E Shtunë, 04.27.2024, 01:55am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
La Repubblica: Kontroll ndërkombëtar Gazës ?
E Shtunë, 01.03.2009, 11:10am (GMT+1)

3 janar - Në ditën e shtatë lufta e Izraelit kundër Hamasit në fakt ka ngecur në baltë. Vrasja e liderit politik të nivelit të parë të organizimit si sheiku Nizam Rayad është një goditje serioze ndaj një duhëheqjeje të Hamasit të çorientuar dhe ilegale. Por nëse mendojmë një çast, nuk është asgjë më shumë se një "vrasje me shenjestër" si dhjetëra të tjera përgjatë viteve që janë venë në jetë kundër grupeve terroriste armike të Izraelit. Veprime për të cilat Izraeli nuk ka hyrë kurrë në një luftë të përgjithësuar kundër armiqve si është duke bërë tani kundër Hamasit. Nëse mësymja ushtarake do të ketë një kuptim do të jetë se ajo do të ndërrojë në mënyrë strukturore rrezen e veprimit ndaj kërcënimit të Hamasit ndaj Izraelit, duke e reduktuar kështu rrezen strategjike të veprimit. Ja pse shumë analistë ushtarakë një vërshim tokësor (le të shohim si dhe kur) do të gjykohet si e pashmangshme. Me të gjitha rreziqet që paraqet. Kryeministri Olmert ia ka shpjeguar nëpërmjet Livnit Sarkozisë se kur të ketë një armëpushim me Hamasin lind nevoja për të parashikuar një formë të kontrollit ndërkombëtar mbi Hamasin në Gaza. Çfarë ka në mendje Olmert ende nuk bëhet e ditur; por këmbëngulja është e qartë. Një armëpushim do të bëhej qesharak se një çast pas tij Hamasi rimerrte lëshimin e qoftë të një rakete mbi Izraelin. Ja pse Olmert mendon se një prani ndërkombëtare jo brenda Gazës, por rrotull Rripit të Gazës, e aftë t'ia garantojë Izraelit një zonë jastëk të sigurisë. Nëse Hamas do të shkelte paktin, atëherë do të lëshonte raketa Qassam jo vetëm kundër izraelitëve, por edhe kundër bashkësisë ndërkombëtare, kundër vendeve që mund të bënin pjesë në këtë mision. Olmert ua ka bërë të ditur tashmë Amerikës, Rusisë, Francës dhe BE-së se do të firmosë një armëpushim nëse do të respektohen 4 pika: pushim total i lëshimit të raketave kundër Izraelit, ndalje e sulmeve terroriste përgjatë kufirit, dhënien fund të kontrabandës së armëve drejt Hamasit duke i çmontuar tunelet. Pika e katër është pikërisht kjo, krijimi i një "mekanizmi", i një "misioni", i një "force të paqes" që garanton armëpushim ditën që ai arrihet. Për të arritur në këtë situatë, Hamas duhet dobësuar përfundimisht, çka mund të bëhet vetëm nëpërmjet bombardimeve ajrore. Por ndoshta pa një pushtim tokësor, Izraeli nuk do të arrinte të ndryshonte në mënyrë strategjike domethënëse ekuilibrin e forcave. Ja pse, mjerisht, shumëkush mendon se kjo luftë në Gaza do të ketë një faqe të re të përgjakur, atë të pushtimit tokësor./Voal-online.



Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në vitin 2008 u vranë 62 gazetarë (12.30.2008)
Jakup Krasniqi: Mund të kërkojmë hise në Luginën e Preshevës (12.27.2008)
Ish i përndjekuri Letër të Hapur Ambasadorit Uidhërs (12.24.2008)
LDK-JA DREJT NJË FILLIMI TË RI APO DUKE VAZHDUAR TË TATËPJETËN (12.17.2008)
U inagurua VOAL-online - VOAL ose misioni vizionar i medias së shkruar elektronike (12.11.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]