KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE E ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME
E Hënë, 08.25.2014, 09:41am (GMT+1)
PRISHTINE - Gjykata Kushtetuese, në vendimin e saj
përfundimtar, duhet ta përcaktojë qartë se kujt i takon ta propozojë
kandidatin për kryetar të Kuvendit, nëse partia e parë dështon, në të
kundërtën vendit do të shkojë drejt zgjedhjeve.
"Nëse vendimi i
Gjykatës Kushtetuese nuk sqaron me mjete juridike se çka do të ndodhë
nëse në raundin e parë partia që llogaritet si fituese e zgjedhjeve,
PDK-ja, nuk e kalon me 61 vota kandidatin e vet, a do të ketë të drejtë
që grupi më i madh parlamentar ta nominojë një kandidat tjetër apo vendi
automatikisht shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme", ka thënë analisti,
Halil Matoshi.
www.voal-online.ch
|