E Premte, 05.17.2024, 02:28am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
KUVENDI I SHQIPËRISË - OPOZITA E REVOLTUAR PËR SHKARKIMIN E KRYEINSPEKTORES SË VERIFIKIMIT TË PASURIVE, BERISHA PARALAJMËRON DESTABILIZIM

E Enjte, 02.27.2014, 06:37pm (GMT+1)


Në Shqipëri seanca e sotme e parlamentit u shoqërua sërish me tensione në sallë, ndërsa në hyrje të tij, disa qindra persona protestuan duke kërkuar rikthimin në vendet e punës në administratën publike, pasi gjykata kushtetuese rrëzoi aktin normativ të qeverisë. Opozita këmbënguli për anullimin e vendimit të javës së shkuar që coi në zëvendësimin e kreut të inspektoriatit të verifikimit të pasurive. Përfaqësuesit e shumicës mbrojtën vendimin si plotësisht në përputhje me rregullat u shprehën ata, duke bërë që opozita të vendoste largimin nga salla
 
Deklaratat e vazhdueshme të opozitës dhe kundërshtimet e saj të forta vecanërisht ndaj vendimit për shkarkimin e drejtueses së Inspektoriatit të verifikimit të pasurive Zana Xhuka, kishin qenë shenjë paralajmëruese e përplasjeve të forta sot në sallën e parlamentit.
 
Që para nisjes së seancës disa qindra persona protestuan kundër largimit të tyre nga puna në administratën publike. Protesta erdhi një ditë pas hyrjes në fuqi të vendimit të gjykatës kushtetuese i cili rrëzoi aktin normativ të qeverisë për shtyrjen e efekteve të ligjit për nëpunësin civil. Deputetë të opozitës iu bashkuan protestës duke premtuar se do të mbronin të drejtat e manifestuesve.
 
Ndërkohë në sallën e parlamentit seanca kishte nisur menjëherë me polemika dhe tension. Opozita kërkoi që vendimi i javës së shkuar i parlamentit që çoi në zëvendësimn e zonjës Xhuka të anullohej. Në ndërhyrjen e tij ish kryeministri Sali Berisha tha se vendi po shkonte drejt destabilizimit: "Kërkoj të zhbëni seancën e turpit, të hiqni dorë nga marrja e pushteteve, kërcënimet e drejtuesve të  institucioneve kushtetuese në mënyrat më mafioze. Kërkoj të zbatohen ligjet, Në rast do na detyroni të shkojmë atje ku nuk kemi dashur. E merrni thjesht por e keni gabim. Keni përgatitur kushtet për një destabilizim të atillë që mendja juaj nuk e merr. Ne nuk e dëshirojmë".
 
Ndaj deklarimeve të përfaqësuesve të opozitës ndërhyri disa herë kryetari i parlamentit Ilir Meta. Kryeministri Edi Rama evitoi të fliste. Ndërsa deputeti socialist Armando Subashi deklaroi se vendimi i parlamentit kishte qenë në përputhje me ligjin duke korrigjuar një shkelje sipas tij: "Ne jo vetëm jemi brenda kushtetutës dhe ligjit, por ju kemi nderuar dhe ju, edhe presidentin e Republikës. Por c'është më e rëndësishmja i kemi kthyer parlamentit kushtetuetshmërinë, i kemi kthyer ligjshmërinë".

Duke qenë se kërkesa e tyre nuk po merrej parasysh deputetët e opozitës vendosën largimin nga salla. "Ky parlament nuk funksionon. Ne po ju kërkojmë ta bëni të funksionojë. Nëse do të vazhdoni kështu, ne për sot nuk rrimë në këtë sallë. Ju vazhdoni punën tuaj. Ne këtu do na keni sërish. Nuk ikim nga parlamenti", deklaroi kryetari i grupit demokrat Edi Paloka.

Ai shpjegoi më pas se opozita do të vazhdojë të luajë rolin e saj në parlament duke ju bashkuar ndërkohë protestave të qytetarëve zoti Paloka.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AUTORITETET GREKE BLLOKOJNË AUTOBUSËT SHQIPTARË NË KAKAVIJË (02.27.2014)
KUVENDI I KOSOVËS - MOSBESIM PËR MOCIONIN E MOSBESIMIT (02.27.2014)
DINAMIKA E RRITJES SË BORXHIT RREZIKON BUXHETIN E SHTETIT TË KOSOVËS (02.27.2014)
KOSOVË - DISKUTIMI PËR GJYKATË TË POSAÇME ÇON NË PËRPLASJE TË RE MES EULEXit DHE QEVERISË (02.27.2014)
SHQIPËRI - ULET SËRISH NORMA E INTERESITBanka qëndrore synon të nxisë stimulin monetar. Norma bazë e interesit zbret në 2.75 përqind. Që nga vera e 2011 kjo është ndërhyrja e dhjetë radhazi e Bankës (02.27.2014)
BDI KËRKON ZGJEDHJE PARLAMENTARE - BOJKOT PRESIDENCIALEVE (02.26.2014)
TIRANË - TRITOL BIZNESMENIT, TRE TË PLAGOSURShpërthim i telekomanduar në zyrat e sipërmarrësit të ndërtimit Armando Ceka. Të plagosurit në gjendje të rëndë (02.26.2014)
RAKIQ DO TË NËNSHKRUAJË DOKUMENTET ME SIMBOLE TË KOSOVËS (02.26.2014)
19 RASTE ME GRIPIN E DERRIT NË SHQIPËRI - RASTET RRITEN ME 5% (02.26.2014)
MINISTRI GASHI - RRJEDHA E RADIKËS NUK MUND TË NDRYSHOHET PA PËLQIMIN E KOSOVËS (02.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]