E Shtunë, 04.27.2024, 09:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
GATI FUNKSIONALIZIMI I AEROPORTIT NDËRKOMBËTAR TË KUKËSIT

E Shtunë, 07.19.2014, 07:08am (GMT+1)



Aeroporti i Kukësit bëhet gati për t'u vënë në punë. Një udhëzim i përbashkët, i firmosur nga ministri i Financës, Shkëlqim Cani, dhe ai i Transporteve, Edmond Haxhinasto, përcakton se administrimi i Aeroportit të Kukësit i kalon Aviacionit Civil.

Sipas udhëzimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, "Deri në vënien në punë të Aeroportit të Kukësit, Autoriteti i Aviacionit Civil, (person juridik publik jobuxhetor), të përballojë shpenzimet e administrimit të tij nga fondet e veta të programuara".

Autoriteti i Aviacionit Civil duhet të evidentojë, në pasqyrat financiare vjetore të veprimtarisë së vet, shpenzimet faktike të kryera për konservim, si shpenzimet për ruajtjen e objektit me rojë private, pagat, sigurimet shoqërore, detyrimet tatimore, faturat për blerje e shërbime të kryera nga të tretë etj, shkruan gazetashqip.

Udhëzimi i vjetër i vitit 2007 "Për përdorimin e fondeve të investimeve buxhetore për konservimin e Aeroportit të Kukësit" shfuqizohet dhe i hapet rruga më në fund përdorimit të kësaj prone publike.

Ndërtimi i Aeroportit të Kukësit nisi në muajin maj të vitit 2002 dhe përfundoi pak vjet më vonë. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarësh, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri pesë aeroplanë. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.

Në fakt, Aeroporti i Kukësit nuk është vënë asnjëherë në punë, për shkak të kontratës mes qeverisë dhe grupit që ka marrë me koncesion Aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit. Grupi "Hotchief" ka ekskluzivitetin e aeroportit ndërkombëtar deri në vitin 2025.

Qeveria shqiptare po përpiqet ndërkohë të negociojë me "Hotchief", që t'i japë menaxhimin edhe të Aeroportit të Kukësit.

Vënia në punë e këtij aeroporti është kërkuar disa herë edhe nga pala kosovare nëpërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë Behgjet Pacolli, pasi zhvillimi i tij do t'i jepte ndihmë ekonomisë në të dyja anët e kufirit.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
16 VJETORI I MASAKRËS SË RAHOVECIT (07.19.2014)
ISA MUSTAFA - KUSHTETUESJA S'MUND TË VENDOSË SE KUSH DO TË JETË KRYETARI I KUVENDIT (07.18.2014)
ANGELA MERKEL KËRKON URGJENTISHT FORMIMIN E QEVERISË SË KOSOVËS (07.18.2014)
EULEX-i KONFIRMON LIRIMIN E UKË RUGOVËS (07.18.2014)
ARREST 48 ORËSH PËR FADIL VOKRRIN (07.18.2014)
SHKUP - U MBAJT PROTESTA 'DUAM DREJTËSI' (07.18.2014)
EKSPERTËT - BROVINA SHKELI RREGULLOREN, ZGJEDHJA E KRYEPARLAMENTARIT ËSHTË KUSHTETUESE (07.18.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE S'MUND TA INTERPRETOJË ÇËSHTJEN 'PROPOZUESI I KRYEPARLAMENTARIT' (07.18.2014)
NË SHKUP SOT PROTESTA NËN MOTON 'MARSHI I LIRISË' (07.18.2014)
PROKURORI WILLIAMSON TË HËNËN NË KOSOVË (07.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]