U nda nga jeta në moshën 86 vjeçare, Ramiz Alia, ish-diktatori i fundit i Shqipërisë. Ndryshe nga vendet e ish-Lindjes, ku ish-diktatorët u trajtuan si diktatorë, duke marrë dënimin e merituar, në Shqipëri ndodhi krejt ndryshe, ku Ramiz Alia u mbajt gjithnjë në fokus të mediave, për shkak të lidhjeve të krijuara gjatë regjimit komunist me një pjesë të politikës aktuale dhe njerëzve të mediave, pasi edhe sot e kësaj dite në Shqipëri Dosjet kanë mbetur për 20 vjet një çështje tabu dhe ligji i Lustrimit apo i pastërtisë të figurave po ashtu.