E Martë, 04.30.2024, 05:09am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
ALEKSANDËR ARVIZU - EKONOMIA DHE KORRUPSIONI ISHIN MË KEQ NGA SA MENDOHEJ, DUHEN ARRESTIME, HETIME DHE DËNIME NDAJ ZYRTARËVE TË LARTË

E Premte, 02.28.2014, 08:15am (GMT+1)



Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, e përshkroi si shumë të vështrë situatën ekonomike të Shqipërisë, pas zbulimit të shumë borxheve dhe pagesave të prapambetura nga qeveria e mëprshme. Ambasadori Arvizu tha se ekonomia dhe korrupsioni në Shqipëri nga të dhënat e fundit doli se një vit më parë ishin shumë keq nga sa mendohej. Ai edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim mes pozitës dhe opozitës lidhur me reformat kryesore që ka nevojë vendi.

Ambasadori amerikan tha mbrëmë se ekonomia dhe korrupsioni në Shqipëri ishin më keq nga sa dihej një vit më parë. I ftuar për një bisedë në televizionin Klan, ambasadori Arvizu pohoi se SHBA dëshirojnë që qeveria Rama-Meta ta çojnë vendin përpara dhe të përparojnë në integrimin europian. Ai tha se kjo qeveri dhe ky koalicion mori mandat të fuqishëm në 23 qershor. "Kjo pasqyron dëshirën e popullit për ndryshim, për një drejtim të ri, por kjo është edhe një ngarkesë e madhe për këtë qeveri, sepse pritshmëritë janë shumë më të larta. kjo qeveri trashëgoi një situatë ekonomike shumë të vështirë nga ana fiskale dhe nga ana e buxhetit" - tha ai.

"Ka shumë detyrime të prapambetura për shërbimet e papaguara, ripagimi i tvsh-së etj..., është një shifër e jashtëzakonshme, shumë më e madhe nga çfarë besohej në fillim. Kërkesa e brendshme është shumë e sheshtë. Dhe kjo sjell probleme në konsum dhe në investime" - pohoi ambasadori amerikan në Tiranë.

Sipas tij, edhe niveli i korrupsionit është shumë më i madh. "Niveli i korrupsionit, me çfarë dihet tani, ishte një vit më parë më keq se sa mendohej. Gjithmonë mendohej se ka një nivel korrupsioni, por nga informacionet e fundit del se masa e korrupsionit më parë ishte më e thellë, më e përhapur se sa e kishim menduar ne" - tha ai. Një mënyrë efikase për ta luftuar korrupsionin, sipas tij, janë arrestimet, hetimet dhe dënimet nga gjykata deri në fund të procesit gjyqësor ndaj zyrtarëve të lartë. "Ku ka shenja për korrupsioon sistematik dhe të përhapur qeveria është e detyruar t'i dorëzojë dokumentat në zyrën e prokurorit" - tha ambasadori Arvizu.

Ai foli me shqetësim edhe për situatën e rendit publik. "Jemi të shqetësuar për rendin publik. Kam mësuar edhe fjalën "tritol", një term shumë popullor së fundi... ishte një fjalë që nuk e dija më parë. është një çështje që i shqetëson të gjithë, qeverinë dhe çdo qytetar shqiptar. Mendoj se ka shumë arsye që ndikojnë; njëra është gjendja ekonomike, ndryshimet në policinë e shtetit dhe në sistemin gjyqësor" - shtoi zoti Arvizu. Nga ana tjetër, ai tha se në javët e fundit policia ka shënuar disa arritje të mëdha sa i takon arrestimeve, dhe sipas tij, nevojitet një vlerësim i balancuar për çështjen e rendit, sepse policia po reagon përballë ngjarjeve.

Ambasadori Arvizu i kushtoi një pjesë të veçantë në bisedë edhe kompromisit mes pozitës dhe opozitës, duke e vlerësuar si një kërkesë kryesore të jetës në Shqipëri. Sipas tij, një pjesë e politikanëve e mendojnë kompromisin si një formë nënshtrimi, por në vërtetë marrëveshja tregon forcën e palëve. Forcat kryesore politike në Tiranë kanë marrëdhënie të acarruara dhe vazhdimisht shkëmbejnë akuza për çështje si rendi publik, vështirësitë ekonomike, shkurtimet në administratë, ndërsa marrëveshjet dhe bashkëpunimi midis tyre kërkohen nga opinoni publik dhe nga BE si një mënyrë për t'u integruar dhe për t'u zhvilluar.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUSTRIA PREMTON TA MBËSHTESË KOSOVËN (02.28.2014)
VUÇIÇ HAP FUSHATËN ZGJEDHORE NË KOSOVË (02.28.2014)
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - KORRUPSIONI ËSHTË SHKELJA KRYESORE E TË DREJTAVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI (02.28.2014)
KUVENDI I SHQIPËRISË - OPOZITA E REVOLTUAR PËR SHKARKIMIN E KRYEINSPEKTORES SË VERIFIKIMIT TË PASURIVE, BERISHA PARALAJMËRON DESTABILIZIM (02.27.2014)
AUTORITETET GREKE BLLOKOJNË AUTOBUSËT SHQIPTARË NË KAKAVIJË (02.27.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - MOSBESIM PËR MOCIONIN E MOSBESIMIT (02.27.2014)
DINAMIKA E RRITJES SË BORXHIT RREZIKON BUXHETIN E SHTETIT TË KOSOVËS (02.27.2014)
KOSOVË - DISKUTIMI PËR GJYKATË TË POSAÇME ÇON NË PËRPLASJE TË RE MES EULEXit DHE QEVERISË (02.27.2014)
SHQIPËRI - ULET SËRISH NORMA E INTERESITBanka qëndrore synon të nxisë stimulin monetar. Norma bazë e interesit zbret në 2.75 përqind. Që nga vera e 2011 kjo është ndërhyrja e dhjetë radhazi e Bankës (02.27.2014)
BDI KËRKON ZGJEDHJE PARLAMENTARE - BOJKOT PRESIDENCIALEVE (02.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]