E Enjte, 05.02.2024, 01:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Presidenti Obama në ceremoninë për Holokaustin
E Shtunë, 04.25.2009, 07:56am (GMT+1)

Zëri i Amerikës - Kjo javë shënon Ditët Përkujtimore të Holokaustit nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast, ceremoni u zhvilluan në disa vende, përfshirë edhe kongresin amerikan, ku mori pjesë presidenti Barak Obama.

Izraeli mbajti një moment heshtjeje në kujtim të 6 milion hebrenjëve, që humbën jetën gjatë Holokaustit nazist.

Sirenat u dëgjuan kudo, ndërkohë që njerëzit mbajtën dy minuta heshtje. Dhe një tjetër thirrje për reflektim...pastaj Marshimi i Përvitshëm i të Gjallëve filloi aty ku ndodhej kampi i përqëndrimit Aushvic.

Dyert famëkeqe prej hekuri ende mbajnë të shkruar në gjermanisht fjalët "puna ju bën të lirë."

Të mbijetuarit u bashkuan me mijëra të tjerëve nga 40 vende nën flamurin izraelit.

Nën kupolën e ndërtesës së kapitolit në Uashington, të pranishmit nderuan flamujt e divizioneve të ushtrisë amerikane, që çliroi të burgosurit nga kampet e përqendrimit.

Të mbijetuarit dhe njerëzit që i mbrojtën ata ndezën qirinj.

Gjermania naziste dërgoi miliona hebrenj dhe të tjerë në kampe përqëndrimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të burgosurit nga kampet u çliruan nga fundi i luftës.

Edhe sot, emrat Aushvic dhe Treblinka janë sinonim i gjenocidit.

Xhaxhai i presidentit Barak Obama ndihmoi në çlirimin e një prej kampeve të përqendrimit.

Presidenti tha se ata që i çliruan dhe të tjerë që i strehuan hebrenjtë duke rrezikuar veten shërbejnë si shembull për të gjithë.

"Ata na kujtojnë se askush nuk ka lindur shpëtimtar apo vrasës. Këto janë zgjedhje që sejcili prej nesh i bën vetë. Ata na mësojnë se askush nuk mund të na detyrojë të mbetemi pasivë pa miratimin tonë."

Pa përmendur emra, presidenti tha se disa njerëz ende nuk pranojnë se Holokausti ka ndodhur.

Laureati i çmimit Nobel dhe i mbijetuari i Holokaustit Eli Vizel e falenderoi presidentin për bojkotimin e një konferencë të fundit të OKB-së për racizmin ku presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad dënoi krijimin e Izraelit në vitin 1948.

Zoti Obama citoi një statistikë se të mbijetuarit e Holokaustit në Amerikë kishin lindur më shumë fëmijë se hebrenjtë e Amerikës. Ai i bëri thirrje audiencës që të ruante shpresa të tilla


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kushner: Mbështesim kandidimin e Shqipërisë në BE, liberalizojmë vizat (04.24.2009)
Presidenti Sarkozi: Franca mbështet fuqimisht Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (04.24.2009)
Presidenti Sejdiu: Proceset për krime lufte në Serbi janë një farsë (04.24.2009)
Kosovarëve nuk iu lejohet të hyjnë në Luginën e Preshevës (04.24.2009)
Greqia dhe Qiproja nuk mendojnë vendosjen e vetos ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE (04.24.2009)
Kosova në takimin pranveror të FMN e BB, prag anëtarësimi në këto institucione (04.24.2009)
Vatikan: Firmoset Marrëveshja e Mirëkuptimit me Lidhjen Arabe (04.23.2009)
Kryeministri Berisha drejt Francës për t'u takuar me presidentin Sarkozy në Elyzee (04.23.2009)
Klinton nuk takon Jeremiqin, shkak Kosova (04.23.2009)
Plazhi i Jonit i pastruar nga municionet (04.23.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]