E Martë, 05.14.2024, 01:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
MONSINJOR MASAFRA - VIZITËN E PAPËS E PRESIM ME SHUMË GËZIM (Intervistë)

E Mërkurë, 09.10.2014, 07:27pm (GMT+1)



Zëri Amerikës: Monsinjor Masafra, Ju drejtoni Arqipeshkvinë Shkodër-Pult dhe njëherazi jeni edhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Si po e prisni vizitën që Ati i Shenjtë do të zhvillojë në Shqipëri?

Monsinjor Masafra: E presim me shumë gëzim dhe, kur na ka njoftuar publikisht se do të vinte, jemi mahnitur për përgjigjen kaq të shpejtë ndaj kërkesës që ne i kishim bërë dhe që i kishte bërë edhe Kryeministri. Për këtë ne e falenderojmë dhe në çdo kishë  jemi duke  lutur Zotin për mirëvajtjen e ardhjes së Papës. Është një vizitë baritore, si e një babe që shkon për të takuar fëmijët. Duke ardhur në Shqipëri, Ai do të bëjë një zhytje në  një vend të varfër, të bukur, por me njerëz shumë të fortë e të guximshëm, për të na këshilluar dhe për të na ngushëlluar për vuajtjet tona si dhe për të na dhënë udhëzime për ungjëllizim të ri. Sepse ne jemi  pikërisht në këtë ecje duke ndjekur gjurmët e Shenjt Gjon Palit II  dhe Papës se XVI, që të vazhdojmë me ungjëllizim të ri. Dhe, duke patur parasysh nxitjen apostolike që ka bërë "Gëzimi Ungjillit" duke na dhënë edhe ne disa udhëzime për të vazhduar  ungjëllizimin, duke vlerësuar të kaluaren fetare, metodën e ungjëllizimit dhe duke na dhënë disa nxitje për të ardhmen.

Zëri Amerikës: Monsinjor Masafra, në çfarë faze janë përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë, Papa Franceskut?

Monsinjor Masafra: Mendoj se jemi në mbarim, domethënë, jemi në përfundim nga ana fetare, kishtare dhe  nga ana e shtetit. Janë marrë vesht për gjithçka që do të bëhet. Në këto ditë do të fillojë  pjesa e sheshit për tu bërë gati podiumi, me ekranet dhe gjithçka, gjë që është edhe pjesa më e vështirë dhe më e kushtueshme. Gjithçka do të jetë gati nga ana e strtukturës. Ndërsa nga ana e përgatitjes shpirtërore, e fjalimeve, gjithçka është gati, qoftë fjalimi që do të mbajë imzot Mirdita për përshëndetjen pas meshës, qoftë fjalimi  që do të mbaj unë.

Zëri Amerikës: Monsinjor, kjo është vizita e dytë e një Pape në Shqipëri. Çfarë presin në të vertetë shqiptarët nga kjo vizitë që do të mbahet më 21 shtator?

Monsinjor Masafra: Unë mendoj dhe lus që Papa, duke ardhur  do të na mbështesë në fenë tonë, flas për katolikët, dhe do të na nxitë duke na dhënë udhëzimet e duhura që të vazhdojmë. Unë pres që  të rinjtë dhe të rejat të dashurojnë më shumë vendin tone, që të mos largohen të gjithë jashtë, sepse është një varfërim kur intelektualët dhe shumë të rinj  largohen. Dhe që dikush, duke dashur vendin tonë ashtu si martirët tanë, të marrë përsipër nëse zoti e thërret, që të jetë meshtar apo motër, të jenë prindër e nëna të mira. Kjo është edhe gjëja kryesore. Dhe që çdo shqiptar, duke takuar dhe dëgjuar Papën, të bëhet më i mirë. Ky është edhe urimi dhe lutja. Besoj se kemi nevojë  që të largohemi nga e keqja, të mos bëjmë keq me qëllim, të largohemi nga vjellja, korrupsioni. Gabime dhe dobësi ka kudo, por ardhja e Papës të na rindezë atë shpresën që pak a shumë e kemi humbur. Kemi nevoje që, së bashku me Zotin, të ecim për një shpresë që nuk gënjen dhe që është Zoti.

Zëri Amerikës: Faleminderit

Monsinjor Masafra: Faleminderit juve. Dhe Zoti ju ndihmoftë. Mirëardhëshi në Shqipëri. Më 21 shtator do të "pushtojmë" Tiranën me dashurinë dhe me entuziazmin tonë.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ALBIN KURTI - MARRËVESHJA, FILLIM I NJË NDRYSHIMI TË MADH NË KOSOVË (09.10.2014)
NËNSHKRUHET MARRËVESHJA LAN-VETËVENDOSJE (09.10.2014)
SHBA DËRGOJNË NJË ZËVENDËSAMBASADOR SHQIPTAR NË PODGORICËBegzat Bix Aliu, diplomati i parë shqiptaro-amerikan që punon në departamentin e Shtetit Amerikan (09.10.2014)
KINA PREMTON AUTOSTRADËN SHQIPËRI-MAQEDONI (09.10.2014)
PAS LUFTËS NË KOSOVË AFËR 800 VETËVRASJE (09.10.2014)
ZËRI I AMERIKËS - VETËVENDOSJE I BASHKOHET KOALICIONIT LDK-AAK-NISMA (09.10.2014)
SOT SHPALLET MARRËVESHJA LAN-VV (09.10.2014)
GAFA E PRESIDENTIT NISHANI - E QUAN PRESHEVËN 'SERBIA E JUGUT' (09.09.2014)
VISAR YMERI - KEMI MARRËVESHJE, PRITET NËNSHKRIMI (Intervistë) (09.09.2014)
BANKA E SHQIPËRISË - DORËHIQET ARDIAN CIVICI (09.09.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]