E Shtunë, 04.27.2024, 10:57pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
EKSPERTËT - BROVINA SHKELI RREGULLOREN, ZGJEDHJA E KRYEPARLAMENTARIT ËSHTË KUSHTETUESE

E Premte, 07.18.2014, 10:29am (GMT+1)


Prishtinë, 18 korrik 2014 - E kanë ndjekë me shumë vëmendje çdo detaj të seancës së parë konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nuk kanë pëlqyer procedurat se si ka shkuar seanca, sidomos përmbajtjen me rendin e ditës, por megjithatë dy njohësit e çështjeve Kushtetuese Prof. Mazllum Baraliun dhe dr. Riza Smakën i gëzon fakti, se veç tensioneve me fjalë nuk pati metoda të tjera që do t'i jepnin një hije të keqe jo vetëm Kuvendit, por gjithë Kosovës.

Baraliu e konsideron të drejtë hyrjen në sallë të deputetëve të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma edhe pas mbylljes së punimeve të seancës nga kryesuesja Brovina, me arsyetimin se nëse janë numrat dhe ekziston vullneti politik dhe parlamentar pas konstituimit të Kuvendit, ai Kuvend ka të drejtë të ndikojë te kryesuesi, por edhe te kryetari pasi të zgjidhet, dhe jo e kundërta që kryesuesi të ndikojë në rrjedhën e punimeve të Kuvendit.

"Asgjë nuk ishte kundërkushtetuese, as kundër Rregullores. Ata e bënë punën e tyre dhe mendoj se nuk ka ndonjë shkelje, por ka pretendime të partisë më të madhe që ta çojë çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Pra pati një seancë mjaftë tensionuese nga të gjithë deputetët, por sidoqoftë mendoj se pati një largpamësi dhe një mature politike dhe nuk erdhi deri te parashikimet se në seancën konstituive mund të ketë edhe tensione fizike. Kjo tashmë është një punë e kryer dhe pritet që të pasojë mandatimi i mandatarit për Qeveri", ka deklaruar Baraliu për gazetën "Botapress".

Edhe dr. Riza Smaka udhëheqjen e seancës nga kryesuesja Flora Brovina e konsideron jo të mirë dhe shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit.

"Kryesuesja e Kuvendit znj. Flora Brovina ishte inkompetente, nuk ishte e përgatitur, apo nuk ju përmbajt rendit të përcaktuar nga Kryesia e Kuvendit. Ajo shkeli Rregulloren e Punës së Kuvendit, e të cilën e ka pasur për obligim që ta përfill", tha dr. Smaka. Në anën tjetër, ai konsideron se në përgjithësi seanca plenare ka shkuar në mënyrën e pritur, ngase edhe zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është bërë në harmoni me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe në harmoni me Kushtetutën, përkatësisht nenin 67 paragrafi 2. "Deri në këtë etapë gjendja ka shkuar sipas procedurave normale", është shprehur dr. Smaka.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GJYKATA KUSHTETUESE S'MUND TA INTERPRETOJË ÇËSHTJEN 'PROPOZUESI I KRYEPARLAMENTARIT' (07.18.2014)
NË SHKUP SOT PROTESTA NËN MOTON 'MARSHI I LIRISË' (07.18.2014)
PROKURORI WILLIAMSON TË HËNËN NË KOSOVË (07.18.2014)
AVNI MUSTAFAJ - KOSOVA TREGOI SE ËSHTË SHTETI MË DEMOKRATIK NË BALLKAN (07.18.2014)
ILIR META URON ISA MUSTAFËN PËR ZGJEDHJEN NË KRYE TË KUVENDIT TË KOSOVËS (07.17.2014)
ZËRI I AMERIKËS - PARLAMENTI I RI I KOSOVËS ZGJEDH DREJTUESIT (07.17.2014)
JAKUP KRASNIQI IA DORËZOI POSTIN ISA MUSTAFËS (07.17.2014)
LULZIM BASHA - ISA MUSTAFA DO T'I JAPË DIMENSION TË RI KUVENDIT TË KOSOVËS (07.17.2014)
RADIO EVROPA E LIRË - ISA MUSTAFA ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT NË SEANCËN PA PDK-në (07.17.2014)
EKSPERTËT - FLORA BROVINA BËRI SHKELJE TË RËNDA TË RREGULORES DHE E BLLOKOI KUVENDIN PËR ORË TË TËRA (07.17.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]