E Premte, 05.10.2024, 03:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Danas - ZBULOHET DOKUMENTI PËR NORMALIZIMIN E MARRËDHËNIEVE KOSOVË-SERBI?

E Hënë, 03.11.2013, 11:59am (GMT+1)



Beograd, 11 mars - Versioni i punës për marrëveshjen kornizë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilën e ka parë gazeta serbe "Danas", ndër të tjera parasheh që "të dyja palët të kenë marrëveshje të mira fqinjësore të bazuara në mosndërhyrjen në çështjet e brendshme dhe në respektimin e ndërsjellë të integritetit territorial".

Të dyja palët duhet të "bien dakord se anëtarësimi i tyre në Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare nuk nënkupton vërtetimin sipas të drejtës ndërkombëtare", dhe se të dy palët angazhohen "për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura nën patronazhin e Bashkimit Evropian".

"Danas" , siç transmeton telegrafi, nga shumë burime e ka konfirmuar vërtetësinë e përmbajtjes së këtij dokumenti, të cilin Christoph Heusgen - këshilltari special për Marrëdhënie Ndërkombëtare i Kancelares, Angela Merkel - në shkurt të këtij viti ia ka dorëzuar nënkryetarit të Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Berlin.

Nga fondacioni "Konrad Adenauer" kanë thënë për të përditshmen serbe se bëhet fjalë për idenë e tyre që në bashkëpunimin e grupeve të juristëve dhe politikanëve shqiptarë e serbë, thuktë të analizohen të gjitha temat që marrëveshja për normalizimin e raporteve duhet të përmbajë në rrethanat aktuale. Dokumentin e punës fondacioni në janar ia ka dorëzuar Heusgenit. Deri tash nuk ka konfirmim zyrtar nëse ky bashkëpunëtor i besueshëm i kancelares Merkel do të jetë në delegacionin i cili që nga data 16 e deri më 19 mars do të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Siç kanë sqaruar jozyrtarisht për "Danas", versioni i punës së marrëveshjes për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka të bëjë me dinamikën dhe përmbajtjen e negociatave në Bruksel, edhe pse në mesin e tyre ka ngjashmëri, sidomos kur është fjala menaxhimin e integruar të kufirit, zyrës për ndërlidhje etj.

Versioni i punës për normalizimin e raporteve parasheh që "të dy palët të futen në negociata për caktimin e pikëkalimeve të reja kufitare, si dhe në përmirësimin transportit rrugor, ajror dhe hekurudhor midis dy territoreve".

Sipas dokumentit, të dyja palët duhet "reciprokisht të zotohen për të ngritur zyra ndërlidhëse në selitë e qeverisë" dhe se "do të kërkojnë bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet komunave dhe komuniteteve, nxitje të vëllazërimit të komunave dhe marrëdhënieve reciproke, për të lehtësuar lirinë e lëvizjes në mes të komuniteteve fqinje" - në mënyrë që të "reduktohen barrierat".

Në një prej dispozitave është parashikuar që secila palë "të respektojë të gjitha bashkësitë nacionale (pakicat) në territorin e vet, të garantojë mbrojtje të të gjitha të drejtat të tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare, veçanërisht nëpërmjet promovimit të arsimit, kulturës, fesë, dhe gjuhës së komunitetit nacional". Këtu përmenden "organet e zgjedhura në mënyrë demokratike të pakicave kombëtare ose forma të tjera të përfaqësimit të tyre në të dy anët, të cilat duhet të kontribuojnë në zgjidhjen e çështjeve praktike të mbrojtjes së pakicave kombëtare".

Dokumenti parashikon që edhe Prishtina e edhe Beogradi që synojnë të futen në BE, "të respektojnë parimet e decentralizimit dhe koordinimit të punëve për harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-së". Të dyja palët në marrëveshje duhet të angazhohen që "reciprokisht do të mbështesin përpjekjet për të qenë anëtare të BE-së", dhe që "nën patronazhin e OKB-së zgjidhen të gjitha mosmarrëveshjet e tyre, vetëm nëpërmjet mjeteve paqësore, pa kërcënim ose përdorim të forcës".

Sipas draft-dokumentit, Prishtina dhe Beogradi duhet të "vazhdojnë të sillen me bindjen se asnjëra palë nuk mund të përfaqësojë palën tjetër në marrëdhëniet ndërkombëtare, e as të veprojë në emër të saj, dhe se autoriteti i tyre është i kufizuar vetëm në territorin e tyre".

Marrëveshja, siç propozohet, duhet të hyjë në fuqi pas nënshkrimit nga përfaqësuesit e të dy palëve, ndërsa versioni anglez i tekstit konsiderohet si i vetmi për interpretim.


www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KUVENDI SHQIPTAR - SHTATË MASAT URGJENTE PËR LUGINËN E PRESHEVËS (03.11.2013)
ALBUMI JETËSOR I AZEM HAJDARIT (Fotogaleri me rastin e 50 vjetorit të lindjes) (03.11.2013)
ARRESTOHET KRYETARI I BASHKISË SË KAVAJËS (03.11.2013)
FUSHATA ZGJEDHORE NË MAQEDONI (03.10.2013)
Koha Ditore - AMINSTI PËR KRIMINELËT E VERIUT (03.10.2013)
Radio Evropa e Lirë - DYKUPTIMËSIA E ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE SERBE (03.10.2013)
EULEXi KËRKON BASHKËPUNIMIN E SERBËVE PËR KAPJEN E 'SULMUESVE' (03.10.2013)
VETËVENDOSJA AKUZON - 18 ZYRTARË TË LARTË TË PDKsë KANË PROBLEME ME LIGJIN (03.10.2013)
IDE BIZNESI DHE TRAJTIMI I PUNËTORËVE (03.09.2013)
DAÇIÇ - THAÇI MUND TË SHKOJË NË VERI VETËM I ARMATOSUR (03.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]