E Premte, 04.26.2024, 04:37pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
AAK KUNDËRSHTON REZULTATIN E RAHOVECIT
E Martë, 11.23.2010, 01:04pm (GMT+1)

Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbrëmë kanë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit. Sipas këtyre rezultateve, listës i prijnë kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelal Canziba, të cilët do të garojnë në balotazh. Por Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të hënën ka reaguar duke thënë se kanë gjetur parregullsi, të cilat janë të argumentueshme dhe se kandidati i tyre, Smajl Latifi, ka vota të mjaftueshme për të hyrë në balotazh.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës të hënën ka treguar mospajtueshmëri me rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Rahovecit, të cilat mbrëmë i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Blerim Kuçi, sekretar organizativ i AAK-së dhe shef i shtabit për zgjedhjet në Rahovec, thotë se rezultatet e publikuara nga KQZ-ja nuk përputhen me raportet që dalin nga formularët e përputhjes së të dhënave, formular këta kryesorë që nënshkruhen nga anëtarët e të gjitha partive politike.

Zoti Kuçi thotë se janë gjetur tre formularë nga tri vendvotime, në të cilët figuron se kandidatit të AAK-së për kryetar të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i është zbritur numri i votave të numëruara.

"Në bazë të të dhënave dhe fakteve të argumentuara, del se kandidati i AAK-së, Smajl Latifi, është dëmtuar për 457 vota", thotë Kuçi.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, të cilat i ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelal Canziba, do të garojnë në balotazh.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka thënë se listës së kandidatëve me më së shumti vota për kryetar të komunës së Rahovecit i prin kandidati i LDK-së.

"Lidhja Demokratike e Kosovës, kandidati Ibrahim Kryeziu, 5,211 vota, 28.3 për qind; Partia Demokratike e Kosovës - Xhelal Canziba, 4,952 vota, 26.9 për qind; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Smajl Latifi, 4,740 vota, 25.8 për qind; Aleanca Kosova e Re - Rexhep Oruqi, 3 mijë e 21 vota, 16.4 për qind; Lidhja Demokratike e Dardanisë - Luljeta Kadiri, 473 vota, 2.6 për qind", ka bërë të ditur Daka.

Por, sekretari organizativ i AAK-së, Blerim Kuçi, thotë se pas gjetjes së parregullsive, të cilat, sipas tij, janë të argumentuara, renditja e listës ndryshon dhe se kandidati i AAK-së hyn në balotazh.

"Pas ndryshimeve të argumentuara, rezultati është si më poshtë: Ibrahim Kryeziu nga LDK- 5,370 vota, Smajl Latifi nga AAK- 5,197 vota, Xhelal Canziba nga PDK-5, 029 vota , Rexhep Oruqi nga AKR 3 mijë e 52 vota, Luljeta Kadiri nga LDD 478 vota. Në bazë të këtyre të dhënave të argumentuara, ne kemi kërkuar nga KQZ që t'i pranoj këto ndryshime dhe ndaj përgjegjësve të ndërmerren masa ligjore", thotë Kuçi.

Në anën tjetër, zyrtarët e KQZ-së kanë deklaruar se procesi zgjedhor në Rahovec ka kaluar pa ndonjë parregullsi domethënëse për vetë procesin.

Ndërkaq, kandidatët që, sipas rezultateve preliminare të KQZ-së do të garojnë me balotazh për kryetar të Rahovecit, e kanë vlerësuar procesin zgjedhor dhe rezultatin e arritur.

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Kryeziu, ka thënë se gara ka qenë e fortë:

"Është me rëndësi që LDK-ja në këtë garë ka dalë parti e parë. Ka qenë një garë mjaft sfiduese. Nuk i frikohem balotazhit. Ne do t'i bëjmë të gjitha organizimet që vërtet të mos ketë ndonjë befasi eventuale kur të mbahet balotazhi".

Ndërkaq, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelal Canziba, ka theksuar:

"Ne e dimë që jemi në zgjdhje të jashtëzakonshme, por realiteti është që fushata ka qenë e qetë, demokratike. Por edhe procesi zgjedhor ka shkuar në mënyrë të qetë, "˜fer' dhe demokratike".

Sido që të jetë, zyrtarët e KQZ-së kanë paralajmëruar se Qendra e Numërimit të Rezultateve do t'i shpallë rezultatet pas dy ditësh, pasi që të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, votat e votuesve me nevoja të veçanta dhe të atyre përmes postës. (http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇKA NDIKON TEK ELEKTORATI? (11.23.2010)
XHEMAIL MUSTAFA, INTELEKTUALI TRIM QË PUNOI PËR SHTETINNga IBRAHIM RUGOVA (11.23.2010)
BEOGRAD: MANJAK U TAKUA ME MINISTRIN DAÇIQ (11.23.2010)
RAMA LETËR BERISHËS: OPOZITA ËSHTË TËRHEQUR NGA KËRKESA PËR HETIMIN E FLETËVE TË VOTIMIT (11.23.2010)
IES: BE-KOSOVË SA MË PARË DIALOG PËR VIZAT (11.23.2010)
VJENË: ARIGONA ZOGAJ MUND TË KTHEHET NË AUSTRI (11.22.2010)
SHUARJA E STRUKTURAVE PARALELE (11.22.2010)
"International Herald Tribune": Ç'DUHET BËRË TASH PËR IRAKUN?Nga XHO BAJDEN, nënpresident i Shteteve të Bashkuara (11.22.2010)
RAHOVEC: SIPAS REZULTATEVE PARAPRAKE, LDK DHE PDK NË BALOTAZH (11.22.2010)
ANURADHA KOIRALA HEROINA ECNN 2010 – E ZGJEDHUR ONLINE MIDIS 10 HERONJVE (11.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]