E Shtunë, 04.27.2024, 07:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
PDK KËRKON VOTA PËR KRYEKUVENDARIN, LAN PRET RASTIN E VET

E Hënë, 08.25.2014, 04:02pm (GMT+1)



Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, partitë politike po i zhvillojnë përgatitjet për vazhdimin e seancës së ndërprerë të 17 korrikut.

Por, ende nuk ka ende ndonjë marrëveshje që do të zgjidhte nyjën rreth postit të kreut të legjislativit.

Partia Demokratike e Kosovës të cilën Kushtetuesja e ka përcaktuar tashmë si grupin më të madh parlamentar me çka fiton të drejtën e nominimit të kryetarit të Kuvendit, i fton edhe subjektet tjera që ta mbështesin.

Por, kjo parti politike, përveç një takimi që ka realizuar të hënën kreu i saj, Hashim Thaçi me grupin e pakicave jo serbe 6 plus, nuk ka arritur të vendosë kontakt me ndonjë prej partive politike të shumicës.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti pret që spektri politik të tregohet fleksibil dhe së bashku të gjejnë zgjidhje e cila do të ishte në harmoni me dispozitat kushtetuese.

"Partitë politike do të duhej që të uleshin, të bisedonin në lidhje me lehtësimin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës", ka thënë Haliti.

Në një postin në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, lideri i PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka shkruar se së bashkë me deputetët e pakicave kanë biseduar për hapat e mëtutjeshëm për ndërtimin e institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit.

"U dakorduam që të punojmë bashkërisht si partnerë të koalicionit aktual për tejkalimin e ngërçit politik dhe institucional. T`i bashkojmë forcat për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re ku grupi politik "6+" do të ketë vendin meritor", ka shkruar Thaçi.

Grupi 6 plus, ka takuar më pas edhe liderët e bllokut të partive Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Avni Arifi, këshilltari i parë i kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj, i nominuar nga koalicioni edhe për postin e kryeministrit, ka thënë se me PDK-në dhe Hashim Thaçin nuk do të ketë kurrfarë bashkëqeverisje.

Sipas tij, blloku LDK, AAK dhe Nisma pret që me botimin e vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese do t'i njihet edhe këtij koalicioni e drejta e kandidimit për postin e kryetarit të Kuvendit.

Në të kundërtën, ai thotë se të tri partitë janë unike dhe do të shkojnë së bashku qoftë në krijimin e institucioneve apo edhe në zgjedhje të reja.   

"Koalicioni është i vendosur që në Kosovë të ndodhë ndryshimi. Ne nuk mund të imagjinojmë ndryshim në Kosovë me çfarëdo forme të bashkëqeverisjes më PDK-në. Ekziston një gatishmëri e fuqishme e tri subjekteve që të shkohet bashkë në çdo vendim që mund të pasojë", ka thënë Arifi.  

Një rol të theksuar në krijimin e institucioneve mund të ketë edhe Lista Serbe e cila ka nëntë ulëse në Kuvend.

Aleksandar Jablanoviq, kryetar i kësaj liste për Kosovën në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë ka thënë se ky subjekt politik do të angazhohet për formimin e institucioneve për të shmangur zgjedhjet e reja.

"Për ne, ajo palë që fiton shumicën për formimin e qeverisë do të fitojë edhe përkrahjen tonë", ka thënë Jablanoviq. Ai ka konfirmuar se do të zhvillojë takime me të gjitha grupet parlamentare të interesuara për formimin e institucioneve.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Isa Mustafa, ka nxjerrë si konkluzion që PDK mund të paraqesë kandidaturën e saj për kryetar të Kuvendit në seancën që pritet të thirret ditëve apo javëve në vijim nga ana e deputetes më të vjetër të kësaj legjislature, Flora Brovina.

Mirëpo, nëse PDK nuk do të arrijë të sigurojë mbështetjen e të paktën 61 deputetëve, kjo kandidaturë mund të mos ketë sukses me çka Kuvendi do të mbetet i pa-konstituuar.

Në këtë rast, zgjedhjet e reja të parakohshme do të vinin si opsioni gjithnjë e më real.

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKANËT - KATEGORIA MË E PASUR NË KOSOVË (08.25.2014)
YIHR PARALAJMËRON AKSION PËR TË PAGJETURIT (08.25.2014)
KOSOVË - GJYKATA KUSHTETUESE E ÇON VENDIN NË ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
KOSOVA E SERBIA DO T'I BASHKOJNË PËRHERSHËM PIKAT KUFITARE (08.25.2014)
LAN - NËSE NUK NA JEPET KRYEKUVENDARI, JEMI GATI PËR ZGJEDHJE TË JASHTËZAKONSHME (08.25.2014)
BND PËR VITE TË TËRA MORI INFORMACION PËR MAFIAN NË SHQIPËRI (08.24.2014)
Zëri i Amerikës, PETICIONI PËR SHKARKIMIN E GUVERNATORIT FULLANI - DERI TANI JANË MBLEDHUR 12 MIJË FIRMA (08.24.2014)
NEW YORK TIMES - SHQIPJA NË MESIN E TRI GJUHËVE MË TË VJETRA TË BOTËS (08.24.2014)
SHUHET MËSUESJA ELENI STEFA (08.24.2014)
YLLI HOXHA - ASNJË DIKTATOR NUK KA 'SHKU PEJ SHPIJE' PA QITË SHKELMAHoxha - Ata që kanë shpresu se e heqim qafe SHIK-un me mjete demokratike janë naivet (08.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]