TETOVË: ARRESTOHET PËR DOSJET ISH ZYRTARI I SIGURIMIT HISEN MUSLIU
E Martë, 11.23.2010, 04:38pm (GMT+1)
Ish zyrtari i sigurimit në Maqedoni, Hisen Musliu është arrestuar mbrëmë në Tetovë, mbi bazën e dyshimeve për pjesëmarrje në fabrikimin e dosjeve për bashkëpunim me shërbimet sekrete.
Muajin e kaluar, deputeti i BDI-së Talat Xhaferi e akuzoi Musliun se ai dhe i biri i tij Rexhep Musliu, janë autorë të katër dosjeve, për të cilat pretendohej se kanë lidhje me zyrtarët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Musliu i pat mohuar akuzat duke pohuar se nuk ka lidhje me dosjet.
Ministria e Brendshme në Shkup e ka konfirmuar arrestimin e ish zyrtarit të sigurimit.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|