E Hënë, 05.20.2024, 08:27pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
Arrin në 5 numri i viktimave të gjetura në Tisa
E Mërkurë, 10.28.2009, 01:40pm (GMT+1)

Policia e Serbisë ka gjetur të martën dy kufoma që besohet të jenë të kosovarëve që tentonin të futeshin në shtetet e BE-së.


Burime të gazetës kosovare "Koha Ditore" kanë bërë të ditur se një kufomë e një vajze rreth dhjetëvjeçare është gjetur të martën rreth orës 14:00 afër vendit të quajtur Adorjana, rreth pesë kilometra afër vendit Kanjizha, ku janë gjetur dy kufomat e tjera. Ndërkaq rreh orës 17:00, afër vendit ku dyshohet të jetë mbytur varka, është gjetur edhe trupi i një të riu i moshës 20-30-vjeçare, ende i paidentifikuar.


Gjykatësi hetues i Serbisë, Erne Berenji, ia ka konfirmuar Gazetës Koha Ditore gjetjen e këtyre dy kufomave. Ai ka thënë se te viktimat nuk janë gjetur dokumente për t'u identifikuar. Dy trupat e pajetë janë dërguar në morgun e spitalit të Novi Sadit.


Peshkatarët në afërsi të kësaj zone kanë thënë se kanë parë një kufomë dhe e kanë lajmëruar policinë lidhur me rastin, e cila pas kërkimeve gjeti dhe kufomën tjetër. Ata kanë thënë se uji i lumit Tisa ka temperatura të ulëta në këtë periudhë dhe se në raste të tilla kërkohet deri në dy javë që trupat e pajetë të dalin në sipërfaqe të lumit.


Ndërkohë një viktimë tjetër është identifikuar si Ermira Jaha, nëna e 2 fëmijëve që i gjetën gjallë brigjeve të Tisës së bashku me babain e tyre Blerim Rama.


RTK bën të ditur se Familja Jaha nga Podujeva kanë udhëtuar dje drejt Suboticës për të ditur për rastin e vajzës së tyre Elvira Jaha. Babai i viktimës, Vesel Jaha e ka konfirmuar vdekjen e Elvira Jahës 23 vjeçare nënë e dy fëmijëve 1 dhe 3 vjeçar, të cilët kanë shpëtuar së bashku me babanë e tyre Blerim Rama. Mësohet se kryefamiljari i familjes Jaha së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e viktimës tani janë duke u kthyer në Podujevë.

Për viktimën tjetër, identiteti i së cilës deri tani nuk është ditur, sipas burimeve jozyrtare të RTK-së, bëhet fjalë për një femër e lindur më 23.03.1986 në komunën e Vushtrrisë, emri i së cilës është i njohur për redaksinë tonë.


Gjithnjë sipas burimeve jo zyrtare është rrezik se deri sa nuk lajmërohen familjarët, apo institucionet kosovare, trupi i saj mund të varroset në shtetin e Serbisë.
Ndërkohë besohet se viktima e tretë është Brahim Koci.


Policia serbe dyshon se bëhet fjalë për 4 femra, 5 meshkuj dhe të tjerët fëmijë që dyshohet të jenë mbytur në lumë.

Policia e Kosovës vazhdon hetimet

Policia e Kosovës vazhdon hetimet për ngjarjen e rëndë që besoht se ka ndodhur në 14-16 Tetor në lumin Tisa mes shteteve të Serbisë e Hungarisë.
Është bërë e ditur se katër të dyshuarit për kontrabandë në rastin "Tisa", janë nga rajonet e Prishtinës, Pejës, Gjilanit dhe Mitrovicës.


Ndërkohë një person i dyshuar është paraqitur të shtunën vullnetarisht në Policinë e Kosovës për të dhënë deklaratë lidhur me trafikimin e 19 personave nga Kosova, nga të cilët supozohet se 16 prej tyre kanë gjetur vdekjen si pasojë e përmbytjes së varkës. I dyshuari ia ka dorëzuar policisë paratë që i ishin dhënë nga viktimat si garanci e pagesës për organizimin e trafikimit të tyre. Hetimet tregojnë që të dyshuarit i janë paguar rreth gjashtë mijë deri në tetë mijë euro për secilin grup të familjeve.

Sipas EULEX-it hetimet aktualisht janë të përqendruara në identifikimin e personave jashtë vendit që ishin të lidhur me organizatorët e trafikimit, të cilët ndihmonin gjatë kalimit transit të personave përtej kufijve.


Autoritetet hungareze kanë ndërprerë të shtunën kërkimet për gjetjen e trupave të tjerë. Në anën tjetër Policia e Kosovës është vënë në kërkim të katër personave të dyshuar për trafikimin e qenieve njerëzore pas lëshimit të fletarrestimit nga Prokuroria Speciale. Burime të gazetës Koha Ditore brenda policisë bëjnë të ditur se të dyshuarit janë nga katër qytete të Kosovës, nga Prishtina, Podujeva, Mitrovica dhe Gjakova. Po sipas këtyre burimeve policia ka bastisur shtëpitë e tyre, por të dyshuarit nuk janë "gjetur në shtëpi".

Për këtë tragjedi, së cilës ende nuk i dihet fundi, dy policët hetues të Policisë së Kosovës, nga dita e diel, janë në Hungari së bashku me prokurorin e EULEX-it, Francesko Mandoi. (http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kompania Belleair sjell për herë të parë 3 Airbus A320 (10.28.2009)
Bildt: Vonesa për Shqipërinë "teknike" (10.28.2009)
Xhorxh Soros, ky do të jetë shekulli i Kinës (10.28.2009)
Tragjedia e Tisës - konfirmohet vdekja e Elvira Jahës, 23 vjeçare (10.27.2009)
Kosova promovohet në CNN, BBC dhe Euronews (10.27.2009)
Karaxhiçi, komandant i spastrimit etnik (10.27.2009)
KUJTIMET DHE KRIMET E SË KALUARËS DHEMBIN EDHE SOT NË SREBRENICË (10.27.2009)
Departamenti Amerikan i Shtetit: Maqedonia nuk respekton liritë fetare (10.27.2009)
Miliband kandidon Toni Bleirin për president të Bashkimit Evropian (10.26.2009)
Evropa e Lirë: Vazhdon status quo në Mitrovicë (10.26.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]