E Hënë, 05.06.2024, 02:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PRESIDENTI NISHANI MANDATON RAMËN PËR FORMIMIN E QEVERISË SË RE

E Martë, 09.10.2013, 10:24am (GMT+1)



TIRANË - Pas dorëheqjes së Sali Berishës si kryeministër, mandatohet Edi Rama si kreu i qeverisë që  do të drejtojë vendin. Sot Presidenti u takua me Edi Ramën, kryeministri i propozuar nga mazhoranca e dalë pas zgjedhjeve të 23 Qershorit.

Zyra e shtypit e Presidencës se takimi do të zhvillohej në orën 10.00, në Presidencë, dhe kryeministri i propozuar Edi Rama e zbatoi më përpikmëri orarin. Ai mbërriti në orën 09:56 minuta në godinën e Presidencës ku dhe u takua me Nishanin i cili e mandatoi per formimin e qeverisë së re.

EDI RAMA NE PRESIDNECE


Ashtu si parashikon Kushtetuta, Kreu i Shtetit takon Kryeministrin e propozuar nga koalicioni "Aleanca për Shqipërinë Evropiane", për ta mandatuar me detyrën e krijimit të Qeverisë së re.

Sapo kanë shtrënguar duart, Nishani i ka dorëzuar Ramës dokumentin ku e ngarkon për formimin e qeverisë së re.

Takimi zgjati rreth 30 minuta dhe ne orën 10 e 40 minuta, rama la godinën e Presidencës.

Vetë Presidenti bëri të ditur ditë më parë se me të ardhur propozimi brenda datës 10 shtator mund të dekretohet kryeministri i ri.

Ky takim zhvillohet një orë para fillimit të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërise ku pritet paraqitja e raportit të verifikimit të mandateve të secilit prej deputetëve fitues në zgjedhjet e 23 qershorit, të cilët më pas do të bëjnë dhe betimin.

Kushtetuta bën të qartë rrugët dhe afatet ligjore brenda së cilës duhet të bëhet rotacioni politik nga PD-ja tek PS-ja, konkretisht si formohet qeveria e re. Në kapitullin e pestë të Kushtetutës është përcaktuar mënyra se si formohet Këshilli i Ministrave. Neni 95 i ligjit themeltar të shtetit shqiptar përcakton se "Këshilli i Ministrave përbëhet nga kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore".

Në një nen më poshtë përcakton procedurën e formimit të qeverisë së re. "Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i kryeministrit mbetet vakant, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend", - thuhet në nenin 96 të Kushtetutës. Mbi bazën e kësaj prerogative, partia ose koalicioni fitues duhet t'i propozojë kreut të shtetit emrin e kryeministrit të ri, tashmë të përcaktuar, Edi Rama. Pra, Partia Socialiste, si kryesuese e koalicionit të majtë, do t'i propozojë emrin e Ramës për kryeministër. Pas këtij veprimi, emri i kryeministrit duhet të kalojë provën në Kuvend, së bashku me programin politik dhe votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës për emrat e ministrave, që pritet të ndodhë në seancën e sotme. "Kryeministri i emëruar sipas nenit 96, nenit 104 ose 105, i paraqet për miratim Kuvendit, brenda 10 ditëve, programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij", - thuhet në nenin 97 të Kushtetutës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
News24, EDI PALOKA - KAM AMBICIE NË POLITIKË, SI NATYRË JAM TEPËR OPOZITAR (09.10.2013)
Zëri - KOSOVA LEGALIZON KOMPANINË ILEGALE SERBE 'ELEKTROKOSMET' (09.10.2013)
BLLACË - TRANSPORTUESIT MAQEDONAS I BËJNË BLLOKIM TOTAL KUFIRIT (09.10.2013)
Kohavision, FATOS LUBONJA - RAMA NUK DO TA NDRYSHOJË IMAZHIN E SHQIPËRISË, ËSHTË I LIDHUR ME OLGARKËT - META I KATËRFISHOI VOTAT ME VJEDHJELubonja - Ne shqiptarët jemi qytetarë të dorës së dytë në vetë shtetin tonë (09.10.2013)
PAS PAK PRESIDENTI TAKON RAMËN - PRITET DEKRETIMI I KRYEMINISTRIT TË RI (09.10.2013)
KOSOVA DHE SHQIPËRIA E MBËSHTESIN DEKLARATËN PËR SIRINË (09.09.2013)
PROKURORI LLALLA KËRKON TË NDALET HOVI I DUKURISË MASIVE TË NDËRTIMEVE TË PALIGJSHME ANEMBANË SHQIPËRISË (09.09.2013)
U MBLODH KUVENDI I RI I SHQIPËRISË (09.09.2013)
KOSOVË - ARRESTOHEN DY ZYRTARË TË LARTË TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË (09.09.2013)
ENDE PA MARRËVESHJE MES KOSOVËS DHE MAQEDONISË (09.09.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]