E Shtunë, 05.18.2024, 03:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U bënë 10 Vjet nga rënia heroike e strategut ushtarak Agim Ramadani
E Shtunë, 04.11.2009, 11:21am (GMT+1)

Nën patronatin e presidentit të Republikës së Kosovës, Dr Fatmir Sejdiut, sot organizohet aktiviteti kushtuar:   11 prill 2009 dita e rënjës së Heroit të Kosovës Agim Ramadanit dita e dëshmorëve të Luftës së Koshares. 

Aktiviteti do të fillojë me:     

1.       Akademia përkujtimore: Ora : 12.00 Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sporteve.

o   Himni.

o   Fjala e përfaqësuesit të institucioneve shtetërore.

o   Fjala e përfaqësuesit të Veteranëve të luftës.

o   Muzikë okteti me këngë të zgjedhura.

1.       Ekspozita:  Ora: 13.00, Galeria e Arteve.

 

-          Rezyme e shkurtër mbi artin pamor të Heroit Agim Ramadanit.

-          Recital i zgjedhur përshëndetës.

-          Vazhdimi me ekspozitën ( shoqëruar me katalogun e pikturave në foto dhe emërtimet e shpjeguara)

-          Prezantimi i çmimit të artë "Grand Prix" ne ballin të broshurës apo si përkujtimore

-          Kokteji në hollin e ekspozitës.

 

 

 

Agim Ramadani (1964-1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit në Kosovë me më 3 Maj 1964. Shkollimin filor e kreu në vendlindje, të mesmen shkollën teknike në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Përderisa poezitë e tij, sa ishte gjallë i mbetën të shpërndara nëpër revista të ndryshme e në dorëshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e përsonale në Kroaci, ku punoi si ushtarak e në Zvicër, ku jetoj si emigrant politik, mëqe me fillimin e luftës në Kroaci, ai braktisi ish Armatën Jugosllave ku punonte si oficer. Në vitin 1998 pranohet antarë nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.

Ndonëse kishte të rregulluar statusin e emigrantit, Agim Ramadani në vitin 1998, iu përgjigj thirrjës së atdheut dhe u inkuadrua në radhët e Ushtrisë për Çlirimin e Kosovës, duke lënë në Zvicër tre fëmijë dhe gruan.

Gjatë luftës u dëshmua si strateg i lartë dhe udhëheqës i dashur për ushtarët. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me shokët e vet. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare. Pas thyerrjës së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut, ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurrë. Njihet me emrin konspirativ-Katana. Llogaritët si një nga heronjtë më të njohur të historisë së re shqiptare. Në Gjilani para Teatrit Kombëtar i është ngritur një shtatore, në të cilën janë komponuar të gjitha elementet artistike dhe luftarake të Agim Ramadanit-Katanës.Është përfaqësuar në disa leksikone dhe antologji të shkrimtarëve shqiptarë, të botuara pas vitit  2000. Agimi la pas vetes gruan e tij të dashur Shukrie Ramadanin dhe  tre pasardhës, djemt Jetonin e Edonin, dhe vajzën Laurinën.

 



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Unioni i Komoreve njeh pavarësinë e Kosovës (04.11.2009)
Prishtina hedh poshtë akuzat ndaj UÇKsë (04.10.2009)
Lum kush të rronjë, ta shohë zonjë! (04.10.2009)
Italia ua jep lamtumirën e fundit viktimave të tërmetit (04.10.2009)
Gjykata e Lartë pushoi çështjen Rrëshen-Kalimash (04.10.2009)
Një raport për Ballkanin thotë se UÇK-ja kishte burgje sekrete në rajon (04.10.2009)
Skenar i përsëritur në Mitrovicë (04.09.2009)
FMN ul parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë (04.09.2009)
Gambia shteti i 57të që njeh Kosovën (04.08.2009)
Kjo është dita e lavdisë sime të madhe (04.07.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]