E Enjte, 05.02.2024, 12:22am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
LAJMI I FUNDIT
 
SHQIPËRIA DHE VENDET E TJERA FQINJE IU VËNË BARRIERA PRODUKTEVE KOSOVARE

E Premte, 09.26.2014, 08:31pm (GMT+1)


Produkteve kosovare po iu vendosen barriera tregtare nga vendet fqinje, pavarësisht marrëveshjeve tregtare për tregti të lirë që këto shtete kanë të nënshkruara.

Të enjten Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë përmes një urdhërese kishte vendosur ta bllokojë miellin që importohet nga Kosova.

Megjithatë, përfaqësues të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK), në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregojnë se për këtë nuk duhet të ngritët shqetësim pasi, që siç thotë Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në këtë agjenci, autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë dakorduar që kjo urdhëresë të shfuqizohet.

"Ajo çka është dakorduar dje në orët e pasdites në takim me autoritetet  e Shqipërisë është se mielli që do të eksportohet nga Kosova në Shqipëri nuk do të ketë pengesa pavarësisht kësaj urdhërese që është lëshuar nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë", ka bërë të ditur Gjinovi.

Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë thuhet se ka vendosur që të bllokojë miellin qe importohet nga Kosova për shkak të mos plotësimit të standardeve evropiane të cilësisë, por Gjionvci, thekson se kjo nuk qëndron pasi që sipas tij, mielli i cili prodhohet në Kosovë edhe eksportohet plotëson të gjitha kriteret të cilat kërkohen.

"Prodhimet e millet dhe mielli i cili prodhohet në Kosovë ka cilësi,  kontrollohet dhe monitorohet nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Në këtë rast inspektohen edhe të gjithë mullisët prodhuesit dhe përpunuesit e miellit në gjithë vendin", thekson Gjinovci.

Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet fqinje, gjatë viteve të fundit ishin përcjellë me probleme të ndryshme.

Vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, jo rrallë kishin vënë barriera tregtare prodhimeve kosovare, duke dëmtuar kështu ekonominë e Kosovës.

Edhe marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga përfaqësues të biznesit thuhet se për ëshët shkelur shuam herë nga vendet fqinje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se interesat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk avancohen dhe forcohen nëse vendosen barriera tregtare dhe nuk ka bashkëpunim ekonomik.

Këto dy shtet shton Gërxhaliu kanë dështuar në krijimin e lehtësirave tregtare.

"Një shtet apo disa shtet nëse nuk i bashkon ekonomia atëherë ardhmërinë e kanë të dështuar, nuk duhet faji të hidhet gjithë në Kosovë, në disa raste edhe Kosova i ka gabimet e veta por në këtë drejtim drejtpërdrejt ankesat duhet të adresohen t tek autoritetet shqiptare", thekson ai.

Kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë dhe mospërmbushja e standardeve për cilësinë e produkteve, si dhe disa barriera që iu janë vendosur këtyre produkteve nga ana e shteteve të caktuara, kanë bërë që Kosova të mos ketë përfituar shumë nga marrëveshja CEFTA, anëtare e së cilës është që nga vitit 2007.

Gërxhaliu thekson shtet duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruar të kenë bashkëpunim më të mirë tregtarë.

"Sa i përket raporteve me vendet tjera fqinje nuk do të na habit fakti që ndoshta ka shumë vështirësi, Qoftë nga Serbia apo Maqedonia nuk kemi pritur më shumë, dhe kur me Shqipëri ndodh diçka e tilla atëherë çfarë të presim nga shtetet tjera", thotë ai.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PRESIDENTI NISHANI - SISTEMI I DREJTËSISË KËRKON REFORMIM TË THELLË (09.26.2014)
PADI NDAJ TETË DOGANIERËVE TË PIKËS SË KAKAVIJËS (09.26.2014)
KOSOVË - PAGAT E ULËTA, ÇMIMET E LARTA (09.26.2014)
VATIKANI KA PRANUAR NISJEN E PROCEDURAVE DIPLOMATIKE PËR NJOHJEN E KOSOVËS (09.26.2014)
SHBA KËRKON NGA ARMENIA TA NJOHË KOSOVËN (09.26.2014)
FJALA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHKËLQESISË SË TIJ ZOTËRI BUJAR NISHANI NË ASAMBLENË E PËRGJITHSHME TË KOMBEVE TË BASHKUARA (09.26.2014)
PRESIDENTI NISHANI DHE ZONJA NISHANI MORËN PJESË NË PRITJEN E DHËNË NGA PRESIDENTI BARACK OBAMA DHE ZONJA E PARË MICHELLE OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA PRITET NGA PRESIDENTI OBAMA (09.26.2014)
PRESIDENTJA JAHJAGA FLET PËR GJENDJEN NË VEND (09.26.2014)
BUXHETI I RISHIKUAR DHE KUNDËRSHTIMET E OPOZITËS (09.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 
::| Hot News
KLIKONI NË WWW.VOAL.CH - ZËRIN E SHQIPTARËVE NË NJË DIZAJN TË RI - WWW.VOAL.CH  -  VOAL
80 TË RINJ AMERIKANË E MBAJTËN PARA KUVENDIT KONCERTIN ME KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
80 AMERIKANË KËNDOJNË SOT PARA KUVENDIT TË SHQIPËRISË KËNGË PATRIOTIKE SHQIPTARE
PROTESTA SOT NË SHKUP - TË DORËHIQET QEVERIA NË TËRËSI
NËNKRYETARI I PARLAMENTIT EVROPIAN KËRKON DORËHEQJEN E GRUEVSKIT
DEPARTAMENTI AMERIKAN I SHTETIT - NDJEKIM NGA AFËR SITUATËN NË MAQEDONI
MAQEDONIA NGRE TRIDHJETË AKUZA PËR TERRORIZËM
LUBOMIR FËRÇKOSKI - QEVERIA NË SHKUP PO NXIT TENSIONET NDËRETNIKEFërçkoski - Konflikti në Maqedoni s'ka të bëjë me “Shqipërinë e Madhe”
MANIFESTIM SPONTAN NË TIRANË 'KUMANOVË NUK JE VETËM'
MUSTAFA - 700 SHQIPTARË NGA MAQEDONIA JANË ZHVENDOSUR NË PRESHEVË

 
VOAL
[Shko lart]