Irakut. Shtetet e Bashkuara fajësojnë për dhunën al-Kaidën në Irak.
 

Trupat amerikane do të dislokoheshin në provincën Ninevah për të bashkëpunuar me milicinë kurde, Peshmerga, dhe me forcat irakiane të sigurimit, të kontrolluara nga qeveria e kryesuar nga arabët.
 

Kryekomandanti amerikan në Irak, Gjenerali Ray Ordierno, është i shqetësuar se tensionet mes milicisë kurde dhe forcave irakiane të sigurimit mund të shkallëzohen. Ai thotë se forcat amerikane do të ndihmonin të dyja palët të punojnë së bashku, madje për këtë nuk do të duheshin shumë trupa amerikane.

Alarm për mjekë


E Shtunë, 09.05.2009, 04:18pm

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Në mbarë botën mungojnë aktualisht rreth katër milionë mjekë dhe infermierë. Në vendet e perëndimore kjo mungesë zbutet duke joshur dhe punësuar mjekë nga vendet në zhvillim. Përparimet në mjeksi dhe nevoja për trajtime gjithnjë e më të mëdha në një shoqëri e cila po vjetrohet në moshë, kanë bërë që të shtohen edhe kostot e trajtimit mjekësor në vendet industriale. Në anën tjetër, shumë vende janë të detyruara që për shkak të krizës ekonomike të kursejnë edhe në trajtimet mjekësore, që rezulton me faktin se profesioni i mjekut po bëhet një prej profesioneve më pak tërheqëse. Pasoja e gjithë kësaj është mungesa e mjekëve dhe trajtimi më i keq i pacientëve, jo vetëm në vendet e industrializuara por edhe ato më të varfëra. 

  » SHBA nuk ka plane të largohet nga Afganistani
  » Rusi: Eksperti e braktis vendin nga kërcënimet
  » SHBA: Bernanke dhe sfida me të cilën përballet Rezerva Federale
  » Ebadi: Proceset në Iran - parodi e drejtësisë
  » Turqia ndërmjetëson mes Irakut dhe Sirisë
  » Japoni: Anketat shpallin opozitën fituese të zgjedhjeve parlamentare
  » H1N1 mbyll shkolla dhe rrezikon Haxhin
  » Pakistan: U vihet flaka kamionëve të NATO-s
  » Presidenti i Kolumbisë ka gripin e derrit
  » Iraku: Serbia të na kthejë avionët luftarakë. U dërguan nga Sadami



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]