E Premte, 05.17.2024, 06:34am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

Presidenti Topi merr mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI

PAPA BENEDIKTI XVI: URIMET MË TË MIRA PËR PAQE DHE PËRPARIM PËR VITIN E RI 2012, VIT I 100  VJETORIT TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË


E Enjte, 12.29.2011, 09:04am (GMT+1)


Voal-online - TIRANË, 29 DHJETOR 2011 - Presidenti i Republikës së Shqipërisë Prof. Dr. Bamir Topi mori dje një mesazh nga Shenjtëria e Tij, Papa Benedikti XVI me rastin e kremtimit të Ditës së 45-të Botërore të Paqes, e cila do të festohet më 1 janar 2012.

Nunci Apostolik në Shqipëri, Arqipeshkv Ramiro Moliner Inglés i dorëzoi Kryetarit të Shtetit shqiptar në prag të Vitit të Ri mesazhin papnor, që hapet me këto fjalë: "Fillimi i Vitit të Ri, dhuratë kjo e Hyjit për njerëzimin, më nxit t'u drejtoj të gjithëve, me besim dhe dashuri të madhe, një urim të veçantë për kohën që kemi përpara, me qëllim që ajo të jetë konkretisht e shënuar prej drejtësisë dhe prej paqes."

Më tej Ati i Shenjtë, u drejtohet para së gjithash të rinjve duke u paraqitur mesazhin e "një perspektive edukuese" me bindjen se ata "me entuziazmin dhe idealizmin e tyre, mund të ofrojnë një shpresë të re për botën. Duhet t'u kumtohet të rinjve vlerësimi dhe vlera pozitive e jetës, duke ngjallur tek ata dëshirën për ta përdorur jetën në shërbim të së mirës."

Mesazhi papnor u drejtohet: "edhe prindërve, familjeve, të gjithë atyre që janë angazhuar në fushën edukuese, formuese, si dhe përgjegjësive në sfera të ndryshme të jetës fetare, shoqërore, politike, ekonomike, kulturore dhe të komunikimit". "Në detyrën për të edukuar të rinjtë për drejtësinë e paqes, të gjithë jemi të angazhuar personalisht" thekson Ati i Shenjtë.

Papa Benedikti XVI e mbyll mesazhin e tij duke i shprehur Presidentit Topi "urimet më të mira për paqe dhe përparim për Vitin e Ri 2012, vit në të cilin Shqipëria do të kremtojë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së saj".

(http://www.president.al)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHENJA POZITIVE PËR EKONOMINË AMERIKANE (12.29.2011)
VV PARALAJMËRON BLLOKIMIN E VENDKALIMEVE KUFITARE (12.28.2011)
SHQIPTARËT NË VERI TË MITROVICËS BLLOKOJNË RRUGËN (12.28.2011)
SHQIPTARËT PROTESTOJNË PËR FLAMUR NË TUZ (12.28.2011)
SHTEPIA E BARDHË KËRKON RRITJEN E KUFIRIT TË BORXHIT (12.28.2011)
SERBISË S'DO T'I IMPONOHET NJOHJA E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
MUSTAFA: JO TRAJTIM TË VEÇANTË PËR VERIUN E KOSOVËS (12.28.2011)
AAK: SHËRBIMET ILEGALE NUK JANË SHUAR (12.28.2011)
SERBIA KUNDËR DEMILITARIZIMIT TË LUGINËS SË PRESHEVËS (12.27.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]