E Martë, 05.21.2024, 10:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJME NDËRKOMBËTARE
 
Evropa e Lirë: Pasojat e bombës atomike ruse
E Shtunë, 08.29.2009, 11:18am

Bashkimi Sovjetik testoi bombën e tij të parë atomike, 29 gusht 1949

Gjashtëdhjetë vjet më parë, më 29 gusht të vitit 1949, një ngjarje ndodhi në Kazakistan, që ngjalli frikën e një gare vdekjeprurëse. Bashkimi Sovjetik testoi bombën e tij të parë atomike, duke shpërndarë një re kërpudhe mbi stepat e Kazakistanit verior, por edhe një re frike për pjesën tjetër të botës, ndërsa po fillonte epoka e garës atomike. Ai shpërthim dhe shumë teste që e pasuan, lanë pasoja në banorët e Kazakistanit.
“Vetëtima e parë”, një bombë atomike 22 kilotonëshe shpërtheu në orën 7, më 29 gusht të vitit 1949, në rajonin Semipalatinsk në Kazakistanin verior.

Gara me armë bërthamore e Luftës së Ftohtë mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara kishte filluar.

Amerika, që tashmë kishte demonstruar kapacitetin e saj bërthamor me dy bombardimet vdekjeprurëse në Hiroshimë dhe Nagasaki, e pagëzoi provën sovjetike sipas Josef Stalinit “Xho One”.

Admiralu Mëlen kritikon komunikimin strategjik të Pentagonit
E Shtunë, 08.29.2009, 11:01am

Ushtaraku më i lartë amerikan ka kritikuar ashpër mënyrën se si Departamenti i Mbrojtjes po realizon komunikimin me botën. Në një artikull në një revistë ushtarake, Admirali Mullen thotë se shpesh herë ushtria i lëshon mesazhet si raketa, pa e angazhuar në bashkëbisedim anën tjetër, duke i demonstruar synimet me vepra dhe jo me fjalë.

Admirali Mullen shkruan se problemi më i madh i Pentagonit është kredibiliteti, që duhet të krijohet përmes besimit dhe marrëdhënieve të ndërsjellta dhe përmes shprehjes së premtimeve. Në një artikull për revistën Joint Forces Quarterly, admirali kritikon konceptin e ri për komunikime strategjike, duke thënë se po i kushtohet shumë vëmendje formulimit të mesazhit, dhe jo politikave aktuale dhe ndikimit të tyre

Poloni: Gazetari rus me status refugjati
E Shtunë, 08.29.2009, 10:57am
Organizata Amensti Interneshënel (AI) njoftoi sot se Polonia i ka dhënë status të refugjatit një gazetari rus, i cili ishte dërguar në një institucion psikiatrik, pasi kishte raportuar për shkeljen e të drejtave në Çeçeni.

Një përfaqësues i AI-së tha se gazetarit Evgueni Novojilov i është garantuar statusi i refugjatit para dy javësh. Zoti Nevojilov, këtë status, e kishte kërkuar në shkurt të vitit të kaluar.

Gazetarët e pavarur në Rusi ballafaqohen me presione të panumërta.
Irakenet në pikëllim për vdekjen e liderit shiit
E Shtunë, 08.29.2009, 10:53am

Mijëra irakianë dolën nëpër rrugët e Bagdadit, mes masave të rrepta të sigurisë për të shprehur pikëllimin për vdekjen e udhëheqësit shiit Abdul Aziz al-Hakim.

Trupi i al Hakimit erdhi për t’u varrosur në Irak nga Irani, ku ai kishte shkuar për t’u kuruar për kancerin në mushkëri.

Gjatë një ceremonie në aeroportin e Bagdadit, kryeministri irakian Nuri al Maliki tha se humbja e zotit Hakim ndodh në një kohë delikate për Irakun.

Zgjedhjet paralamentare atje janë caktuar për në janar. Abdul Aziz al-Hakim kryesonte partinë më të madhe shiite, Këshillin Suprem Islamik të Irakut. Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi partia Dawa e kryeministrit irakian u shkëput nga koalicioni shiit që ka mbizotëruar qeverinë irakiane që nga viti 2005.
Serbia i shtet armë Irakut
E Shtunë, 08.29.2009, 10:49am
Serbia ka nënshkruar një kontratë 100 millionë dollarëshe me Irakun për furnizim me armë, marrëveshje eksporti kjo, që, sipas gazetës Blic të Beogradit, është më e madhja në këtë vit.

“Kontrata do të përfshijë të gjashtë fabrikat e industrisë ushtarake të Serbisë dhe do të punësojë rreth 6 mijë njerëz”, është cituar të ketë thënë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, duke cituar mediat serbe, thotë se kontrata është nëshkruar të enjten.
SHBA nuk heq dorë nga bazat në Poloni dhe Çeki
E Premte, 08.28.2009, 02:43pm
Presidenti amerikan Barak Obama ka mohuar një raport që thotë se janë anuluar planet për të ndërtuar bazat anti raketore në Poloni dhe në Republikën Çeke.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Filip Krauell e përshkruajti të “pasaktë” raportin e gazetës polake “Gazeta Vyborca”, dhe tha se rishikimi i strategjisë së mbrojtjes raketore amerikane ende nuk është kompletuar nga administrata Obama.

Raporti polak shkruante se SHBA po hidhte poshtë planin për të ndërtuar bazat në Poloni dhe Çeki dhe në vend të tyre po shqyrtonte alternativa tjera si Turqinë dhe Izraelin.

Ish presidenti amerikan Xhorxh Bush pat inicuar planin e mbrojtes raketore, duke thënë se ai ishte mbrojtje kundër sulmeve me raketa nga shtetet, si Irani. Plani qe kundërshtuar fuqishëm nga Rusia.
Në Bosnjë zbulohet një varr masiv i myslimanëve dhe kroatëve
E Enjte, 08.27.2009, 03:40pm
Zbulohen eshtrat e së paku 60 myslimanëve dhe kroatëve në grykën e malit Vllasië, ku rreth 200 njerëz janë vrarë nga forcat e serbëve të Bosnjës në fillim të luftës 1992-95. Eshtrat janë zbuluar nga ekspertët boshnjakë të mjekësisë ligjore.
Zhvarrimet nga varri masiv, nisi me urdhër të Gjykatës boshnjake për Krime Lufte. “Disa trupa janë djegur, ndërsa përveç kësaj disa trupa të tjerë janë zhvendosur, që të fshihen gjurmët e krimit", deklaroi Amor Masoviç nga Instituti për Personat e Humbur. Ai njoftoi se numri përfundimtar i trupave të zhvarrosur do të bëhet i ditur pas mbarimit të analizave nga mjekësia ligjore.
Ndërkohë, Gjykata për Krime Lufte po heton tetë ish-anëtarë të policisë serbe të Bosnjës, të dyshuar për pjesëmarrje në këtë krim. Dy prej tyre e pranuan fajin dhe premtuan se do të bashkëpunojnë.
Mbi 3 500 myslimanë dhe kroatë janë vrarë nga serbët e Bosnjës në rajonin e Priedorit në vitin 1992.
Bakojanis me akuza të ashpra ndaj Gruevskit
E Mërkurë, 08.26.2009, 08:30am
Ministrja e jashtme greke ka akuzuar kryeministrin maqedonas se po e shtyn popullin e vet në fanatizëm nacionalist, duke e larguar nga perspektiva euro-atlantike.

Duket pra se rifillimi i negociatave midis Athinës e Shkupit, javën e kaluar, nuk ka shtuar asnjë progres në maratonën e mosmarrëveshjes 20 vjeçare midis të dy vendeve fqinje.

Ministrja e jashtme, Dora Bakojanis është shprehur se mesazhet e Athinës ndaj Shkupit, janë në të njëjtën kohë mesazhe të gjithë komunitetit ndërkombëtar.

Por kritikat e saj ishin të ashpra për kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski : “Ai kujton se me inaugurime dhe falsifikime mund të rishkruajë historinë”, tha ministrja e jashtme.

SHBA: Kreu i Bankës Qendrore Bernanke emërohet për një mandat të dytë
E Mërkurë, 08.26.2009, 08:26am

Presidenti amerikan Barak Obama emëroi kreun e tanishëm të bankës qendrore amerikane për një mandat të dytë, duke vlerësuar udhëheqjen e tij gjatë asaj që ai e quajti një prej krizave më të rënda ekonomike me të cilën janë përballur Shtetet e Bashkuara dhe bota ndonjëherë.

Presidenti Obama tha sot se kurajoja e Ben Bernankes, krijimtaria dhe temperamenti i tij kanë ndihmuar në shmangien e një Depresioni të dytë.

A ka varre sekrete?
E Mërkurë, 08.26.2009, 08:22am
Më 12 dhe 15 korrik, dyzetekatër njerëz të paidentifikuar, të cilët kishin humbur jetën gjatë dhunës pas-zgjedhore në Iran, janë varrosur në varreza të paidentifikuara në Behesht Zahra, njofton ueb-faqja “Noroznjus”. Kjo ueb-faqe, e cila është e afërt me partinë më të madhe pro-reformatore, Mosharekat, po ashtu ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme dhe në një “kohë të përshtatshme” do të publikojë fotografi dhe video të varrimit sekret.
  » Beograd: Kokteje molotovi në ambasadën e Greqisë
  » Admirali Mullen: Gjendja në Afganistan, "serioze dhe në përkeqësim"
  » Netanjahu viziton Evropën
  » Sipas një raport, Izraeli vazhdon ndërtimet në Bregun Perëndimor
  » CIA pritet të publikojë një raport për abuzimet me të ndaluarit
  » Greqi: Zjarret shkatërrimtare i janë afruar Athinës
  » Militantët talibanë në Pakistan emërojnë një udhëheqës të ri
  » Die Welt: Një zgjidhje për Turqinë dhe kurdët
  » Zjarret në Athinë, Greqia shpall gjendjen e jashtëzakonshme
  » Afganistani gjendet para luftës së përgjakshme për pushtet?



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
PRESIDENTI OBAMA NISI TURIN NË EUROPË - "SHBA DHE EVROPA TË BASHKUAR NË MBROJTJE TË UKRAINËS, PUTINI DUHET T'I KUPTOJË PASOJAT E VEPRIMEVE TË TIJ"
UNICEF: 300 fëmijë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

 
VOAL
[Shko lart]