E Enjte, 05.02.2024, 07:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BAJRAMI - FESTA E SOLIDARITETIT
E Martë, 11.16.2010, 03:03pm (GMT+1)

Përfaqësues të Bashkësisë Islame, të Kishës Katolike dhe ata të skenës politike në Kosovë kanë përçuar mesazhe për solidaritet, unitet dhe paqe në Festën e Kurban Bajramit. Besimtarët myslimanë thonë se të pasurit duhet të solidarizohen dhe t'i ndihmojnë të varfrit.

Besimtarët e fesë islame në Kosovë po festojnë Kurban Bajramin. Kreu i Bashkësisë Islame, myftiu Naim Tërnava, tha se Festa e Kurban Bajramit forcon ndjenjën e besimit, të humanitetit dhe, siç tha ai, ndjenjën për t'u dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Ai u bëri thirrje myslimanëve që "t'ua shtrijnë dorën" njerëzve që kanë nevojë për ndihmë.

"Dita e Kurban Bajramit troket në ndërgjegjen e besimtarit, e rizgjon atë për ta rikthyer te krijuesi, për të marrë dhe kryer obligime që dalin nga porositë e Kuranit dhe porositë e Muhamed Mustafasë. E forcon edhe më ndjenjën e besimit, humanitetin në vepër; zemrën e mbush plot me mëshirë dhe ndjenjë për t'i dalë në ndihmë atij që ka nevojë", u shpreh Tërnava pas faljes së Namazit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Rëndësinë për solidarizim e theksojnë dhe besimtarët myslimanë. Ata thonë se sidomos në ditët si Kurban Bajrami nuk duhet të harrohen të varfrit.

"Është një ditë për t'i mbushur sofrat e atyre që s'kanë dhe ata që kanë të mos i lënë anash ata që s'kanë", vlerësoi njëri nga ata pas faljes së Namazit - mendim ky i ngjashëm me atë të një qytetari tjetër të anketuar:

"Festa e Kurban Bajramit është një festë në të cilën qytetarët e besimit islam, kudo që janë, duhet ta kenë një solidaritet mes vete, të bashkëpunojnë mes vete, në mënyrë që i pasuri të solidarizohet me të varfrin".

Rreth 45 për qind e popullatës në Kosovë vlerësohet se jeton në varfëri, ndërsa 15 për qind prej tyre në varfëri të skajshme. Mirëpo, përfaqësues të skenës politike kosovare, që vizituan gjatë ditës Bashkësinë Islame, u shprehën optimistë për mirëqenie më të mirë sociale për qytetarët e vendit në të ardhmen.

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Hashim Thaçi, tha:

"Kjo është një festë e bashkimit, e unitetit, e solidaritetit, e miqësisë, e vëllazërisë, e dashurisë dhe unë dua të besoj se për Kosovën, për shtetin e Kosovës do të ketë vetëm ditë më të mira e mirëqenie më të lartë sociale".

Thaçi theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ndërfetare në Kosovë. Për forcimin e marrëdhënieve në mes të myslimanëve dhe besimtarëve të fesë katolike, foli dhe Don Lush Gjergji.

"Kemi ardhur që vëllezërve dhe motrave tona, Bashkësisë Islame nga zemra t'u urojmë Kurban Bajramin, me dëshira që festat tona të përbashkëta ta forcojnë edhe më tepër vëllazërinë tonë shqiptare dhe dialogun tonë ndërfetar, i cili e ka një begati, një histori dhe një kulturë shumëshekullore", tha ai.

E marta është ditë zyrtare e pushimit në Kosovë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TËRNAVA: FEJA E PASTËR BËHET THEMEL I VËLLAZËRISË SË FORTË (11.16.2010)
BESIMTARËT FESTOJNË KURBAN BAJRAMIN (11.16.2010)
VOAL-ONLINE IU URON MYSLIMANËVE DHE SHQIPTARËVE KUDO QË JANË ME FAT KURBAN BAJRAMIN ! (11.16.2010)
BASHKIMI EVROPIAN PËRSHËNDET PROPOZIMIN E OPOZITËS PËR HETIMIN E MATERIALEVE ZGJEDHORE (11.15.2010)
PETTIFER: KOSOVA, BASHKIMI EVROPIAN DHE BISEDIMET PËR ÇËSHTJET PRAKTIKE ME BEOGRADIN (11.15.2010)
NËNSHKRUHET "DEKLARATA E PËRBASHKËT E PARTIVE POLITIKE" (11.15.2010)
PARTITË POLITIKE FIRMOSIN DEKLARATËN PËR ZGJEDHJE (11.15.2010)
MARRËDHËNIET MIDIS BEOGRADIT DHE PRISHTINËS FILLUAN TË PËRMIRËSOHEN PARA DISA MUAJVE (11.15.2010)
Lëvizja FOL mbështet deklaratën e z. Sparkes (11.15.2010)
DOLI NURMI 71 I "NACIONAL", GAZETË JAVORE LETRARE, KULTURORE, POLITIKE (11.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]