E Martë, 04.30.2024, 08:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KOSOVË - JANË NË RRITJE RASTET E DHUNËS NË SHKOLLA

E Premte, 02.28.2014, 05:16pm (GMT+1)


Brenda një muaji në Policinë e Kosovës janë raportuar 74 raste të dhunës së shkaktuar në incidentet në të cilat janë përfshirë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.

Nga këto raste, tre prej kanë përfunduar me fatalitet. Incidentet kanë ndodhur sipas policisë në ambientet e shkollave.

Pas këtyre shumë incidenteve të ndodhura, nëpër shkollat e Kosovës ishin mbajtur edhe protesta nga nxënësit të cilët kishin kërkuar siguri më të madhe nga ana e Policisë së Kosovës.

Autoritetet e rendit dhe institucionet e arsimit, kanë filluar të marrin masa konkrete për luftimin dhe parandalimin e kësaj dukurie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se krahasuar me vitet e kaluara numri i rasteve të dhunës mes nxënëseve të cilat kanë përfunduar  edhe me fatalitet ka shënuar rritje.

Sadriu thekson se duke pasur parasysh këtë gjendje, ata kanë marrë masat e nevojshme.

"Gjatë fillimit të këtij viti janë regjistruar raste të rëndë të incidenteve nëpër shkolla,  dukë e parë këtë gjendje policia është aktivizuar dhe në bashkëpunim me drejtoritë rajonale janë duke zhvilluar një sërë takimesh me prindër, drejtoritë të arsimit dhe të komunave më qëllim të koordinimit dhe avancimin e veprimeve të përbashkëta në parandalimin e këtyre rasteve", tregon Sadriu.

Sadriu bën të ditur se Policia e Kosovës ka punuar edhe në aspektin operativ.

Me urdhërese të prokurorëve përkatës janë zhvilluar disa operacione ku është bërë kontrolli i nxënësve të shkollave të mesme dhe autobusëve që transportojnë kryesisht nxënës, ku ka rezultuar me konfiskim të gjëra të ndryshme, në veçanti armë të ftohta.

"Sa i përket rasteve që janë raportuar, vetëm në muajin janar janë raportuar 74 raste çka do të thotë se ka rritje. Nëse i referohemi viteve paraprake, viti 2013 në krahasim me vitin 2012 ka pasur një rënie të incidenteve që janë raportuar", shton Sadriu.

Dukuria në rritje e dhunës në shkolla ka ngritur debat edhe në seancën e së enjtes të Kuvendit të Kosovës.

Deputetët kanë kërkuar që shkollat duhet të sigurohen në aspektin fizik me infrastrukturë përcjellëse.

Dukuria e dhunës në shkolla, sipas disa deputetëve është edhe për shkak të mungesës së një strategjie të sigurisë në shkolla.

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhpi ka theksuar se patrullimi më i shpeshtë i shkollave është i nevojshëm, por për fenomenet e dhunës, ai ka theksuar se duhet të merren masa para se të ndodhin.

Derisa Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka theksuar se po bëjnë çmos që të këtë siguri në 1,161 shkollat e Kosovës.

Sidoqoftë, ekspertët e fushës së psikologjisë, vlerësojnë se janë një numër faktorësh që po e shkaktojnë nxitjen e dhunës te nxënësit.

Psikologu Dashamir Bërxulli, profesor në Universitetin e Prishtinës shpjegon për Radion Evropa e Lirë se ndër faktorët e parë që e nxisin dhunën nëpër shkolla, është toleranca shoqërore ndaj fenomenit të dhunës.

"Shoqëria e Kosovës tash me ka një tolerancë të madhe ndaj dhunës dhe normalisht që të rinjtë marrin referencë sociale dhe e shprehin në frustrime dhe agresivitetin e tyre me bashkëmoshatarët".

"Shoqëria duhet të hedh vështrimin më shumë te brezi i ri për të menaxhuar më mirë energjinë e tyre, eventualisht negative, në mënyrë që të shprehin vetveten në aktivitete më kreative më pozitive dhe që iu sjellin atyre performancë më të mirë mësimore dhe një sjellje më të madhe pro sociale", thekson Bërxulli.

Numri i madh i nxënëse nëpër klasa si dhe mungesa e psikologëve nëpër shkolla, sipas Bërxullit janë edhe disa faktorë të cilët po ndikojnë në një situatë të tillë çfarë po paraqitet nëpër shkollat e Kosovës.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA KUSHTETUESE RRËZON KËRKESËN E PD-së PËR XHUKËN (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - DHUNA E EKSTREMISTËVE SERBË, PROBLEM NUMËR NJË NË KOSOVË (02.28.2014)
ALEKSANDËR ARVIZU - EKONOMIA DHE KORRUPSIONI ISHIN MË KEQ NGA SA MENDOHEJ, DUHEN ARRESTIME, HETIME DHE DËNIME NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË (02.28.2014)
AUSTRIA PREMTON TA MBËSHTESË KOSOVËN (02.28.2014)
VUÇIÇ HAP FUSHATËN ZGJEDHORE NË KOSOVË (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - KORRUPSIONI ËSHTË SHKELJA KRYESORE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI (02.28.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË - OPOZITA E REVOLTUAR PËR SHKARKIMIN E KRYEINSPEKTORES SË VERIFIKIMIT TË PASURIVE, BERISHA PARALAJMËRON DESTABILIZIM (02.27.2014)
AUTORITETET GREKE BLLOKOJNË AUTOBUSËT SHQIPTARË NË KAKAVIJË (02.27.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - MOSBESIM PËR MOCIONIN E MOSBESIMIT (02.27.2014)
DINAMIKA E RRITJES SË BORXHIT RREZIKON BUXHETIN E SHTETIT TË KOSOVËS (02.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]