E Premte, 04.26.2024, 08:08am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
WILLIAMSON - DYSHIMET PËR KRIME NË KOSOVË DO TË HIQEN VETËM PASI TË PËRFUNDOJNË PROCESET GJYQËSORE

E Shtunë, 08.23.2014, 04:27pm (GMT+1)



Clint Williamson, tashmë ish-kryeprokurori i Task Forcës së BE-së që i ka hetuar pohimet për trafikim me organe në Kosovë, ka thënë se pala kosovare ishte e dëshpëruar që Taskë Forca nuk i ka hedhur poshtë akuzat për trafikim me organe, ndërkohë që në Beograd ka ndodhur e kundërta.

Sipas tij, zyrtarët serbë kur bëhet fjalë për tregtinë me organe kanë kërkuar që të thuhet se kjo ka qenë një fenomen i përhapur.

Williamson i ka dhënë një intervistë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, në ditën e fundit të punës si kryeprokuror duke thënë se dyshimet për krime në Kosovë do të hiqen vetëm pasi të përfundojnë proceset gjyqësore.

Sipas Tanjugut, në ndërtesën e Task Forcës në Bruksel ka masa të rrepta sigurie. Williamson ka thënë se ekipi që përbëhet nga zyrtarë të 20 shteteve ka bërë një punë të paanshme dhe se pikërisht për këtë çdo përpjekje për manipulim do të dilte shpejtë në shesh.

"Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv", ka thënë ai.

    Në Prishtinë ishin të dëshpëruar që nuk e hodhën në tërësi akuzën për tregti me organe, ndërsa në Beograd që nuk konfirmuam se bëhet fjalë për fenomen masiv

Williamson kishte takuar në Kosovë Hajredin Kuçin, Bajram Rexhepin dhe Agim Çekun. Ndërkohë që ishte pritur edhe nga Presidentja Jahjaga, përcjell telegrafi.

Sipas tij, puna për formimin e Gjykatës është duke u zhvilluar me të madhe dhe se ajo do të përfundojë vitin e ardhshëm.

"Kemi punuar paanshëm, në mënyrë objektive dhe pa e pasur qëllimin paraprakisht që ta dënojmë apo mos të dënojmë dikë" ka thënë ai.

Megjithatë, ai pyet se prej nga erdhi përshtypja se kishte shumë raste të nxjerrjes së organeve kur edhe Dick Marty përmend raste të lokalizuara.

Williamson nuk pranon të tregojë se cila do të jetë detyra e tij e ardhshme.

"Çdo herë që kam lënë ndonjë detyrë, kam menduar se po përshëndetem me Ballkanin, por doli se kam menduar gabimisht", thotë ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VJEDHJA NË BANKËN E SHTETI, BRAÇE - FULLANI PENGON PUNËN E KOMISIONIT, REFUZON TË JAPË INFORMACION (08.23.2014)
PENTAGONI FALËNDERON SHQIPËRINË PËR LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT (08.23.2014)
NJË GRUP KUNDËRSHTON ME ARMË OPERACIONIN ANTIDROGË - POLICIA SHPALL SHPËRBLIM 100 MIJË EURO PËR INFORMATORËT (08.23.2014)
Deutsche Welle, KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE PARALIZON PARLAMENTIN (08.23.2014)
ELSA LILA NË TIRANË - FIRMOS PETICIONIN KUNDËR FULLANIT (08.23.2014)
SHKRIMTARI ARDIAN KYÇYKU 'QYTETAR NDERI I POGRADECIT' (08.23.2014)
DUKAGJIN - HELIKOPTERI I USHTRISË QËLLOHET ME ARMË ZJARRI (08.23.2014)
SHQIPËRIA NDIHMON IRAKUN ME ARMATIM (08.22.2014)
HARADINAJ - VOTIMI DO TË PËRSËRITET, POR KRYETARI MUSTAFA DO TË JETË KRYETAR I PARLAMENTIT (08.22.2014)
ISA MUSTAFA I SIGURT SE DO TË ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS (08.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]