E Djelë, 04.28.2024, 07:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON SOT NË PRISHTINË
E Djelë, 11.01.2009, 08:02am (GMT+1)

 

Ish presidenti amerikan Bill Klinton pritet të qëndrojë sot në Kosovë për të marrë pjesë në përurimin e shtatores së ngritur në sheshin që mban emrin në tij, në Prishtinë. Shtatorja e derdhur në bronz, vepër e skulptorit Izeir Mustafa, është tre metra e lartë dhe peshon rreth 900 kilogram. Shtatorja e cila është vendosur javë më parë, nuk ishte përuruar, në pritje të vizitës së ish presidentit Klinton, i cili në Kosovë çmohet si njeriu më meritor për lirinë e vendit.

Autoritetet thanë se vizita është me rëndësi historike dhe u bënë thirrje qytetarëve për një pritje sa më të ngrohtë për mysafirin e lartë. Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një porosi drejtuar qytetarëve të vendit, theksoi se presidenti Clinton, është njeriu i cili i priu angazhimit më të madh humanitar të botës moderne për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga zhbërja fizike. Në mesazh thuhet e Republika e Kosovës do t'u jetë përherë mirënjohëse Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Klinton. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të presidentit Klinton për lirinë e Kosovës, demokracinë, paqen e qëndrueshmërinë në rajon.

Gjatë vizitës së sotme presidenti Klinton do të takojë udhëheqësit më të lartë të vendit dhe do të flasë në Parlamentin e Kosovës.

Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara Bill Clinton, sot viziton për te tretën herë Kosovën gjatë këtyre dhjete viteve të pasluftës. Herën e parë ai qëndroi në Kosovë në nëntor të vitit 1999 ndërsa ishte ende president dhe mbajti një fjalim në Ferizaj, me ç'rast bëri thirrje për tejkalimin e së kaluarës dhe ndërtimin e paqes në vend.

Në korrik të vitit 2003, në vizitën e tij të dytë në Kosovë, presidenti Klinton u nderua me çmimin Doktor nderi i Universitetit të Prishtinës.

(Http://www.voanews.com/albanian)

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=4047

http://www.voal-online.ch/index.php?mod=article&cat=LAJMIIF&article=4077

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bush: Rënia e Murit të Berlinit, vullnet i njerëzve (10.31.2009)
KOSOVA GATI PËR BILL KLINTONIN (10.31.2009)
Bush, Gorbaçov e Kol bashkë në Berlin (10.31.2009)
Seancë informimi në Kongres mbi zgjedhjet vendore në Kosovë (10.30.2009)
Tentojnë për të shpëtuar Tarçullovskin nga krimi në Luboten (10.30.2009)
Mali i Zi do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (10.30.2009)
Forumi Musliman apel shtetit: SHISH po na bën presion (10.30.2009)
Policia me maska po terrorizon banorët e Karadakut të Shkupit (10.29.2009)
Shkencëtarët e panë një shpërthim nga lashtësia (10.29.2009)
BILL KLINTON TË DIELËN VIZITON PRISHTINËN (10.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]