E Enjte, 05.16.2024, 08:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 

NESËR OBAMA MERR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES


E Mërkurë, 12.09.2009, 09:30pm (GMT+1)

 

Më pak se një vit pas ardhjes në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Barak Obama përgatitet të shkojë në Norvegji për të marrë Çmimin Nobel të Paqes. Ai ka thënë se nuk është i sigurt nëse ka bërë aq sa për ta merituar një nder kaq të madh. Një anketë opinioni në Shtetet e Bashkuara tregon se me këtë është dakord edhe një shumicë e madhe amerikanësh.

Dhënia e Çmimit Nobel zotit Obama ishte e papritur për të gjithë.
Madje dhe vetë presidenti u habit.

"Të them të drejtën, nuk mendoj se e meritoj të renditem krahas aq shumë presonaliteteve transformuese që e kanë marrë këtë çmim."

Një anketë e re tregon se pjesa dërrmuese e amerikanëve janë dakord me këtë.

"26% e amerikanëve mendon se ai e meriton çmimin, pra jo një përqindje shumë e madhe."

Peter Brown është drejtor i anketës së Universitetit Quinnipiac në të cilën janë pyetur 2,300 amerikanë për Çmimin Nobel. Vetëm 49% e demokratëve, thotë ai, janë dakord me çmimin.  

"8% e republikanëve mendojnë se ai e meriton çmimin dhe kjo është një shifër mjaft e ulët.
Interesant është gjithashtu se vetëm 19% e të pavarurve mendojnë se ai e meriton çmimin. Natyrisht, demokratët më tepër se të tjerët por përsëri as shumica e tyre nuk mendon se ai e meriton çmimin."

Këto opinione shprehen edhe mes qytetarëve të thjeshtë.

Edhe zoti Obama e pranon këtë. Ai ka thënë se ndonjëherë Nobeli nuk jepet për një arritje të caktuar për t'i dhënë shtytje çështjeve të caktuara.  

"Pikërisht për këtë unë e pranoj çmimin si thirrje për veprim, si thirrje për të gjitha vendet që të mos u shmangen sfidave të përbashkëta të këtij shekulli."

Shtëpia e Bardhë thotë se fjalimi që Presidenti Barak Obama do të mbajë në Oslo do të trajtojë këto tema. Por, tha zëdhënësi Robert Gibbs, Presidenti do të flasë edhe për realitetin e të qenit një laureat i Çmimit Nobel të paqes ndërkohë që udhëheq një vend në luftë.

"Ne do të flasim direkt mbi nocionin për të cilin të gjithë bëjnë pyetje, pra për faktin se çmimi Nobel i Paqes jepet në një kohë kur Presidenti ka vendosur të shtojë më shumë trupa në Afganistan."

Lufta është një peshë në shpatullat e Obamës tani që ai hyn në radhët e njerëzve të shquar që kanë marrë këtë çmim, burra e gra si Nelson Mandela, Martin Luther King dhe Aung San Suu Kyi. Ai e di se arritjet e tij nuk mund të krahasohen me ato të tyret por ka lënë të kuptohet se ky çmim për të ka të bëjë më shumë me nocionin e shpresës. (http://www.voanews.com/albanian)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI GYL NESËR NË TIRANË (12.09.2009)
HYSENI: ASGJË NUK E ANULON PAVARËSINË E KOSOVËSNga Melazim Koci, Hagë (12.09.2009)
The Washington Post - Shkenca politike e KopenhagësNga Sarah PALIN  (12.09.2009)
Gjenerali amerikan mbështet strategjinë e presidentit Obama për Afganistanin (12.09.2009)
Ambasadori Hamiti dorëzoi letrat kredenciale te Mbretëresha Elizabeta II (12.08.2009)
KRYEMINISTRI BERISHA: 8 DHJETORI, DITA E NGADHËNJIMIT TË IDEALIT EVROPIAN TË RINISË SHQIPTARE (12.08.2009)
Petersen: BE të kërkojë nga Beogradi të mos ndërhyjë në Kosovë (12.08.2009)
SHBA. LËRENI TË QETË PAVARËSINË E KOSOVËS!Nga MELAZIM KOCI, Hagë (12.08.2009)
Presidenti amerikan Obama dhe kryeministri turk Erdogan diskutojnë Iranin dhe Afganistanin (12.08.2009)
GUARDIAN: NË KOPENHAGË TË NDRYSHOJMË KAHEN E HISTORISË (12.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]