E Djelë, 05.19.2024, 06:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PACOLLI RIKANDIDON PËR PRESIDENT
E Mërkurë, 03.30.2011, 05:39pm (GMT+1)

Behxhet Pacolli

Përditësimi i fundit: 30.03.2011 18:33

Zijadin Gashi

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e plotë në lidhje me procedurat e zgjedhjes së zotit Behxhet Pacolli në postin e presidentit të Kosovës, në seancën e 22 shkurtit.

Ashtu siç kishte njoftuar dy ditë më parë, Kushtetuesja ka konstatuar se zoti Pacolli nuk është zgjedhur konform procedurave kushtetuese, andaj edhe nuk është president i Kosovës.

Aktvendimi konstaton se procedimi i zgjedhjes së presidentit pa kundërkandidat paraqet shkelje të nenit 86.6 të Kushtetutës së Kosovës. Po ashtu edhe mungesa e kuorumit prej 80 deputetëve të pranishëm në sallë, është vlerësuar si antikushtetuese.

Në reagimet e para pas këtij vendimi, Behxhet Pacolli ka pranuar në tërësi vendimin e Kushtetueses. Ndërsa ka ndërprerë të gjitha aktivitetet si president i Kosovës, Pacolli është rikandiduar për postin e presidentit, ka bërë të ditur këshilltari i tij, Ibrahim Gashi.

"Konsiderojmë se Kuvendi i Kosovës është i vetmi organ kompetent për të ndërmarrë sa më parë hapat e ardhshëm. Duke konsideruar se do të ketë përsëritje të procedurës së zgjedhjes së presidentit të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se zoti Behxhet Pacolli do të jetë kandidat nga radhët e koalicionit, meqenëse sipas vendimit që pranuam sot nga Gjykata Kushtetuese, zoti Pacolli nuk ka bërë asnjë shkelje kushtetuese", ka theksuar Gashi.

Gjatë ditës, Pacolli ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit ka deklaruar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese do të respektohen, kurse zgjedhja e presidentit, sipas tij, pritet të procedohet në Kuvend qysh javën tjetër.

"Do të plotësojmë këtë agjendë që e kemi para nesh, besoj shumë shpejt, që javën tjetër, si Kuvend i Kosovës, si parti politike, por edhe si partnerë të koalicionit. Koalicioni vazhdon agjendën e vet të plotë shtetërore", ka thënë Thaçi.

Ai ka ftuar edhe opozitën që të luajë rol konstruktiv dhe të marrë pjesë në procedimin e mëtutjeshëm në Parlament të rastit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Njëherësh, Thaçi është shprehur optimist se Parlamenti do të ketë mundësi që të zgjedhë presidentin sipas procedurave kushtetuese.

"Do të bëjmë zgjidhjen e shpejtë kushtetuese, për çka besoj edhe në rolin pozitiv dhe aktiv edhe të opozitës, për çka edhe i ftoj për participim aktiv në jetën demokratike. Kam besim të plotë se do ta kalojmë me sukses këtë aspekt procedural në Kuvendin e Kosovës", ka thënë Thaçi.

Seanca e 22 shkurtit është udhëhequr nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ai ka thënë se nuk ndihet fajtor për shkak se zgjedhja e presidentit cilësohet tani si jokushtetuese, duke sqaruar se stenogramin e seancës e përgatit administrata.

"Unë i kryej përgjegjësitë e mia konform stenogramit që e kam të përgatitur. Unë asnjë shtesë ose mangësi nuk e kam përdorur, përveç asaj që e kam pasur në stenogramin mbi të cilin mbahen seancat plenare",
ka deklaruar Krasniqi.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka pasuar kërkesën e 34 deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të cilët kanë kërkuar interpretimin në lidhje me procedurat e zgjedhjes së zotit Pacolli në postin e presidentit në seancën e 22 shkurtit.

Përveç se e kthen rivotimin për president, Gjykata Kushtetuese ka konstatuar po ashtu se braktisja e seancës, siç ndodhi me opozitën më 22 shkurt, përbën shkelje, ngase për respektimin e kushtetutshmërisë, në Parlament patjetër duhet të ketë të paktën dy kandidatë në garën për president, ndërsa kërkohet që gjatë votimit në sallë të jenë dy të tretat apo 80 deputetë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRASNIQI I KËNAQUR ME VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESEKrasniqi ndërpreu vizitën në Hungari (03.30.2011)
DORËZOHET NË KUVEND VENDIMI I GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
GJYKATA KUSHTETUESE NUK KA ASNJË SUGJERIM PËR INSTITUCIONET (03.30.2011)
THAÇI MENDOHET PËR AAK-në (03.30.2011)
SERVER: VERIU, PROBLEM I MADH PËR KOSOVËN (Intervista e plotë) (03.30.2011)
PACOLLI: RESPEKTOJ VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE (03.30.2011)
KOSOVËS DO T'I KTHEHET REGJISTRI CIVIL DHE DOKUMENTET E KADASTRAVE (03.29.2011)
DORËHEQJE APO SHKARKIM? (03.29.2011)
PROTESTË NË MBROJTJE TË UÇK-së (03.29.2011)
KUMTESË E ALEANCËS PËR ARDHMËRINË E KOSOVËSAAK: PËRGJEGJËSI KRYESOR I SHKELJES SË KUSHTETUTËS ËSHTË HASHIM THAÇI (03.29.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]