E Hënë, 04.29.2024, 12:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
BANKA BOTËRORE - KOSOVA DHE SHQIPËRIA ME STANDARDIN MË TË ULËT TË JETESËS NË RAJON

E Enjte, 09.25.2014, 05:05pm (GMT+1)



Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore të cilat janë përditësuara në shtator të këtij viti, del se Kosova në krahasim me vendet e rajonit, Bruto Produktin Vendor për kokë banori e ka më të ulëtin.

Bruto produkti vendor për kokë banori në vendet e rajonit dhe në Kosovë është:

Kroacia - 13,529 dollarë amerikanë

Mali i Zi - 7,125 dollarë amerikanë

Serbia - 5,935 dollarë amerikanë

Maqedonia - 4,850 dollarë amerikanë

Shqipëria - 4,652 dollarë amerikanë

Kosova - 3,815 dollarë amerikanë

Bruto Produkti Vendor është treguesi kryesor dhe më i rëndësishëm makroekonomik në Sistemin e Llogarive Kombëtare, i cili paraqet rezultatet finale të prodhimit në të gjitha aktivitetet e njësive prodhuese rezidente.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova nuk qëndron keq krahasuar me vendet e rajonit, sa i përket vlerës së BPV-së për kokë banori.

Megjithatë, sipas Gashit, nëse shikohen si të tilla këto të ardhura kombëtare për kokë banori nuk janë të ulëta, mirëpo duke pasur parasysh se koncentrimi i kapitalit është  vetëm në duar e disa pronarëve, atëherë kjo vlerë e BPV-së mbetet e ulët.

"Shikuar këto statistika atëherë Kosova nuk qëndron keq, se nëse pjesëtojmë 365 ditë me 3,815 dollarë atëherë nuk jemi keq, mirëpo këtu eksiton një shpërputhje e madhe në mes atyre që posedojnë një shumë të madhe të kapitalit, do të thotë kapitali në Kosovë është i koncentruar në shumë pak banor dhe shumica e banorëve kanë një standard të ulët të jetesës, i cili është nën minimumin e përcaktuar nga institucionet financiare ndërkombëtare", sqaron Gashi.

Ai shton se nëse një banor i Kosovës ka më pak se dy dollarë për një ditë do të thotë ajo konsiderohet varfëri ekstreme, e cila në Kosovë është në rritje.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, varfëria në Kosovë është 29.7 për qind, derisa varfëria ekstreme 10 për qind.

Varfëria ekstreme, sipas Bankës Botërore, përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë.

Në anën tjetër, Ibrahim Rexhepi drejtor ekzekutiv i Qendrës Strategjike dhe Sociale "STRAS" , thekson se të dhënat e fundit të BPV-së për kokë banori janë të kënaqshme, por që gjithsesi se mbetet e ulët.

Sipas tij, jo secili qytetarë i Kosovës ka këtë standard apo këto të ardhura.

"Vetë fakti, kur kemi parasysh edhe shifrat e BPV-së në vendet e tjera të rajonit dhe pavarësisht rritjes që ka pasur vendi , ne ende mbesim vend i varfër krahasuar me vendet e rajonit  e mos të flasim sa larg qëndrojmë nëse bëjmë një krahasim më vendet e rajonit", thekson Rexhepi.

Ndërkohë të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se Bruto Produkti Vendor ka arritur në 5 miliardë  e 326 milionë euro, gjë e cila që nga viti 2008 ka shënuar rritje.

Megjithatë, mosfunksionimi i institucioneve të reja Kosovës të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit,  sipas ekspertit të ekonomisë Naim Gashi do të reflektojnë negativisht edhe në Bruto Produkti Vendor.

"Nëse ne kemi frenim të investimeve, frenim të konsumit, frenim të të hyrave të shtetit brenda një viti, në vitet e ardhshme do të kemi refleksione negative makroekonomike të cilat do të ndikojnë negativisht jo vetëm në BPV për kokë banori, por edhe në uljen e standardit të jetësor të popullatës, në zvogëlimin e vendeve të punës dhe në thellimin në bilancit negativ tregtarë me botën e jashtme", shton Gashi.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA MUND TA NDIHMOJË KOALICIONIN KUNDËR SHTETIT ISLAMIK (09.25.2014)
PARLAMENTI MIRATON KOMISIONIN PËR SHKARKIMIN E ANËTARËVE TË KLD SANDËR ÇEFA DHE LULZIM LELÇAJ (09.25.2014)
ALMA LAME - KRYEMINISTRI 2 VJET NGA LDK, DY NGA AAK (09.25.2014)
SHQIPTARËT E AMERIKËS I GËZOHEN FILLIMIT TË NDËRTIMIT TË RRUGËS DEÇAN-PLAVË (09.25.2014)
Fjala në sheshin e Shën PjetritORËT E EMOCIONIT SHQIPTARNga PAPA FRANÇESKU (09.25.2014)
DEPARTAMENTI I SHTETIT PUBLIKON LISTËN E TERRORISTËVE (09.25.2014)
KOALICIONI POSTZGJEDHOR PARALAJMËRON BOJKOT, NËSE ZGJEDHJET SHIHEN SI ZGJIDHJE (09.24.2014)
EULEX NË KËRKIM TË TË AKUZUARVE PËR VRASJEN E POLICIT ENVER ZYMBERI (09.24.2014)
AMBASADORI GJERMAN - KORRUPSIONI S'LUFTOHET ME KONFERENCA, KUJDES DHURATAT (09.24.2014)
PAPA NË VATIKAN - SHQIPËRIA SHEMBULL PËR RILINDJEN E KISHËS (09.24.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]