E Mërkurë, 05.15.2024, 03:07pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
U MBLODH KUVENDI I RI I SHQIPËRISË

E Hënë, 09.09.2013, 05:42pm (GMT+1)


Berisha jep dorëheqjen. Basha mbledh grupin parlamentar: Opozitë e fortë e moderne. Rama të hënën vizitë në Bruksel

Në Shqipëri u mblodh sot pasdite, në seancën e tij të parë, parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit, i cili kontrollohet nga e majta. Të djathtë, pas 8 vitesh në pushtet, deklaruan sot se do të jenë një opozitë e fortë dhe moderne që do të kontrollojë hap pas hapi qeverinë e re dhe mbajtjen nga ana e saj të premtimeve të bëra. Ndërsa kryeministri Sali Berisha dha sot dorëheqjen e tij dhe të qeverisë së vet, duke i hapur rrugë procedurave për kabinetin e ri që do të drejtohet nga zoti Rama.
 
Seanca e parë e parlamentit të ri si4 pritej zgjati pak. I vetmi vendim i saj do të ishte ngritja e komisionit të verifikimit të mandateve, për t'u mbledhur më pas nesër për zgjedhjen e drejtuesve të vet. Kryetari i parlamentit do të jetë udhëheqësi i Lëvizjes socialiste për Integrim Ilir Meta. Seanca e sotme do të duhej të drejtohej, sipas rregullores, nga kryeministri Sali Berisha, duke qenë se është deputeti më i vjetër në moshë. Por ai ka refuzuar ta bëjë këtë, pasi sipas tij shumica e re erdhi në pushtet me premtime mashtruese. Zoti Berisha dha sot formalisht dorëheqjen nga drejtimi i qeverisë, në mesditë, pasi doli nga mbledhja e grupit parlamentar të partisë së tij që për herë të parë u drejtua nga kryetari i ri Lulzim Basha.
 
Ashtu si dhe zoti Rama gjatë tetë viteve në opozitë, edhe ai, duke qenë kryetar i Bashkisë, do të drejtojë në distancë grupin e tij në parlament. Zoti Basha premtoi një opozitë të fortë e moderne, të ndryshme nga modeli I opozitës socialiste theksoi ai: "Ne fillojmë një opozitë të re, përballë një shumice që është votuar me një program antireformist, populist dhe etatist, tipik për të majtat e vjetra asistencialiste të viteve gjashtëdhjetë, të tejkaluara prej kohësh nga të majtat e reja europiane. Nuk do të jemi opozita e baltës, e spekulimeve, shpifjeve apo dhunës verbale. Do të jemi opozita e fakteve, opozita e gjykimeve të shëndosha, opozita e arsyes. Ne do t'i përmbahemi vlerave të guximit, etikës dhe klasit që karakterizon kulturën politike të qendrës së djathtë".
 
Ndërsa tha se të djathtët nuk  tremben asnjë lloj verifikimi nga ana e shumicës së re të akteve të ndërmarra gjatë qeverisjes së tyre, zoti Basha, akuzoi të majtën se ka vjedhur e blerë vota për të tjetërsuar rezultatin, duke deklaruar se prioritet do të jetë monitorimi i premtimeve të bëra: "Dëshiroj ta garantoj në emrin tuaj qeverinë e re, se ne nuk do t'i japim paqe asnjë minutë, për sa u takon mbajtjes prej saj të premtimeve. Kush tërhiqet nga premtimet, duhet të përballet me pasojat".
 
Një vend të vecantë në fjalën e zotit Basha zuri vlerësimi maksimal për 8 vitet e qeverisjes Berisha, ndërsa premtoi se në opozitë do të japin të gjithë mbështetjen për procest e integrimit europian, e jo duke e bllokuar atë sic bëri e majta, u shpreh ai.
Por sot, nga ana e tij kryeministri I ardhshëm Edi Rama premtoi përshpejtimin e procesit të integrimit ndërsa njoftoi një vizitë në Bruksel duke do të takohet me drejtuesit e të gjithë institucioneve europiane: "Është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, është momenti për të mos lënë që treni i Europës të vazhdojë të largohet prej nesh, por për ta kapur atë një orë e më parë dhe për të hyrë në një fazë të re të procesit të integrimit europian".
 
Zoti Rama do të vizitojë Brukselin të hënën dhe të martën e ardhshme e pritet të ketë takime dhe në selinë e Natos, organizatë në të cilën Shqipëria është anëtare. Vizita në Bruksel realizohet në një kohë kur brenda javës pritet që qeveria e zotit Rama të nisë zyrtarisht punën. Që sot në mbrëmje, pas mbledhjes së parlamentit, të majtët do të dërgojnë te kreu I shteti kërkesën për zyrtarizimin e zotit Rama si kryeministër. Sapo të firmoset dekreti që ngarkon zotin Rama për formimin e qeverisë së re, do të paraqitet të presidenti edhe përbërja e kabinetit të ri. Të majtët presin që këto procedura të mbëyllen me shpejtësi në mënyrë që të mërkurën të nis prezantimi dhe debate mbi programin e qeverisë së re dhe të enjten të bëhet votimi i saj.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVË - ARRESTOHEN DY ZYRTARË TË LARTË TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË (09.09.2013)
ENDE PA MARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË (09.09.2013)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA NDËRSHTETËRORE KOSOVË-SHBA PËR KORPUSIN E PAQES (09.09.2013)
BERISHA TEK PRESIDENTI, JEP DORËHEQJEN SI KRYEMINISTËR - I VJEN RADHA QEVERISË SË RE (09.09.2013)
NGA MESNATA KOSOVA MBYLLI KUFIRIN PËR TË GJITHA PRODHIMET MAQEDONASE (09.09.2013)
KOSOVA DHE SERBIA U MUARËN VESH PËR TELEKOMUNIKACIONIN DHE ENERGJINË (09.09.2013)
SOT KOSOVA BËHET PJESË E KORPUSIT AMERIKAN TË PAQES (09.09.2013)
KOSOVË-SERBI, ÇËSHTJET E ZGJEDHJEVE KOMUNALE NË KOSOVË, TË TELEKOMUNIKACIONIT DHE ENERGJISË DISKTUTOHEN SONTE NË BRUKSEL (09.08.2013)
KOSOVA BLLOKON MALLRAT NGA MAQEDONIA (09.08.2013)
Sot - Dita Ndërkombëtare e Shkrim-LeximitNË KOSOVË JANË MBI 50 000 ANALFABETË KLASIKË (09.08.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]