E Premte, 05.17.2024, 02:53am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
VAZHDON GJYKIMI NË RASTIN "KLEÇKA"
E Enjte, 12.01.2011, 11:16am (GMT+1)

01.12.2011

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ka vazhduar sot procesi gjyqësor në rastin "Kleçka" ndaj ish-ministrit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës-që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullatës civile gjatë luftës më 1999.

Gjykimi qe shtyrë para dy javësh, për shkak se njëri nga të pandehurit kishte rast vdekje në familjen e tij.

Pala mbrojtëse e Fatmir Limajt, që u përfaqësua nga një avokat ndërkombëtar, ka kërkuar javë më parë që seanca kryesore për të akuzuarit të shtyhet për në muajin shkurt, pasi, sipas avokatit Karim Kan, dokumentet që përmbajnë akuzën, pala mbrojtëse i ka marrë me vonesë dhe nuk kanë pasur kohë për t'i analizuar.

"Dëshmitari kyç në këtë rast ka vdekur. Ne nuk kemi mundësi që ta marrim në pyetje dhe është esenciale që të kërkohen provat bazë", ka thënë Kan, i cili ka kërkuar ndër të tjera edhe raportin e autopsisë dhe raportin e rrethanave të vdekjes së dëshmitarit X, dëshmitë e të cilit kane qenë thelbësore për ngritjen e aktakuzës.

Dëshmitari X apo Agim Zogaj, identitetin e të cilit pas vdekjes e bëri publik EULEX-i, ishte nën programin e mbrojtjes së dëshmitarëve të ofruar nga misioni evropian për sundimin e ligjit.

Dy muaj pas vdekjes së tij, shefi i EULEX-it Ksavier de Marnac ka shkruar një letër të hapur, në të cilën vë në pah se mbrojtja e dëshmitarëve të rëndësishëm gjatë një rasti gjyqësor është standard themelor i çdo vendi bashkëkohor dhe demokratik.

Megjithatë, ai ka potencuar se gjërat nuk janë si duhen në Kosovë e as në Ballkan.

"Të jemi të sinqertë lidhur me këtë, ka pasur shumë raste të vrasjes dhe të kërcënimit të dëshmitarëve ose të frikësimit të familjeve të tyre, jo vetëm në Kosovë ose në Ballkan. Kjo ndodhë edhe në vendet e tjera evropiane. Fatkeqësisht, është realitet i hidhur që nëse duhet të burgosen kriminelët, nëse duhet të arrihet drejtësia, atëherë dëshmitarët duhet të mbrohen, në mënyrë që t'i japin dëshmitë e tyre pa qenë të kërcënuar apo të frikësuar", ka shrkuar në letrën e tij, Marnak.

Letra e tij vjen pas njoftimeve në mediat vendore se "gruaja e Agim Zogajt po përgatit padi ndaj prokurorit të rastit Kleçka, Mauricio Salustro, për shkak të siç thuhet trajtimit jo të mirë të dëshmitarit tashmë të ndjerë".

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA DHE SERBIA KANË BISEDUAR PËR MENAXHIM TË INTEGRUAR TË KUFIRIT (12.01.2011)
KORRUPSIONI: KOSOVA - E FUNDIT NË RAJON, SHQIPËRIA - E PARAFUNDIT (12.01.2011)
REAGON ASHPËR EDHE KONGRESISTI ENGEL PËR PREKJEN E VARREZËS HEBRAIKE TË PRISHTINËS (12.01.2011)
KOSOVË: AMBASADA AMERIKANE DËNON PËRDHOSJEN E VARREZAVE HEBRAIKE NË PRISHTINË (12.01.2011)
HOMAZHET PËR NALTMADHNINË E TIJ MBRETIN LEKA I ZHVILLOHEN NË SALLËN E KUVENDIT TË SHQIPËRISË (12.01.2011)
Të burgosurit dhe të Përndjekurit Politikë të Shqipërisë mesazh ngushëllimiNALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA I, BURRË I LARTË DHE LUFTËTAR I PAEPUR I SHQIPËRISË ETNIKE (12.01.2011)
SHUHET MBRETI I SHQIPTARËVE LEKA I: KRYEMINISTRI BERISHA SHPALL TË SHTUNËN DITË ZIJE KOMBËTARE (11.30.2011)
INSTITUCIONET E KOSOVËS NGUSHËLLOJNË FAMILJEN MBRETËRORE (11.30.2011)
ALEANCA KUQ E ZI: ËNDËRRA E NALTMADHNISË SË TIJ LEKA ZOGU I, BASHKIMI I TË GJITHË SHQIPTARËVE, DO TË VIJOJË (11.30.2011)
PDIU: NALTMADHNIJA E TIJ MBRETI LEKA ZOGU I MISHËRONTE IDENË E BASHKIMIT KOMBËTAR (11.30.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]