E Premte, 05.10.2024, 11:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR

E Martë, 09.10.2013, 10:17am (GMT+1)




TIRANË - Kreu i ri i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka deklaron se PD-ja është në proces zgjedhjesh brenda saj pas humbjes së 23 qershorit dhe se ai vetë është i komanduar nga kryetari Basha për të drejtuar grupin e PD-së. I ftuar në rubrikën "Opinion" me gazetaren Ola Bruko në "News24", Paloka pranoi se kishte kundërshtime brenda grupit për mënyrën e zgjedhjes së tij, por që morën sqarimet e duhura, për shkak të situatës jonormale pas 23 qershorit. Paloka pranoi se ka ambiciet e tij në politikë, ndërsa tha se në opozitë ndihet mirë, pasi natyra e tij është më tepër opozitare.

Zoti Paloka, zgjedhjen tuaj në krye të grupit të PD e ka kundërshtuar vetëm zoti Olldashi?

Nuk ka pse të habiten njerëzit kur ka debate. Dje zgjidhëm ngërçin e krijuar me statusin. Nuk u zgjodh kryetari, edhe mund të ishte zgjedhur. Por Këshilli Kombëtar do të vendosë për zgjedhjen e kryetarit. Mund të kemi ndryshime në statut. Do fillojnë të gjithë procedurat për zgjedhjet në PD.

Ne mbledhjen e këshillit kombëtar çfarë do të ndodhë?

Do të ndodhin të gjitha ato që kanë ndodhur përherë, do zgjidhen kryetarët e seksioneve, kryesitë e seksioneve. Degët, kryetarët e degëve. Të gjitha janë siç kanë qenë. Në statut nuk ka ndryshuar asgjë, u gjet vetëm kjo zgjidhje që të mos shkelet statuti.

Pse pranuat të jeni kryetar i komanduar, shpresoni të qëndroni në këtë post?

Ndjehem i vlerësuar, falënderoj të gjithë ata që ma dhanë këtë mundësi. Eshtë përgjegjësi e madhe dhe unë e kam ndjere peshën e kësaj përgjegjësie edhe këto ditë. Më tepër kam menduar a do t'ja dal dot, dhe të mos zhgënjej militantët e PD-së. Më tepër kam ndjerë peshën e kësaj përgjegjësie, sesa marrjen e një posti në PD. Unë jam themelues i PD-së kam 20 vjet, kam edhe unë ambiciet e mija politike. Kush hyn në politikë hyn për ideale, sidomos në kohën kur ne hymë, në '90, por e përsëris kushdo që hyn në politikë ka dhe ambiciet e tij. Ambiciet duhet të përshtaten pastaj. Gjithmonë mbetet në dorë të atyre që përzgjedhin.

Juve kush ju përzgjodhi?
I vetmi institucion legjitim në PD është kryetari Basha. I vetmi institucion legjitim që mund të ma bënte këtë propozim ishte zoti Basha, i cili është konsultuar. Nuk ekzistojnë forumet sot. Kur ka dhënë dorëheqjen zoti Berisha ka dhënë dorëheqjen edhe kryesia. Pas zgjedhjeve ne jemi detyruar të bëjmë një analizë për humbjen e zgjedhjeve. Në bazë të kësaj analize do zgjidhen dhe funksionarët e PD-së.

Emrat tuaj, ju zonja Tabaku, zoti Halimi, Strazimiri mbeten preferencialë të zotit Basha apo jo?
Mua do më vinte mirë të isha i preferuar i zotit Basha, por më vjen mirë që jam i preferuar nga militantët e PD-së. Detyrimet më kryesore i kam ndaj tyre.

Ambicia juaj shkon deri aty sa ju të dëshironi të jeni kryetar i grupit të PD edhe pas mbledhjes se këshillit kombëtar?
Sigurisht këtë do ta vendosin strukturat.

Çfarë lloj opozite do të bëni ju zoti Paloka?
Politikën e partisë kryesisht e përcakton kryetari i partisë bashkë me forumet. Por edhe personalisht, duke ditur që do të përballesha me mediat, për fat të mirë çdo fjalë që kisha menduar u tha nga zoti Basha. Ne do të jemi një opozitë ndryshe, luajale, që nuk do ta bazojë luftën e saj tek shpifjet. Ata që bënë opozitën dje sot janë nëpër gjyqe për shpifje. Një pjesë të dënuar apo që priten të dënohen. Do të jemi opozitë e argumenteve dhe fakteve. Nuk do të jemi opozitë që në rastet kur nuk ka argumente dhe fakte përdor dhunën. Kjo nuk do të thotë që do të jemi një opozitë e heshtur dhe e mbyllur që do të thotë vetëm po. Do të jemi bashkëpunues në rast se iniciativat e mazhorancës do të jenë në interes të shqiptarëve. Do të jemi ashpërsisht kundër çdo veprimi tjetër që do të sjellë pasoja për shtetin shqiptar. Të gjitha gjasat janë që të ndodhë kjo e dyta. Pa hipur mirë në karrigen e kryeministrit zoti Rama ka shpalosur vizionin e tij, e ka nisur me spastrimin e ndërtimeve të bregdetit, ai ka inat të ndërtojnë pa leje de me leje ata që nuk janë klientët e tij. Rama kur u bë ministër kulture pati një luftë të vogël me pronarët e ish kinema Republikës. Bëri një luftë të madhe që kjo kinema të mos prishej, në momentin që u bë kryetar bashkie kjo kinema u prish dhe u ndërtua një pallat. Koço duhet të ketë vend ku të ndërtojë dhe Rama po i pastron vendin. Sot Rama është në momentin kur po shikon ëndrra me pushtet. Dhe shikon ëndrra të bukura, por këto ëndrra ne do t'ja kthejmë në makth nëse ai do të niset kështu siç bëri.

Përse shqiptarët votuan Ramën dhe jo Berishën kryeministër?

Ka pasur disa faktorë, por sa për Ramën nuk ka marrë më shumë deputetë seç ka marrë më përpara. Ajo që i ndryshoi gjërat ishte LSI. Rama nuk është votuar për kryeministër, duhet të merrte të paktën 70 deputetë që shqiptarët ta kishin votuar për kryeministër. Jam i bindur që shpejt të gjithë ata që për një arsye apo një tjetër u mërzitën me PD, dhe vendosën të flenë me mullixhiun, për më tepër me një si Rama, shpejt do ta kuptojnë gabimin. Ata që e shitën votën besoj i kanë mbaruar ato lekë dhe do fillojnë të reflektojnë. Rama ka bërë mjaft premtime ndaj fushatës, nëse do ti mbajë është punë e tij, jam skeptik sepse janë premtime utopike.

Cilat për shembull?
Premtimi që 95% të shqiptarëve do tu hiqen taksat, legalizimet do bëhen pa pagesë, të persekutuarve brenda dy viteve do tu lajnë të gjitha detyrimet, duke u llogaritur ditën nga 25 euro, do ulen çmimet e ushqimeve energjisë etj, etj. Shëndetësinë do ta bëjë falas, pa kontribute. Do paguajë shoqëria, do të thotë se nuk qenka falas. Ligjërisht sot askush nuk paguan në spital, shëndetësia është pa pagesë, por paguhen kontribute shëndetësore.

Paguajnë kontribute, por sa herë shkojmë në spital paguajmë ekstra?

Ajo është pjesë e korrupsionit. Rama nuk ka thënë do ndaloj njerëzit ti japin dy mijë lekëshin infermieres. Të gjitha këto premtime janë të parealizueshme. Kur të paraqesë programin, do presim derisa ti realizojë.

Dje ka nisur kuvendi dhe ju jeni ulur në opozitë, si u ndjetë?
Unë personalisht nuk e kam problem, ndoshta edhe për faktin se si natyrë jam më tepër opozitar. Optit në një farë mënyre është më e lehtë. Në 8 vite që kam qenë deputet i mazhorancës më është dashur të përballem me problemet e qytetarëve dhe isha i detyruar të përballesha me këtë realitet dhe ti jepja edhe zgjidhje kur kisha mundësi. Sot këto detyrime i kanë ata që kanë mazhorancën. Sot ata që na sulmuan për 8 vite, për të rregulluar ato që sipas tyre në bëmë gabim. Si grup parlamentar cilësisht jemi të paktën 10 herë më lart se mazhoranca aktuale. Edhe numrat nuk janë problem, mbrapa përfaqësojmë qindra-mijëra shqiptarë.

Përballë jush keni deputetë të rinj por dhe me eksperiencë?
Të them të drejtën ndonjërit i trembem, sepse ndonjëri që ka marrë poste të rëndësishme në qeveri ka pasur probleme me mendjen. Tahiri ka pasur disa probleme, zoti Nishani bën mirë t'ju kërkojë raport mjekësor ministrave. Një ministër i brendshëm me probleme psikike do të ishte e rrezikshme.

Besoni se do të ndryshojë situata e rendit në Shqipëri?
Përveç premtimet që ne përmendem që nuk do të mbahen, nuk besoj se zoti Tahiri do ti mbajë premtimet që u beri hajdutëve të xhepave se do t'i bënte shefa komisariati.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)
Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJELubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë (09.10.2013)
PAS PAK PRESIDENTI TAKON RAMËN - PRITET DEKRETIMI I KRYEMINISTRIT TË RI (09.10.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA E MBËSHTESIN DEKLARATËN PËR SIRINË (09.09.2013)
PROKURORI LLALLA KËRKON TË NDALET HOVI I DUKURISË MASIVE TË NDËRTIMEVE TË PALIGJSHME ANEMBANË SHQIPËRISË (09.09.2013)
U MBLODH KUVENDI I RI I SHQIPËRISË (09.09.2013)
KOSOVË - ARRESTOHEN DY ZYRTARË TË LARTË TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË (09.09.2013)
ENDE PA MARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË (09.09.2013)
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA NDËRSHTETËRORE KOSOVË-SHBA PËR KORPUSIN E PAQES (09.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]