E Premte, 05.10.2024, 01:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SKËNDER HYSENI: NIKOLIQI APO TADIQI, PËR KOSOVËN NJËSOJ
E Hënë, 05.21.2012, 12:24pm (GMT+1)

21.05.2012

Fitorja e Tomislav Nikolliq, nga Partia Përparimtare Serbe në garën për president të Serbisë, nga komentet e para në Prishtinë, vlerësohet se nuk do të ndryshojë shumë politikën e këtij vendi në raport me Kosovën.

Ndërsa nga qeveria aktuale e Kosovës nuk ka ende komente, ish-ministri i jashtëm Skender Hyseni, thotë se nuk duhet të jetë prioritet dhe as shqetësim i Kosovës se kush është president i Serbisë.

Në raport me Kosovën, edhe presidenti i deritashëm Boris Tadiq ka udhëhequr politika të mentalitetit ballkanik, pavarësisht se në opinionin ndërkombëtar mendohej se ai po luante një politikë demokratike, thotë Hyseni.

"Nuk e besoj që karshi Kosovës do të ketë ndonjë ndryshim substancial në qasje, sepse bindja ime gjithherë ka qenë që presidenti Tadiq ka qenë evropian në Bruksel, por në Beograd dhe në Ballkan ka qenë ka qenë shumë ballkanas. Sidomos karshi Kosovës ka qenë po aq ballkanas sa edhe pararendësi i tij, me një dallim të vogël që ky nuk i ka përdorë armët, ndërkaq ai që ka shkuar i ka përdorur edhe armët kundër Kosovës".

"Unë nuk dua të paragjykoj që Kosova do ta ketë shumë më vështirë me këtë apo atë president sepse se çfarë do të jenë raportet e Kosovës me Serbinë, varët në rend të parë nga vet Kosova", tha Hyseni.

Kosova fatkeqësisht nuk po sillet si shtet, dhe kjo e bën më të lehtë që të manipulohet nga politikat e Serbisë, thotë Hyseni.

Ndonëse nuk mund të jetë indiferente, Kosova nuk duhet ta ketë prioritet udhëheqësinë në Beograd, vijon Hyseni.

Ai, po ashtu thotë se në Evropë ka hezitime të shumta në lidhje me Nikolliqin.

"Ka një paragjykim të skajshëm në Evropë përgjithësisht ndaj presidentit të zgjedhur Nikolliq. Unë megjithatë, një mendje më thotë, se me këtë president edhe Evropa edhe Ballkani do t'i kenë gjërat pak më të qarta. Do ta dinë pak më qartë se ku qëndrojnë", vlerësoi Hyseni.

Gjatë ditës mbase mund të pritet që të ketë reagime edhe nga qeveria dhe institucionet tjera të Kosovës.

Duke e shpallur fitoren në selinë e partisë së tij, Nikolliq tha se Serbia nuk do të largohet nga rruga evropiane, si dhe do ta mbrojë popullin në Kosovë.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UJI MINERAL SHËRUES I DEÒªANIT DERDHET NË LUMBARDH (05.21.2012)
MOSMARRËVESHJA E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË, PENG I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI (05.21.2012)
PRESIDENTI, FAJON: SHQIPËRIA TË MOS I PËRSËRISË GABIMET E SË KALUARËS (05.21.2012)
ZHVILLOHET SAMITI I ÒªIKAGOS, BERISHA U PRIT NGA OBAMA E RASMUSEN (05.21.2012)
LUGINA E PRESHEVËS NUK VOTON NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË SERBISË (05.20.2012)
GREQIA MERR VENDIM PËR DËBIMIN E GAZETARIT SHQIPTAR NIKO AGO (05.20.2012)
MENDUH THAÇI: TENDENCË GROTESKE E MAQEDONISË PËR T'I NXIRË SHQIPTARËT (05.20.2012)
ALEANCA KUQ E ZI NË ROGOZHINË, SPAHIU BËN THIRRJE PËR TË LARGUAR QEVERINË (05.20.2012)
OSBE HAPI TË GJITHA VENDVOTIMET E SERBISË NË KOSOVË (05.20.2012)
LIQENI I FIERZËS PËRMBYT FSHATIN, SITUATË EMERGJENTE (05.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]