E Djelë, 04.28.2024, 05:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
RTK: NDEROJMË SOT BILL KLINTONIN - HEROIN AMERIKAN TË KOSOVËS
E Djelë, 11.01.2009, 11:36am (GMT+1)

 

Sot për vizitë në vendin tonë do të qëndrojë presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, ku do të ketë takime me udhëheqësit më të lartë të vendit tonë. Ai do t'iu drejtohet me një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit të Kosovës, pastaj, së bashku me krerët e lartë të vendit, do të marrë pjesë në përurimin e shtatores në sheshin që mban emrin e tij në kryeqytet

Institucionet e kanë vlerësuar historike këtë vizitë dhe kanë paralajmëruar pritje madhështore për mikun e madh të Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për t'i bërë një pritje madhështore ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ndërsa krerët institucionalë bënë thirrje për një pjesëmarrje sa më masovike në Sheshin "Bill Clinton

Vizita e sotme e ish presidentit amerikan në Kosovë Bill Clinton,  është cilësuar dje si vizitë historike nga ana e kryeministrit Hashim Thaçi, i cili vlerësoi se me këtë rast institucionet kosovare po i bëjnë një mirënjohje të kamotshme Bill Clinton, njeriut i cili bëri shumë për lirinë e Kosovës u shpreh Thaçi. Bill Clinton do të qëndrojë në Prishtinë me ftesë të kryeministrit Hashim Thaçi.

Ndërsa presidenti, Fatmir Sejdiu, në mesazhin e tij të djeshëm me rastin e vizitës së Presidentit Bill Clinton në Kosovë, ka ftuar institucionet dhe qytetarët e vendit për t'i bërë një pritje madhështore këtij miku të madh të vendit tonë.


Autoritetet e rendit kanë marrë të gjitha masat për të siguruar një ambient të qetë me rastin e vizitës së ish presidentit amerikan, Bill Klinton, tha zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Qytetarët e Kosovës e konsiderojnë mirënjohje për popullin shqiptar ardhjen e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në Kosovë. Ata kanë deklaruar se do dalin ta presin ish presidentin amerikan, Bill Clinton, pasi që atij duhet gjithmonë ti falënderohemi për çlirimin e Kosovës.

Ndryshe, Bill Clinton konsiderohet njeriu që ndryshoi jetën e popullit të Kosovës, apo thënë më mirë përmirësoi një gabim që historikisht iu bë shqiptareve ne Ballkan.

(http://www.rtklive.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Disa rrugë të kryeqytetit të Kosovës do të jenë të mbyllura për automjetet (11.01.2009)
ISH PRESIDENTI AMERIKAN BILL KLINTON SOT NË PRISHTINË (11.01.2009)
Bush: Rënia e Murit të Berlinit, vullnet i njerëzve (10.31.2009)
KOSOVA GATI PËR BILL KLINTONIN (10.31.2009)
Bush, Gorbaçov e Kol bashkë në Berlin (10.31.2009)
Seancë informimi në Kongres mbi zgjedhjet vendore në Kosovë (10.30.2009)
Tentojnë për të shpëtuar Tarçullovskin nga krimi në Luboten (10.30.2009)
Mali i Zi do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Kosovën (10.30.2009)
Forumi Musliman apel shtetit: SHISH po na bën presion (10.30.2009)
Policia me maska po terrorizon banorët e Karadakut të Shkupit (10.29.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]