E Premte, 04.18.2014, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RTK: SHBA NUK TËRHIQEN NGA KOSOVA
E Martë, 01.03.2012, 11:19am (GMT+1)

Washington, 3 janar - Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO janë të zotuara të mbajnë numrin rreth 6 mijë ushtarë në Kosovë për sa kohë të jetë e nevojshme në mënyrë që të ruajnë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në gjithë territorin e Kosovës, përfshirë veriun, kanë deklaruar për RTK-në burime në Washington.

Kjo çështje është diskutuar dhe vendosur në fund të tetorit në takimet e ministrave të jashtëm dhe atyre të Mbrojtjes të aleancës së NATO-s.

Është thënë më se njëherë nga zyrtarë amerikanë se pjesëtarët e forcave të NATO-së në Kosovë ‘bashkë kanë hyrë dhe bashkë do të dalin’, dhe se tërheqja nuk bëhet në mënyrë individuale.

Në këtë fazë nuk mund të flitet për një tërheqje të njëanshme të forcave amerikane nga Kosova, forca këto që përbëjnë kurrizin e sigurisë së pranisë ushtarake të KFOR-it.

Megjithatë, përderisa nuk kishte shpërthyer dhuna në veri të Kosovës, NATO kishte planifikuar shkurtimin e forcës së KFOR-it edhe për 2,500 ushtarë, mirëpo ky plan është stopuar për një kohë të pacaktuar.

Prania ushtarake amerikane në Evropë është pjesë e zotimit strategjik afatgjatë amerikanë për sigurinë evropiane dhe në këtë kontekst shihet edhe prania ushtarake amerikane në Kosovë. Si pjesë e kësaj strategjie, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zotuara për integrimin e vendeve të Ballkanit në institucionet Evro-Atlantike, duke e bërë atë pjesë të bërthamës dhe sigurisë evropiane.

Dje agjencia e lajmeve NOA kishte njoftuar se me dije se në kuadër të reduktimeve në Pentagon, SHBA kishin paraparë mundësinë e tërheqjes së ushtrisë amerikane nga Kosova. Ky paralajmërimin kishte shkaktuar reagime tek shqiptaro- amerikanët. (koha)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LIGA QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE PARAQET ARGUMENTET PËR MBAJTJEN E PRANISË AMERIKANE NË KAMPIN BONDSTEEL (01.03.2012)
NGJARJET QË I DHANË TONIN VITIT 2011 NË SHQIPËRI (01.02.2012)
KRYEBASHKIAKU I NJU JORKUT I DËNON SULMET (01.02.2012)
NDËRRON JETË ISH PRESIDENTI GLIGOROV (01.02.2012)
PËRPLASJE GJATË SHKATËRRIMIT TË XHAMISË NË KINË (01.02.2012)
IRANI BËN PROVA ME DY RAKETA ME RREZE TË GJATË VEPRIMI (01.02.2012)
URA LIDHËSE - DANIMARKA MERR PRESIDENCËN E RADHËS NË BE (01.02.2012)
LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: E DËSHTUAR APO E PANISUR (01.01.2012)
DIALOGU I VJETMË: SA KA FITUAR DHE HUMBUR KOSOVA, SA KA FITUAR DHE HUMBUR SERBIA (01.01.2012)
VITI 2012 - VIT SFIDASH (01.01.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2014  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 
::| Hot News
AMBASADORI ARVIZU - KORRUPSIONI NË SHQIPËRI, SFIDA MË E VËSHTIRËKomente të ambasadorit amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, mbi gjendjen e korrupsionit dhe informalitetit
KOSOVA NUK ËSHTË E PËRGATITUR T'I MBAJË ZGJEDHJET NË QERSHOR
SHBA MBËSHTET OPERACIONET E UKRAINËS KUNDËR SEPARATISTËVE
OBAMA PUTINIT: LARGOJI TRUPAT NGA UKRAINA!
HUMAN RIGHTS WATCH - POLITIKANË TË RËNDËSISHËM KOSOVARË DO TË AKUZOHEN NË VERË
SHBA - PUTINI T'I NDALË PËRPJEKJET PËR DESTABILIZIM TË UKRAINËSNënpresidenti Joe Biden më 22 prill do ta vizitojë Ukrainën
STANDARD AND POOR'S E PËRMIRËSON PARASHIKIMIN PËR SHQIPËRINË
EURODEPUTETJA PACK - SHQIPËRIA MERITON STATUSIN KANDIDAT, POR RESPEKTOJINI INSTITUCIONET
LETËR PRESIDENTIT OBAMA DHE SEKRETARIT TË SHTETIT JOHN KERRYNË SHQIPËRI NË 23 VJET PASDIKTATURË ËSHTË KRIJUAR NJË SISTEM SOVJETIKO-MAFIOZNga ELIDA BUÇPAPAJ
NATO - PROVA FOTOGRAFIKE TË MOBILIZIMIT RUS

 
VOAL
[Shko lart]