SULMOHET AUTOMJETI I EULEX-it
E Martë, 11.23.2010, 01:10pm (GMT+1)
Persona të panjohur kanë sulmuar një makinë të EULEX-it, derisa makina ishte në lëvizje, ka njoftuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.
Në makinë gjendej një punonjës i EULEX-it, për të cilin Krasniqi tha se ka shpëtuar pa lëndime.
Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke bërë hetime në vendin e ngjarjes, jo larg selisë qendrore të këtij misioni në Prishtinë.
Krasniqi nuk ka dhënë detaje se me çfarë është sulmuar makina.
(http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch
|