E Premte, 04.26.2024, 08:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHKRIMTARI ARDIAN KYÇYKU 'QYTETAR NDERI I POGRADECIT'

E Shtunë, 08.23.2014, 06:42am (GMT+1)


               Në kuadrin e 45 vjetorit të lindjes, në Pogradec, në 23 gusht, nga Bashkia e atij qyteti, nën kujdesin personal te zotit Artan Shkëmbi, ju dorëzua titulli "Qytetar Nderi" shkrimtarit të shquar Ardian Christian Kycyku.

              Shkrues sa në gjuhën rumune, po aq në gjuhën shqipe (16 romane shqip e po aq rumanisht), botues i revistes letrare e kulturore Haemus, rektori i një prej universiteteve më prestigjioze të Bukureshtit, Ardiani është i njohur në jo vetëm në hartat  rumanisht e shqipfolëse por, i përkthyer në 12 gjuhë, ai ka arritur të bëhet ndjeshëm i proferuar nga lexuesit elitar në tërë kontinentin europian.

            Një nga arsyet e kthimit të vëmëndjes nga ky shkrimtar me talent të pazakontë, është fakti se ai po shkruan në një stil pothuaj krejt të ri, me të njëjtën përgjegjesi në shqip e rumanisht, duke vendosur në arkitekturën e veprave kulturën, historinë, frazeologjinë, psikologjinë e  temperamentin e peroonazheve sipas vëndeve përkatës.Këtë nuk mund ta bëj vetëm thjesht një krijues pa qenë studjues e personalitet më horizont të gjerë kulturor.

               Simbolika, esseja, filozofia, humori deri në ironi therëse, janë tipare dalluese të prozës së autorit.

              Në Rumani është vlerësuar nga kritika, ndër tre shkrimtarët më të mirë të atij vendi, ndërsa në Shqipëri, në vitin 2013, u vlerësua nga Ministria e Kulturës me çmimin "Penda e argjendët".

            Salla në Bashkinë e Pogradecit ish tejet e mbushur me personalitete të letërsisë, artit, kulturës si dhe familjarët e autorit. Vajza e tij Julia është me talent mjaft premtues në prozë e në fotografinë artistike. U pritën me interes fjala e z.Raqi Margeri, Skender Demolli, Novruz Xh Shehu etj. Zoti Shehu e Ferdin Licaj erdhën posaçërisht nga Tirana për këtë aktivitet.

      Fotot e bëra tek Lasgush Poradeci e Mitrush Kuteli ishin jo vetëm thjesht një nderim ndaj këtyre personalitteve të shquar por edhe për faktin se i përkasin një pemeje të njëjtë gjenealogjike, me rrënjë qindra vjet më parë në Mokër.

 
 

NOVRUZ XH. SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKAGJIN - HELIKOPTERI I USHTRISË QËLLOHET ME ARMË ZJARRI (08.23.2014)
SHQIPËRIA NDIHMON IRAKUN ME ARMATIM (08.22.2014)
HARADINAJ - VOTIMI DO TË PËRSËRITET, POR KRYETARI MUSTAFA DO TË JETË KRYETAR I PARLAMENTIT (08.22.2014)
ISA MUSTAFA I SIGURT SE DO TË ZGJIDHET KRYETAR I KUVENDIT TË KOSOVËS (08.22.2014)
GJYKATA KUSHTETUESE E KOSOVËS I JEP PLOTËSISHT TË DREJTË PDK-së (08.22.2014)
RRETH 30 ORGANIZATA SHQIPTARE KUNDËR JANULLATOSIT (08.22.2014)
MBETJET MORTORE SILLEN NGA RUDNICA NË KOSOVË (08.22.2014)
ANULOHET LIRIMI ME KUSHT I ISMET HAXHËS (08.22.2014)
NDËRKOMBËTARËT E KOSOVËS - ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME NUK DO TË PRODHONIN REZULTATE TË PRANUESHME (08.22.2014)
SUPERVJEDHJA E BANKËS SË SHQIPËRISË - PROKURORIA FIRMOS FLETËTHIRRJEN PËR FULLANIN (08.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]