E Hënë, 05.20.2024, 06:36pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
DIPLOMACIA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ËSHTË E FALIMENTUAR (E plotësuar me tekstin e plotë të botuar nga Gazeta Shqiptare)
Publikohet letra e ambasadorit Gilbert Galanxhi për gjendjen e ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Uas

E Shtunë, 03.09.2013, 08:40am (GMT+1)




Në një kohë kur qeveria e Tiranës paguan miliona dollarë në vit për kompanitë lobuese, misionet zyrtare diplomatike të Republikës së Shqipërisë edhe në vendet më të fuqishme të botës janë në krizë mbijetese.

Top Channel publikon një dokument zyrtar të ambasadës shqiptare në SHBA, ku zbulohet se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike.

Letra, që mban firmën e ambasadorit Gilbert Galanxhi, i drejtohet sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gazmend Turdiut, por paralelisht ka shkuar për dijeni edhe te kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit i Jashtëm Edmond Panariti.

"Pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t'ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. E thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. Është "˜larje duarsh si Ponc Pilati', në një farë mënyre duke na thënë: "˜këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni'", shkruan ambasadori shqiptar në SHBA.

Më tej kreu i misionit diplomatik në Uashington vijon të denoncojë me tone të forta situatën, gati të turpshme të ambasadës shqiptare në shtetin më të fuqishëm të botës.

"Ju kujtoj se Ambasada në Uashington DC, një nga ambasadat më të rëndësishme të shtetit shqiptar, është lënë pa shofer, pa sekretarë teknikë dhe pa pastruese. Besoj se do të mbetet rast unikal që një ambasadë në Uashington nuk ka shofer", vijon letra.

"Në mënyrë të pakuptueshme, politikisht e diplomatikisht të pajustifikuar, "˜është vënë karroca përpara kalit'. Fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në SHBA. ??? për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto, veprimet arithmetikore nuk dalin) ??? apo për të punuar e përfaqësuar interesat e Shqipërisë në SHBA? Praktikisht, ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së "halleve" tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta", shton ambasadori Galanxhi.

Në buxhetin e vitit 2013 qeveria shqiptare ka parashikuar 176 mijë dollarë për qeratë e ambasadës në SHBA. Por, siç zbulon letra, pagesat faktike për qeranë e zyrave dhe banesës së ambasadorit dhe tre diplomatëve janë 15 mijë e 437 dollarë në muaj.

Kjo do të thotë se kostoja faktike vjetore e qerave është 185 mijë dollarë, ose mbi 9 mijë dollarë më shumë se fondi i akorduar nga qeveria. Në këtë pikë, ambasadori Galanxhi pyet në letër:

"Mungojnë përafërsisht 9.250 USD Nga t'i gjejë ambasadori të cilin e ngarkoni me përgjegjësi ligjore për tejkalim të buxhetit? Mos vallë duhet të hapim ekonomi ndihmëse???".

Prej dy vjetësh ndërtesa e ambasadës shqiptare në SHBA qëndron e mbyllur për rikonstruksion. Por edhe pse afati i lejes së rikonstruksionit që kanë dhënë autoritetet amerikane po skadon, qeveria ende nuk ka kontraktuar kompaninë për të nisur punimet.

Për dietat dhe udhëtimet buxheti vjetor i ambsadës është 2.500 dollarë, ndërkohë që shpenzimet faktike vetëm për dy muajt e parë të vitit kanë qenë 2.488 dollarë.

Ambasadori zbulon se i mbeten vetëm 12 dollarë, me të cilat duhet të mbulojë lëvizjet në SHBA për 9 muajt e mbetur të vitit, të ndjekë aktivitetet vjetore të Protokollit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë, për shoqërimin e presidentit apo kryeministrit në Nju Jork, si dhe për vizitat dypalëshe reciproke të mundshme, pa përmendur faktin që gjatë kësaj kohe i duhet të paraqesë edhe kredencialet në Republikën Domenikane.

Situata dramatike financiare e ka detyruar ambasadën të mos kryejë as kontrollin e detyrueshëm vjetor për tre makinat e saj. "Makina nr. 1 dhe makina nr. 2 kanë nga një fener të thyer, të cilat nuk mund t'i zëvendësojmë se kushtojnë 1.600 dollarë me çmimin më të lirë. Mundohemi të shmangim në maksimum lëvizjet natën, që të mos gjobitemi", shkruan ambasadori.

Më tej letra zbulon të tjera fakte tronditëse, mes të cilave edhe atë se përtej detyrimeve të papaguara ndaj biznesit vendas, qeveria shqiptare është bërë borxhlie e keqe edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

"Ju dhe Drejtoria e Financës duhet të zgjidhni "hallet" e ambasadave duke ofruar alternativa të logjikshme dhe, më kryesorja, të realizueshme. Nuk mendoj se është zgjidhje alternativa që më dhatë vitin e kaluar, që "˜të mos paguaj qeratë në dhjetor se s'ka para' dhe "˜turpin le ta mbajë qeveria'. Më thoni, ky "˜udhëzim' mbetet i vlefshëm edhe për vitin 2013???", pyet ambasadori.

Pas analizës së detajuar të buxhetit, në fund ambasadori Galanxhi, me tone ironike, i drejtohet sekretarit të përgjishëm Turdiu me një kërkesë dëshpëruese:

"Ju lutem më autorizoni me shkrim, z. Sekretar i Përgjithshëm, që të mos dal nga zyra, ose më saktë, të mos dal nga rezidenca, pasi në jetën reale, me minus një mijë dollarë, nuk mund të bëhet asgjë".

Qeveria financon kompanitë seksere

Por, teksa diplomacia zyrtare e Shqipërisë vuan krizë mbijetese, një tjetër diplomaci, ajo seksere po lulëzon me paratë e buxhetit. Qeveria shqiptare paguan me paratë e qytetarëve dy kompani për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Të dyja kompanitë, tashmë të njohura për publikun, "Podesta" dhe "Patton Bogs" kanë marrë nga buxheti i shtetit vetëm për vitin e fundit 1 milion e 520 mijë dollarë, sipas dy marrëveshjeve respektive.

Vetëm vlera e këtyre dy kontratave është sa 7.1 për qind e totalit të buxhetit që merr Ministria e Jashtme, ose më shumë se 10 për qind e të gjitha fondeve që qeveria paguan për të mbajtur në këmbë gjithë shërbimin diplomatik të Shqipërisë anembanë botës.

Nëse krahasohet me buxhetin që merr ambasada në krizë që Shqipëria ka në SHBA, fatura e dy kompanive është disa herë më e lartë. Por 1.5 milionë dollarët që i janë paguar kompanive "Podesta" dhe "Patton Bogs" i përkasin vetëm vitit të fundit, pasi që pas vitit 2008 këto dy kompani kanë përfituar miliona dollarë nga buxheti i shtetit.

Shërbimi diplomatik shqiptar është në krizë, ndërsa buxheti paguan miliona dollarë për kompanitë lobuese, të cilat bëjnë makiazhin diplomatik të qeverisë në Uashington. Vetëm pak javë më parë qeveria pagoi 800 mijë dollarë për një kontratë me kompaninë "Patton Bogs".

Sipas marrëveshjes, me ngjyrime të forta politike, mes të tjerash "Patton Bogs" angazhohet që në vititn 2013 të lobojë në sallonet e politikës amerikane për qeverinë shqiptare, të sigurojë intervista pozitive të zyrtarëve shqiptarë në mediat amerikane, t'i trajnojë ata për këto intervista, të ndërhyjë në media përpara se ato të publikojnë lajme kritike për qeverinë, si edhe të sigurojë studime pozitive për arritjet e qeverisë nga universitetet dhe institutet më në zë të Amerikës. Në terma financiarë, diplomacia seksere ia ka kaluar shërbimit zyrtar diplomatik.

Teksa ambasada në Uashington nuk ka para për të paguar sigurimet e punonjësve, qeranë e diplomatëve apo dhe fenerat dhe karburantin e automjeteve, dy kompani lobimi thithin nga buxheti 1.5 milionë dollarë, plus qindra mijëra dollarë të tjera shpenzime, të cilat edhe këto u paguhen me paratë e qytetarëve shqiptarë.

-

Ambasadori i Shqipërisë në SHBA: MPJ-së i ka ngelur ora në vitin "˜92

TIRANË - Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Ame-rikës ndodhet në krizë mbijetese, praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të plotë për të siguruar jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike. "Gazeta Shqiptare" boton sot të plotë letrën që mban firmën e ambasadorit Gilbert Galanxhi, drejtuar në datën 3 mars 2013, Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme, Gaz-mend Turdiu, paralelisht për dijeni edhe kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Jashtëm, Edmond Panariti, ku bëhen publike e gjitha situata e rënë. Kopje e kësaj letre u bë publike dje nga TCH.

AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
LËNDA: Mbi buxhetin 2013 të Ambasadës së R.SH në SHBA
DREJTUAR: Sekretarit të Përgjithshëm, Z.Gazmend Turdiu
PËR DIJENI: Kryetarit të Këshillit të Ministrave, Z.Sali Berisha; Ministrit të Punëve të Jashtme, Z. Edmond Panariti; Zv/Ministres së Punëve të Jashtme, Znj. Edith Harxhi; Zv/Ministrit të Punëve të Jashtme, Z.Selim Belortaja; Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse të MPJ, Znj.Ilda Dega; Drejtorisë së Përgjithshme të Amerikave, Azisë dhe Afrikës, Z.Ilir Boçka

ZOTI SEKRETAR I PËRGJITHSHËM


Pasi jam njohur me Planin e Buxhetit për vitin 2013 për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe me qarkoren e zbatimit të planit të buxhetit Nr. Prot.3163, dt 11.2.2013, dërguar nga ju kam analizuar me përgjegjësi të plotë politike, diplomatike, administrative, financiare dhe ligjore, Planin e Buxhetit për vitin 2013 për Ambasadën e R.Sh në Washington DC (SHBA), dhe mund t'ju them me bindje që në fillim që ky buxhet është fiktiv dhe i parealiziueshëm; e thënë ndryshe është përcjellje, ngecje e përgjegjësisë nga Ju tek Ambasadori, është "larje duarsh si Ponc Pilati", (besoj është e njëjta situatë me të gjithë Ambasadat), në njëfarë mënyre duke na thënë "këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni".

Z.SEKRETAR I PËRGJITHËM,


Duke vlerësuar se prioriteti nr.1 i Ambasadës ëhstë plotësimi i detyrave dhe funskioneve themelore të përfqësimit diplomatik të ambasadës së republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

Duke vlerësuar se elementi "buxhet" është përcaktues për të gjithë ecurinë dhe mbarëvajtjen e punës së përfaqësimit diplomatik (pra nuk është thjeshtë një ushtrim aritematike);

Duke patur parasysh se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëhen nga 50 shtete, ku diaspora shqiptare është e përqëndruar minimalisht në 9-10 shtete nga më kryesore e SHBA-së (Ilionois, Ohio, Michigan, Massachusetts, Connecticut, New jork, New Jersey, Virgina, Florida, Washington DC etj) dhe me një kontribut të paçmuar për çështjen kombëtare shqiptare; dhe me të cilën duhen mbajtur dhe fuqizuar kontaktet në interes të kombit dhe të ardhmes;

Duke patur parasysh se jam i akredituar si Ambasador edhe në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, si dhe në Republikën e Panamasë (pres të akreditohem edhe në Republikën Domenikane);

Duke patur parasysh se jemi vend vëzhgues i përhershëm në Organizatën e Shteteve të Amerikës;

Duke pasur parasysh se as nuk jeni konsultuar dhe as nuk keni marrë në konsideratë faktorët realë të kostos së jetesës dhe shërbimeve në SHBA;

Duke konstatuar se as aritmetikisht përllogaritjet tuaja nuk përputhen me realitetein e këtushëm;


Duke ju kujtuar se nuk keni planifikuar asnjë dollarë të vetëm për ambasadën për të punuar;

Duke mos dashur të bëj asnjë shkekje të dispozitave financiare e ligjore të cilat na i kujtoni në zbatim të ligjit Nr.9936,

dt.26.6.2008, "Mbi menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shëipërisë" që ngarkon me përgjegjësi Ambasadorin si Nëpunësi Autorizuar i Nivelit të Dytë;

Me keqardhje konstatoj se:
1.Konceptimi i planifikimit të buxhetit dhe për më tepër i menaxhimit të tij është fare anakronik (thuajse ora ka ngeklur në vitin 1992), shumë larg konceptit bashkëkohor të parimeve të menaxhimit të buxhetit (devolvet budgetin: me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë e titullarit të cilit i jepet një buxhet i caktuar), si dhe një hap i madh prapa krahasuar me praktikën (kurajoze dhe bashkëkohore) të vendosur 2-3 vite më parë nga Sekretari i atëhershëm i Përgjitshëm, z.Ferit Hoxha.

2. Në mënyrë të pakuptueshme dhe politiksht dhe diplomatikisht të pajustifikuar "është vënë karroca para kalit", fatkeqësisht është harruar fare se pse kemi ambasadë në SHBA:??? për të paguar faturat e detyrueshme (edhe për këto veprimet aritmetike nuk dalin)??? apo për të punuar dhe përfaqësuar intersat e R.SH në SHBA? Praktikisht Ambasadat janë kthyer në funksion të zgjidhjes së "halleve" tuaja apo të Drejtorisë së Financës, kur duhet të jetë krejtësisht e kundërta. Ju dhe Drejtoria e Financës duhet të zgjidhni "hallet" e Ambasadave duke afruar alternativa të logjikshme dhe më kryesorja të realizueshme. Nuk mendoj se është zgjidhje altrenativa që më dhatë vitin e kaluar që "të mos paguaj qeratë në dhjetor sepse s'ka para" dhe "turpin le ta mbajë qeveria". Ky "udhëzim" mbetet i vlerëshëm edhe për vitin 2013???

3. Duke mirëkuptuar vështirësitë që keni por duke ju kujtuar gjithshtu përgjegjësinë që keni, ju lutem Sekretar i Përgjithshëm të më tregoni se në cilin zë të Planit të Buxhetit që keni dërguar janë planifikuar shpenzimet për aktivitetet punës (qoftë dhe një aktivitet të vetëm)??? Ju kujtoj se për aktivitetet për festimin e 100-vjetorit të Pavarësisë të vitit 2012, Ambasadës së R.SH në SHBA i keni dërguar vetëm 0 (zero) US$.

Ju kujtoj gjithashtu se Ambasada në Washington DC (nga ambasadat më të rëndësishme të shtetit shqiptar) është lënë pa shofer, pa sekretare teknike, pa pastruese.

Ju kujtoj gjithashtu edhe vështirësinë reale të përfaqësimit (nënkupto: mospërfaqësimit), dinjitoz nga mospasja në funsksion të ndërtesës së Ambasadës së R.Sh në Washington DC. U bënë dy vjet që ndërtesa e Ambasadës (pronë e shtetit shqiptar) qëndron e mbyllur në pritje të rinovimit. Nga muaji maj i vitit 2012 ka hyrë në efekt / është siguruar leja e punimeve nga bashkia e Washington DC por me veprimet dhe mosveprimet tuaja (jeni Kryetar i Grupit të Punës dhe Kryetar i Komisionit të Prokurimeve për këtë projekt) akoma nuk keni identifikuar/për-zgjedhur dot një kompani që të fillojë punimet kur leja e punimeve skadon në maj 2013 (ka me qindra që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Washington DC).

4. Teknikisht, buxheti 2013 për Ambasadën e R.SH në SHBA është fare i paarsyeshëm, i pakonsultuar, i bazuar mbi një aritmetikë diletante dhe fiktive, dhe si i tillë është i parealizueshëm. Udhëzimet që na vijnë herë pas here nuk e zgjidhin aspak problemin, përkundrazi shpesh ato janë konfuze, kontradiktore dhe të pajustifikuara (duke lëvizur zërat sa nga një vend në tjetrin "për të nxjerrë dhjamë nga pleshti", ekstremisht burokratike dhe mund të them edhe fyese për autoritetin e titullarit të përfaqësisë diplomatike.

Për të ilustruar sa më sipër po sjell në vëmendjen tuaj vetëm disa shembuj teknikë dhe konkretë:

a) Zëri: Qera

Planifikuar në buxhetin 2013: 176.000 USD

Pagesat faktike për qeranë e zyrave, banesës së Ambasadorit dhe tre diplomatëve: 15.437 USD/muaj x 12 muaj = 185,244 USD
Mungojnë përafësisht 9.250 USD. (Nga t'i gjejë Ambasadori të cilin e ngarkoni me përgjegjësi ligjore për tejklalim të buxhetit? Mos vallë duhet të hapim ekonomi ndihmëse?)

b) Zëri: Dieta-udhëtime (ku futet edhe hoteli, etj)

Planifikuar në buxhetin 2013: 2.500 USD

Shpenzime faktike vetëm për periudhën 01 janar - 28 shkurt 2013: 2.488 $ (një shërbim vajtje-ardhje brenda ditës në Nju Jork me makinë për të kursyer sado pak krahasuar me vajtjen me avion; ju kujtoj që nuk kam as shofer dhe udhëtimi vajtje-ardhje varion nga 10-12 orë; besoj do të mbetet rast unikal që një ambasadë në Uashington DC nuk ka shofer, plus paraqitja e letrave kredenciale në Meksikë)

Teprojnë: 12 $, me të cilat do të më duhet të mbuloj shpenzimet për paraqitjen e Letrave Kredeneciale në Republikën Domenikane, si dhe të mbuloj të gjitha shpenzimet e tjera për periudhën 01 mars-31 dhjetor 2013 për lëvizjet në SHBA, për të ndjekur aktivitetet vjetore të Protokollit të Shtetit dhe të Shtëpisë së Bardhë, për shoqërimin e Presidentit/Kryeministrit në Nju Jork, për vizitat dypalëshe reciproke të mundëshme, etj.(?!?!?!)

c) Zëri: Shpenzime për automjetet

Planifikuar në buxhetin 2013: 6500 $ (këtu keni futur: Sigurimin e detyrueshëm vjetor, karburantin, mirëmbajtjen, gomat, taksat rrugore, parkimin, gjobat)

Shpenzime faktike:
- Për sigurimin e detyruar: 3 makina x 1800 $ = 5 400$ (+ 5% rritje vjetore e çmimit që aplikohet)
- Goma: një palë goma + montim + kolaudim = 820 $
- Karburant/vaj: 758 $ nga viti 2012 (periudha nëntor-dhjetor për ndjekjen e aktiviteteve dhe festimeve të komunitetit shqiptar me rastin e 100 -vjetorit të pavarësisë: faturat paguhen gjithmonë në muajin pasardhës)
- Karburant janar 2013: 280 $
- Mirëmbajtje /kontrolli vjetor për tre makina (nuk është bërë, por është i detyrueshëm për t'u bërë)
- Makina nr.1 dhe makina nr.2 kanë muaj që kanë nga një fener të parë të djegur dhe nuk ka fond për t'i zëvendësuar (kushtojnë 800 $ x 2 = 1 600$ me çmimin më të lirë) Mundohemi të shmangim në maksimum lëvizjet natën që të mos gjobitemi.
Aktualisht, konsiderohen të shpenzuara përafërsisht: 7500 $

Domethënë, me -1 000 $ ambasada duhet të përballojë shpenzimet për periudhën 01 mars-31 dhjetor 2013; duke përfshirë këtu shpenzimet për karburant, zëvendësimin e fenerëve të djegur, mirëmbajtjen, parkimet, etj., etj. Ju bëj me dije se distanca nga rezidenca në Ambasadë është rreth 40 km (vajtje-ardhje); nga Ambasada në Kongres është rreth 5 km; nga Ambasada në Departamentin e Shtetit është rreth 2.5 km, etj., etj. dhe nuk mund të bëhen në këmbë. Besoj nuk ka vend për më shumë koment.

d) Zëri: Sigurimet shëndetësore planifikuar në buxhetin 2013: 35 000 $ (5 000$ më pak se në 2012) nga mungesa totale e konsultimit me Ambasadën, nuk është marrë parasysh fakti se:
- Çdo vit ka një rritje prej 5% të primit të sigurimit (që aktualisht është bazik dhe për çdo vizitë fare të thjeshtë paguajmë individualisht 'co-payment' ngaqë është më i liri i mundshmi)
- Diplomatja Migena Nuri është shtatzënë dhe do të ketë shpenzime ekstra, si dhe do të ndryshojë paketa e sigurimit për të.
- Diplomati Anton Koliqi është martuar dhe do të ndryshojë paketa e sigurimit nga individuale në familjare.

Z.Sekretar i Përgjithshëm,

Siç duket qartë nga argumentimet e mësipërme, aritmetika e llogjikshme nuk të lë shteg për manovrime dhe në kushtet aktuale ky buxhet si edhe udhëzimet e qarkoret tuaja nuk ofrojnë zgjidhje, ato veçse e përkeqësojnë situatën. Në mënyrë që të mos bëj shkelje të dispozitave financiare e ligjore në zbatim të Ligjit Nr.9963, datë 26.06.2008 "Mbi menaxhimin e Sitemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë " që ngarkon me përgjegjësi Ambasadorin si Nënpunës i autorizuar i nivelit të dytë, lutem më autorizoni me shkrim, z.Sekretar i Përgjithshëm, që të mos dal nga zyra ose më saktë që të mos dal nga rezidenca, pasi në jetën reale me -1000 $ (minus një mijë dollarë) nuk mund të bëhet asgjë.

Z.SEKRETAR I PËRGJITHSHËM


Duke besuar se gjithmonë ka një zgjidhje nëse ka vullnet për ta gjetur atë (where is a will, there is a way) do t'ju isha shumë mirënjohës që për hir të mbarëvajtjes së punës dhe përfaqësimit dinjitoz të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (në Washington DC - kryeqytetin e botës) të rishikonit alo-kimin/aktualizimin e buxhetit për vitin 2013 për Ambasadën në Washington DC. Ju garantoj gjithashtu se mbetem i hapur për çdo konsultim e bashkëpunim për të gjetur zgjidhjen e duhur. Duke shpresuar në mirëkuptimin Tuaj,

AMBASADORI,
Gilbert Galanxhi



www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
STUDIUESIT: PJESËMARRJA E GRAVE NË VENDIMMARRJE - FORMALEStudimet e fundit kanë vërejtur se qytetarët shqiptarë i votojnë masivisht gratë kandidate, por partitë politike nuk kanë besim tek gratë (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - PËR GRATË E DHUNUARA LUFTA VAZHDON (03.08.2013)
Radio Evropa e Lirë - BURRAT PËR TË DREJTAT E GRAVE! (03.08.2013)
SHQIPTARËT PROTESTA TË QETA NË MAQEDONI - TË GJITHË PJESËMARRËSIT NËN MOSHËN 16 VJEÇAREProtesta është ndjekur nga dhjetëra media ndërkombëtare (03.08.2013)
FATMIR LIMAJ NË ARREST SHTËPIE (03.08.2013)
SHKOLLI I FEMRAVE NË SHQIPËRI - DHUNA NDAJ TYREShumica e studentëve, mbi 65 për qind e tyre, janë femra dhe shumica e tyre janë me rezultate shumë herë më të mira se meshkujt (03.08.2013)
TRACEY ANN JACOBSON - ASOCIACIONI I KOMUNAVE ME SHUMICË SERBE DO TË JETË NË PËRPUTHJE TË PLOTË ME KUSHTETUTËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS (03.08.2013)
THAÇI NJOFTON PËRFAQËSUESIT E BEsë NË KOSOVË LIDHUR ME DIALOGUN (03.07.2013)
DITA E MËSUESIT PO SHËNOHET NË KOSOVË (03.07.2013)
DAÇIQ - ËSHTË GËNJYER KUR ËSHTË THËNË SE KOSOVA ËSHTË SERBI (03.07.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]