E Djelë, 04.28.2024, 07:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PROTESTË NË TIRANË PËR VDEKJEN E KARELIT - POLICIA SHPËRNDAN PROTESTUESIT ME SHKOPINJ GOME (Lajm dhe fotogaleri)

E Shtunë, 04.12.2014, 05:38pm (GMT+1)



TIRANË Një grup të rinjsh në kryeqytet, kryesisht anëtarë të "Tifozëve Kuq e Zi" dhe aktivistë të "Aleancës Kuq e Zi", kanë zhvilluar një protestë për torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit në burgun grek.

Protesta ka nisur në sheshin përpara Piramidës ku protestuesit me flamuj në duar, e duke kënduar himnin kombëtar, të rinjtë kanë hedhur parulla kundër Greqisë dhe kanë grisur e më pas djegur flamurin helen.

Pak minuta më vonë, aktivistët e AK-së dhe Tifozët Kuq e Zi e zhvendosën protestën përpara Ambasadës Greke në Tiranë, ku brohoritën në kor fjalë fyese ndaj Greqisë. Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë shpërndarë protestën duke përdorur shkopinjtë e gomës. Disa prej protestuesve janë shoqëruar në polici, ndërsa forca të shumta policore kanë rrethuar rrugën tek Blloku i Ambasadave.

Ilia Kareli, u gjet i vdekur mbrëmjen e 27 marsit, në qelinë e tij në burgun e Nigritas, ku ishte transferuar pas vrasjes së gardianit grek Jorgos Cironis, në burgun e Malandrinos. Kareli ishte transferuar në këtë burg për arsye sigurie, pas vrasjes së gardianit grek, i cili kishte refuzuar ta lejonte për të takuar nënën e tij.

Rezultatet e autopsisë nxorën në dritë një të vërtetë të frikshme, se Ilia Kareli kishte gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të shkaktuara nga goditjet e forta. Sipas ekspertizës mjekoligjore, 40-vjeçari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para më shumë se 24 orësh dhe jo me duar, por me mjete të tjera. Por veç thyerjeve e goditjeve të shumta, Kareli u torturua në burg derisa humbi jetën.












www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EURODEPUTETJA PACK - SHQIPËRIA MERITON STATUSIN KANDIDAT, POR RESPEKTOJINI INSTITUCIONET (04.12.2014)
TRIBUNALI PËR KOSOVËN NUK FILLON PUNË PARA VITIT 2015 (04.12.2014)
EKSPERTËT - MARRËVESHJA E 19 PRILLIT NUK I NORMALIZOI MARRËDHËNIET E KOSOVËS ME SERBINË (04.12.2014)
SERBËT KËRKOJNË KTHIMIN E VRASËSIT RADIÇ NË BURGUN E MITROVICËS (04.12.2014)
Deutsche Welle, ROLAND JAHN - DIKTATURAT KOMUNISTE NUK JANË TË GATSHME TË PËRBALLEN ME PËRGJEGJËSINË DHE NUK DUAN TË KËRKOJNË FALJE (Intervistë) (04.12.2014)
Radio Evropa e Lirë, NAIM RASHITI - TRIBUNALI I POSAÇËM, REZULTAT I DËSHTIMIT TË ADMINISTRIMIT TË HUAJ (04.12.2014)
FLECKENSTEIN - LUFTIMI I KORRUPSIONIT, PRIORITET PËR QEVERINË E SHQIPËRISË (04.11.2014)
ISH TË BURGOSURIT POLTIKË KËRKOJNË DËMSHPËRBLIME (04.11.2014)
MANDATI I EULEX-it DHE TRIBUNALI I POSAÇËM, JAVËN E ARDHSHME NË KUVEND (04.11.2014)
PESË TË VDEKUR NË NJË AKSIDENT NË KOSOVË (04.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]