E Djelë, 05.19.2024, 07:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MEDIA - PUNËTORËT NGA KOSOVA I PRET SKLLAVËRIA NË KATAR

E Enjte, 09.05.2013, 10:17am (GMT+1)


PRISHTINË - Një shkrim i portalit "Balkanist" ka bërë publike të dhëna shokuese për punëtoret që shkojnë për të punuar në shtetin e Katarit, si shtëpiake.

"Balkanist" ka shkruar se Bosnja dhe Maqedonia kanë nënshkruar një marrëveshje problematike me Katarin dhe duket se një gjë të tillë do ta bëjë këtë muaj edhe Kosova. Por, me çfarë do të ballafaqohen punëtorët ballkanas kur të arrijnë në emiratin e pasur?

Katari, që është një nga vendet më të pasura të botës, vazhdon të rekrutojë shtetase të Bosnjës dhe Maqedonisë, për të punuar dhe jetuar në mirëmbajtës shtëpie që shpesh janë karakterizuar si një skllavëri moderne.

Politikanët nga Bosnja, Kosova dhe Maqedonia nuk i kanë adresuar këto probleme tashmë të ditura, por i kanë thënë publikut të tyre se Katari është një vend i shkëlqyeshëm për të punuar dhe krejtësisht i sigurt për punëtorë, shkruan "Balkanist".

"Ankthi i punëtoreve zakonisht fillon kështu: Punëtorja që do të punësohet në të ardhmen nënshkruan për një pagë mujore. Pasi të mbërrijë, ia zvogëlon rrogën. Dhe, përderisa ndodhet në Katar, zakonisht është e pamundur të bëhet diçka tjetër, pos të pranohet rroga e vogël. Ajo nuk mund ta lëshojë vendin pa lejen e punëdhënësit. Punëtorët nuk mund ta lëshojnë vendin, të gjejnë banesë, ta lënë punën, të hapin llogari bankare ose të marrin një patentë shoferi pa lejen e sponsorit të tyre. Ky lloj shfrytëzimi zhvillohet nën sistemin Kafala, ku punëtori është pronë e punëdhënësit. Po ashtu, nëse e punësuara dëshiron të ikë për shkak të abuzimit fizik dhe rrogës së vogël, viza e saj automatikisht bëhet e pavlefshme dhe praktikisht shndërrohet në person ilegal që mund të ballafaqohet edhe me burgim", ka shkruar "˜Balkanist'.

Në Katar nuk kanë hezituar as t'i vrasin të punësuarat. Madje, thuhet se një punëdhënës e ka vrarë me thikë kuzhine punëtoren e tij.

"Si shumë punëtore në Katar, M. ka punuar për të mbështetur familjen e saj. Pas vrasjes së saj, ata kanë vendosur që nuk kanë zgjidhje tjetër pos të pranojnë "˜diyya'-n ose "paratë e gjakut". Jeta e M.-së ishte vlerësuar 40 mijë dollarë - më pakë se gjysma e GDP-së së Katarit për kokë banori. Vrasësi i saj ka bërë vetëm tre vjet burgim", thuhet në shkrim.

Vendimi për të çuar gra nga Ballkani në Katar për punë pa dyshim se është influencuar nga papunësia e madhe në këto vende. Bosnja, Kosova dhe Maqedonia kanë papunësinë më të lartë në Evropë. Por, një influencë tjetër është rritja e shteteve të Gjirit në Ballkan. Katari ka investuar mjaft para në rajon.

Debati se cilat janë shtëpiaket më të mira është obsesion në Katar dhe një temë e preferuar në vilat me kondicionerë. Por, çështja e shtëpiakeve nga Evropa ka qenë edhe kontroverse në Katar. Disa media lokale kanë raportuar se gratë e Katarit druajnë se martesat e tyre dhe stabiliteti social mund të kërcënohet nga "femrat e bukura evropiane".

Denisa Magliq Sarajliq, zëvendësministre për Çështje Civile thotë se Katari paraqet "mundësinë më të mirë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës për punësim jashtë vendit".

Sredoje Novic, ministër për Çështje Civile pajtohet me zëvendësen e tij, duke thënë se Katari është më i sigurt se të gjitha vendet tjera.

"Arsyeja që e kemi nënshkruar këtë kontratë është që të mbrojmë punëtorët nga Bosnja dhe Hercegovina nga situatat negative me të cilat ballafaqohen duke kërkuar punë në vendet tjera", ka thënë ai.

Në Kosovë, zëvendësministri i Punës, Fatmir Shurdhaj, thotë se Qeveria ka bërë përpjekje maksimale për të siguruar se punëtorët e parë do të arrijnë në Doha në fillim të vitit 2014.

Vendet ballkanike kanë dështuar që të nxjerrin garanci për të siguruar gratë e Bosnjës dhe Maqedonisë që të mos përfundojnë të paguara më pak, të eksploruara, të abuzuara ose të vdekura.

Sipas El-Awlawya Manpower Recruiting Agency në Doha, boshnjakët dhe maqedonët do të paguhen minimalisht 190 dollarë në muaj.

Kosova është ende duke negociuar kushtet e "˜shtëpiakeve' të tyre me Katarin me shpresë se nuk do të jetë pasive ashtu si vendet fqinje.

Filipinet, Nepali dhe Indonezia kanë bërë përpjekje që të ofrojnë një nivel të mbrojtjes për punëtorët e tyre në Katar. Por, sipas "Balkanist", kur Kamboxhas i ishte ofruar që të nënshkruajë marrëveshje të ngjashme, kishte thënë jo.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SOT PËR HERË TË FUNDIT DREJTON NJË MBLEDHJE TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE (09.05.2013)
MANASTIR - SHTËPIA E KONGRESIT TË ALFABETIT ËSHTË LËNË NË MËSHIRË TË FATIT (09.05.2013)
Konkurrueshmëria, Shqipëria bie në renditjeWORLD ECONOMIC FORUM - SHQIPËRIA NË VENDIN E 95, HUMBET 6 POZICIONE, MES VENDEVE TË RAJONIT LË PAS VETËM SERBINË (09.04.2013)
KOSOVË - SHOQËRIA CIVILE KRITIKON GJYKATËN KUSHTETUESE PËR VENDIMIN NDAJ LIGJIT MBI AMNISTINË (09.04.2013)
AMBASADORJA BUKURIJE GJONBALAJ MORI PJESË NË AUDIENCËN E PAPËS FRANÇESKU - I KËRKOI ATIT TË SHENJTË BEKIMIN E TIJ DHE NJOHJEN E KOSOVËS SË PAVARUR E SOVRANE (09.04.2013)
NIS DIALOGU KOSOVË-SERBI PËR ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË MENAXHUAR TË KUFIRIT DHE DOGANAVE TË KOSOVËS (09.04.2013)
Radio Evropa e Lirë, JAMES HOOPER - KOSOVA MODEL PËR NDËRHYRJEN NË SIRI, POR ME SYNIM TJETËR (Intervistë) (09.04.2013)
NË PRANVERË KOSOVA FILLON TË PËRFITOJË NGA FONDET EVROPIANE (09.04.2013)
PRESIDENTI KROAT IVO JOSIPOVIÇ NESËR FILLON VIZITËN NË KOSOVË (09.04.2013)
Koha Ditore - KLINIKA E VDEKJES NË GJAKOVË (09.04.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]