E Djelë, 04.28.2024, 05:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
TRAGJEDI NË HIMARË, AUTOBUSI ME STUDENTE BIE NË GREMINË
E Hënë, 05.21.2012, 04:38pm (GMT+1)

HIMARË - Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme pranë urës së Vishës, në Himarë, ku një autobus me studente të Universitetit "Aleksandër Xhuvani", dega letërsi, që dyshohet se ishin të gjitha vajza, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një greminë rreth 80 metra të thellë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, autobusi me studentë po udhëtonte nga Elbasani drej Sarandës. Dëshmitarët deklarojnë se autobusi është me targa të Elbasanit (El 2274 B) ndërsa autoambulancat, zjarrfikësit dhe forcat e shumta të policisë kanë mbërritur në vendngjarje disa minuta pas aksidentit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se paraprakisht mendohet për 12 viktima dhe rreth 25 studente të plagosur, të cilët janë nxjerrë nga autobusi të ndihmuar nga udhëtarë të rastit. Mësohet se ka qenë një autobus me turistë grekë ai që i ka dhënë ndihmën e parë, studenteve të përfshirë në aksident. Në vendngjarje ka mbërritur tashmë një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa një tjetër është nisur drejt Himarës.

Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, 12 trupa të pajetë ndodhen në morgun e qytetit, 25 studente të tjera u transportuan në spital me plagë të rënda.

Korespondenti i News 24 Andrea Kola raporton se autobusi me të cilin udhëtonin studentet është rrëzuar në aksin Sarandë-Himarë, mes fshatit Vuno e Himarës. Ai sqaron se studentet shkonin në Sarandë për pushime tre ditore, ndërsa dëshmon se terreni ku ka rënë autobusi është i vështirë dhe rruga tepër e ngushtë.

Ndërsa Shefi i Zjarrfikësve, Dilaver Laci ka deklaruar për News 24 se, "terreni ku ka rënë autobusi është shumë i vështirë dhe distanca është e madhe". Për pasojë, sic tha ai, aksidenti mund të ketë pasoja shumë të rënda.

POLICIA: 25 STUDENTË TE PLAGOSUR DREJT SPITALIT
Ora 17:21- Rreth orës 16.15' të ditës së sotme është marrë informacion se në aksin rrugor Vlorë- Himarë, në vendin e quajtur Qafa e Vishës, një autobus me targë El 2274 B, me të cilin po udhëtonin disa studentë ka dalë nga rruga.
Menjëherë, drejt vendngjarjes janë nisur forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Vlorë, të Repartit Delta Force dhe të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore për të dhënë ndihmën e nevojshme dhe për të menaxhuar situatën.
Duke vlerësuar ngjarjen e ndodhur, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është ngritur grupi i punës për menaxhimin e situatës. Ndërkohë drejt vendngjarjes janë nisur helikopterë të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Shëndetësisë, si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Aktualisht në vendin e ngjarjes nga strukturat e Policisë së Shtetit po bashkëpunohet dhe me strukturat e Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, si dhe me strukturat e shëndetësisë.
Deri në këto momente janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt ambienteve spitalore 25 studentë.
Strukturat e Policisë së Shtetit të pranishme në vendngjarje po punojnë për t'i dhënë ndihmën e nevojshme të dëmtuarve nga kjo ngjarje dhe transportimin e tyre drejt ambienteve spitalore, si dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident të rëndë.

NISHANI DHE BURGAJ NISEN DREJT VENDIT TË NGJARJES
Ministri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj janë nisur drejt vendit të ngjarjes, me një helikoper të Minsitrisë së Brendshme. (bw)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JAHJAGA FTON NIKOLIQIN TË VENDOSIN RAPORTE FQINJËSORE (05.21.2012)
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT: 6 ZYRTARË TË MINISTRISË SË TURIZMIT KANË SHPËRDORUR DETYRËN (05.21.2012)
BASHKIMI EVROPIAN: SERBIA FITOI NJË MANDAT PËR INTEGRIM EVROPIAN (05.21.2012)
SKËNDER HYSENI: NIKOLIQI APO TADIQI, PËR KOSOVËN NJËSOJ (05.21.2012)
KUÇI: KOSOVA NUK NDIKOHET NGA ZHVILLIMET NË SERBI (05.21.2012)
UJI MINERAL SHËRUES I DEÒªANIT DERDHET NË LUMBARDH (05.21.2012)
MOSMARRËVESHJA E TRANSMETIMIT TË ENERGJISË, PENG I BISEDIMEVE KOSOVË-SERBI (05.21.2012)
PRESIDENTI, FAJON: SHQIPËRIA TË MOS I PËRSËRISË GABIMET E SË KALUARËS (05.21.2012)
ZHVILLOHET SAMITI I ÒªIKAGOS, BERISHA U PRIT NGA OBAMA E RASMUSEN (05.21.2012)
LUGINA E PRESHEVËS NUK VOTON NË ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË SERBISË (05.20.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]